Republika e shqiperise komisioni qendror I zgjedhjeve



Yüklə 36.12 Kb.
tarix28.02.2016
ölçüsü36.12 Kb.


REPUBLIKA E SHQIPERISE

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE


V E N D I M

PËR SHPALLJEN E REZULTATIT TË ZGJEDHJEVE PËR BASHKINË E TIRANËS


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e datës 13.09.2003, me pjesëmarrjen e:

Ilirjan CELIBASHI- Kryetar

Dodë PRENGA- Anëtar

Tomor MALAJ- Anëtar

Klement ZGURI- Anëtar

Dëshira SUBASHI Anëtar

Pandeli VARFI Anëtar

Maksim SHIMANI- Anëtar


Shqyrtoi çështjen me:


Kërkues: Edi Rama, Kandidat per Kryetar te Bashkise Tirane i mbeshtetur nga Partia Socialiste dhe Partia Social-demokrate
Kerkues: Partia Socialiste e Shqiperise
Objekt: Shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore te dates 12.10.2003
Baza Ligjore: Neni 29, pika 1 dhe neni 44, pika 4 të ligjit nr. 9087, datë 19/06/2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.
Ankues: Spartak Ngjela, Kandidat per Kryetar te Bashkise Tirane i mbeshtetur nga koalicioni Partia Demokratike, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi Liberal.
Partia Demokratike e Shqiperise, Dega Tirane.
Objekti: Shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne njesine zgjedhore te Bashkise Tirane
Baza ligjore: Neni 29, pika 1, neni 117, pika a dhe neni 146 te ligjit nr. 9087, datë 19/06/2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Pasi degjoi kerkuesit, perfaqesuesin e Partise Socialiste ne KQZ, z. Ilir Kanina qe kerkoi pranimin e kerkeses, shpalljen e rezultatit per njesine zgjedhore Tirane duke shpallur fitues kandidatin Edi Rama dhe rezultatin per zgjedhjet per keshillin e bashkise, perfaqesuesin e kandidatit per kryetar Bashkie te mbeshtetur nga Partia Socialiste , Z. Edi Rama, Av. Fatmir Braka qe kerkoi pranimin e kerkeses dhe shpalljen e tij fitues, kandidatin per kryetar Bashkie te mbeshtetur nga Partia Demokratike z. Spartak Ngjela dhe Av. e tij. Z. Sh. Dizdari qe kerkuan shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne Tirane, perfaqesuesin e Partise Demokratike ne KQZ, Z. F. Pone qe kerkoi shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne Tirane,




Vëren


Se në bazë të Dekretit nr.3893, datë 17.07.2003 te Presidentit te Republikes, më datë 12 Tetor 2003, jane zhvilluar votime ne 345 qendra votimi ne njësinë zgjedhore Tiranë, per zgjedhjen e organeve të Qeverisjes Vendore.


Në përfundim të proçesit zgjedhor, KZQV Tirane nuk shpalli rezultatin e zgjedhjeve, sipas percaktimeve te parashikuara ne nenin 110 te Kodit Zgjedhor.
Me date 16.10.2003, Partia Socialiste e Shqiperise, paraqiti kërkesë në KQZ, duke pretenduar se KZQV-ja e Bashkisë Tiranë nuk ka nxjerrë tabelën përfundimtare të rezultateve, madje edhe se komisionerët e Partisë Demokratike nuk pranojnë materialin zgjedhor të KQV-ve, për shkak të mangësive te konstatuara. Të njëjtën kërkese ka paraqitur edhe kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë z. Edi Rama, i mbështetur nga PS dhe PSD, me datë 25.10.2003.
Gjithashtu në datë 25.10.2003, ne KQZ, kane paraqitur ankim edhe kandidati per kryetar Bashkie ne Tirane z. Spartak Ngjela dhe Partia Demokratike, Dega Tirane, duke kerkuar shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne njesine zgjedhore Tirane. Ne kete ankim eshte pretenduar se :



  1. Jane perjashtuar nga listat e zgjedhesve mijra votues, i eshte ndryshuar atyre qendra e votimi, ne kundershtim me nenet 56-60 te Kodit Zgjedhor;




  1. Materiali zgjedhor nuk eshte dorezuar sipas nenit 110 te Kodit Zgjedhor;




  1. Kutite ishin te hapura, 81 kuti ishin pa tabela te rezultateve dhe pa proces verbale te kodeve te sigurise;




  1. 90 kuti votimi kane kopje te tabeles se rezultatit




  1. Në 75 kuti tabelat kanë mospërputhje thelbësore, që shprehen në vota të vlefshme dhe vota të shperndara për kandidatë dhe keshilltare.

Në shqyrtimin e çështjes, sipas neneve 154 dhe 155 të Kodit Zgjedhor, KQZ konstatoi se KZQV-ja e Bashkisë Tiranë, nuk ka arritur te nxjerrë rezultatin e zgjedhjeve, brenda afateve të parashikuara në nenin 110 të Kodit Zgjedhor, prandaj konform nenit 44, pika 4 të këtij Kodi, me vendimin nr. 2121, date 14.10.2003, urdheroi dërgimin e materialeve zgjedhore prane ketij institucioni per shqyrtim.


Në shqyrtimin e çeshtjes u konstatua se për 312 qendra votimi, sipas tabelave te KQV-ve, rezultati eshte 69264 vota per kandidatin per kryetar Bashkie Edi Rama dhe 46569 vota per kandidatin Spartak Ngjela. Keto tabela u konsideruan te rregullta ne perputhje me nenet 47 dhe 109 germa “e” te Kodit Zgjedhor. Ne kete rezultat nuk jane perfshire votimet e bera ne 33 qendra votimi (sipas listes bashkengjitur), sepse eshte vleresuar se nuk kane elementet e domosdoshme per t’u vleresuar te rregullta. Keshtu në 18 qendra votimi nuk u gjeten tabela e rezultateve te ketyre te KQV-ve, në 12 qendra votimi ka munguar vula ne tabelen e rezultateve dhe 3 qendra votimi kanë patur me pak se kater firma te komisionereve. KQZ konstaton se numri i zgjedhesve-pjesmarrës në zgjedhje te 33 qendrave te votimit, te cilat nuk u konsideruan ne rezultat, ka qene 15 844. Duke vleresuar diferencen prej 22 819 votash midis kandidatit fitues, Edi Rama dhe kandidatit te dyte Spartak Ngjela, me numrin e votuesve ne 33 qendrave te votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konkludon se votimi në këto qendra votimi nuk ndikon në shpalljen e kandidatit fitues.
Duke iu referuar ketyre tabelave te rezultateve ka rezultuar që në keshillin Bashkiak Tiranë, partitë politike janë perfaqesuar sipas tabeles bashkengjitur ketij vendimi.
Lidhur me ankimet e paraqitura nga Partia Demokratike, Dega Tirane dhe kandidati per kryetar Bashkie z. Spartak Ngjela per shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne Tirane, KQZ vlereson se ato jane te pabazuara ne ligj dhe ne prova.
Ne shqyrtimin e pretendimeve ne seance publike, rezultoi se te gjitha pretendimet lidhen me veprimet e komisionereve te qendrave te votimit dhe komisionerëve te KZQV-së së Bashkisë, te cilat kane ne thelb menyren e dorezimit te materialeve zgjedhore. Kështu nga konsultimet qe KQZ beri me KZQV-ne e Bashkise Tirane dhe nga fletorja e proces verbalit te mbajtur nga KZQV-ja, rezultoi se ne dorezimin e materialit zgjedhor nuk jane respektuar, pergjithesisht, nenet 109 dhe 110 te Kodit Zgjedhor, te cilat lidhen vetem me administrimin e materialit zgjedhor.
Ne kutite e votimit komisioneret e disa KQV-ve nuk kane administruar veçmas tabelat e rezultateve te minibashkive dhe te Bashkise se Tiranës. Ne disa raste KQV-te kane vendosur tabelat e rezultateve model 56-03 te bashkise se Tiranes ne kutite e votimit te cilat kishin material zgjedhor te minibashkise si dhe anasjelltas. Ne hapjen e kutive te votimit te ketyre QV-ve ne KQZ, u gjeten disa nga keto tabela te rezultateve. Fakti qe tabelat e rezultateve te votimit per Bashkinë Tirane, nuk ishin administruar ne kutite e votimit te kesaj bashkie, perben nje gabim material ne administrimin e tyre nga komisioneret, por nuk i ben ato te pavlefshme.
Ne asnje rast Kodi Zgjedhor nuk i konsideron te pavlefshme tabelat e rezultateve per shkaqet e mesiperme.
Pretendimi se formulari A28, nuk është konform ligjit dhe se 127 cope te ketij formulari jane te fallsifikuara, perben një pretendim qe nuk sjell pavlefshmerine e zgjedhjeve. Ky formular eshte proces verbal i cili mbahet per marrjen ne dorezim te kutive te votimit dhe tabelave te rezultateve te KQV-ve qe dorezohen nga KQV-te ne KZQV dhe firmoset nga kryetari, nenkryetari dhe sekretari i KZQV-se. Pavaresisht nga mangesite e plotesimit te ketij formulari, kutite e votimit jane marre ne dorezim nga KZQV-ja dhe sipas nenit 110/dh mangesite e e konstatuara ne lidhje me vulat e disa prej kutive te votimit, te administrimit te vules se qendres se votimit, apo te tjera, nuk cenojne rezultatin zgjedhor.
Këto fakte, ndonëse përbëjnë shkelje të neneve 109 e 110 të Kodit Zgjedhor, nuk përbëjnë ndikim në përcaktimin e kandidatit fitues për shkak se nuk provohet se kanë cënuar rezultatin zgjedhor.
Ankuesit pretendojne se keto mangesi kane krijuar manipulimin e rezultatit, por ne shqyrtimin e ceshtjes ato nuk paraqiten asnje prove qe te tregoje se mangesite e konstatuara ne procesin e administrimit, kane ndikuar ne rezultatin zgjedhor.
Sipas nenit 109 germa f, te kodit zgjedhor, perfaqesuesit e subjekteve zgjedhore te pranishem dhe vezhguesit pajisen me nje kopje te tabeles se rezultateve. Per asnje nga 346 qendrat e votimit ankuesit te cilet pretendojne se ka tabela te rezultateve te fallsifikuara, nuk paraqiten tabelat qe ata administrojne nga procesi zgjedhor për ti krahasuar me ato që administroi KQZ. Në bazë të nenit 273 te KPrC, kush pretendon fallsifikimin e dokumentit eshte i detyruar te paraqese aktin krahasues, perndryshe pretendimi eshte i pabazuar.
Një tjetër pretendim i ankuesit në proces ka qenë se në 150 qendra votimi ka mospërputhje të tabelës së rezultatit, qe tregon hapur se keto tabela jane fallsifikuar ne favor te kandidatit per kryetar bashkie z. Edi Rama.
Eshte i vertete fakti qe në 139 tabela model 56 (tabelë rezultati e qendres se votimit) dhe jo 150 tabela, ne pjesen e siperme qe pasqyron te dhena per votuesit dhe fletet e votimit, ka gabime materiale te cilat konsistojne në:


  1. Moperputhje te fleteve te votimit te gjetura ne kuti me numrin e votuesve qe kane votuar. Konkretisht eshte rasti kur eshte shenuar flete votimi te gjetura ne kuti zero, gjë që është e pamundur sepse tabela në pjesën e poshtme ku jepet shpërndarja e votave të vlefshme për kandidatet e subjekteve politike eshte plotesuar me votat e votuesit.




  1. Ne disa tabela gjithnje ne pjesen e siperme, pika 6 eshte shenuar flete votimi te gjetura ne kuti sa dyfishi i numrit te votuesve qe kane votuar sipas pikes 2 te kesaj pjese te tabeles.Ky gabim eshte si rrjedhoje e faktit qe fleta e votimit eshte e perbere nga 2 pjese, pjesa qe konkurohet per kryetar bashkie dhe pjesa qe votohet per subjektet politike .Ne kete rast komisioneret gabimisht i kane konsideruar ato si dy flete me vete .Ky perfundim del nga fakti qe numri i votave te vlefshme te shperndara per kandidatet eshte sa gjysma e numrit te fleteve te votimit te gjetura ne kuti.

Në pjesën e sipërme të tabelës për të dhenat e votuesve dhe fletet e votimit eshte konstatuar se ne pikën 7, komisioneret kane shënuar numer votash të vlefshme për kandidatet 2 here me te madhe sesa numri i votuesve qe kane votuar e pasqyrohet ne piken 2. Edhe ky rast eshte rrjedhoje e gabimit material te komisionereve te cilet kane pasqyruar shumen e votave te vlefshme per kandidatet dhe subjektet gje qe vertetohet ne shumen e votave te vlefshme te shperndara per kandidatet dhe subjektet politike ku secila prej ketyre eshte e barabarte me gjysmen e kesaj shume. Ne te 312 tabelat qe KQZ konsideroi ne rezultat nuk konstatoi qe numri i votave te shperndara per kandidatet apo subjektet politike te jete me i madh se numri i votuesve qe kane votuar shenuar ne piken 3 te pjeses se siperme te tabeles. Në asnje rast KQZ nuk konstatoi qe numri i votuesve qe kanë votuar (sipas listes së zgjedhësve) nuk ka qenë më i madh se numri i votuesve në listën e zgjedhësve në qendrën e votimit (pika 1 e tabelës).


Pra ne teresi kandidati Spartak Ngjela dhe Dega e Partise Demokratike Tirane kane pretenduar se zgjedhjet duhet te shpallen te pavlefshme per shkakun se procesi i administrimit te tabelave te rezultateve model 56 nuk ka respektuar ne te gjitha rastet dhe ne teresi kerkesat e neneve 109 dhe 110 te KZ (Kodit Zgjedhor).
Kodi Zgjedhor percakton ne nenin 117/1 se zgjedhjet mundet te shpallen te pavlefshme, nga KQZ, ne qofte se veren se: “kane ndodhur shkelje te ligjit te cilat mundet te kene ndikuar ne ndarjen e mandateve.... ne keshillat vendore..., ne percaktimin e kandidatit fitues ne zgjedhjet per komunen ose bashkine”.
Pra ligjevenesi ka percaktuar qe jo cdo shkelje e ligjit mundet te sjelle si pasoje pavlefshmerine e zgjedhjeve, pra “ipso jure”. Shkelja e ligjit duhet te jete e tille qe te kete ndikuar ne ndarjen e mandateve ne keshillin e komunes dhe te bashkise apo te komunes si dhe ne shpalljen e kandidatit fitues. Pra pyetja qe shtrohet ne kete rast eshte kjo:

A perben mosrespektimi i te gjitha kerkesave te neneve 109 dhe 110 te KZ, ne cdo rast, nje shkelje te ligjit e cila do te kishte ndikuar ne ndarjen e mandateve ne kesillin e bashkise/komunes apo ne shpalljen e kandidatit fitues dhe me pas do te sillte si pasoje pavlefshmerine e zgjedhjeve?

Pergjigja eshte jo.

Pse?


Keshtu ne KZ ligjevenesi nuk ka percaktuar se cilat jane keto shkelje te ligjit per te cilat KQZ do te duhej te shpallte pavlefshmerine e zgjedhjeve. Kjo do te thote, se me shkelje te ligjit duhet te kuptohet edhe shkelja e atij ose atyre ligjeve te cilat mundet te mos percaktojne rregulla ne lidhje me zgjedhjet, por mjafton qe keto shkelje te kene ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve. Pra ligjevenesi nuk ka percaktuar se cilat jane keto shkelje dhe te cilat ligje, por e ka lene kete ne vleresim te KQZ-se. Kjo eshte e kuptueshme pasi ligjevenesi nuk mundet te perfshije te gjitha rastet pasi praktikisht ato mundet te jene te panumerta. Por ligjevenesi mundet te kishte parashikuar per rastin e shkeljes se kerkesave te nenit 109 dhe 110 shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne rast se kjo do te ishte vleresuar si e tille nga ligjevensi. Ne Kodin Zgjedhor ligjevenesi ka percaktuar pasojat e mosrespektimit te kerkesave te ketij kodi. Ai (ligjevenesi) nuk ka percaktuar se cfare ndodh kur nuk respektohen kerkesat e neneve 109 dhe 110 te KZ. N.q.s ligjevensi do ta vlersonte se mosrespektimi i kerkesave te nenve 109 dhe 110 sillte si pasoje pavlefshmerine e zgjedhjeve, kete ai do ta kishte percaktuar. Por ligjevensi nuk e ka parashikuar kete.
Pra eshte KQZ qe ashtu sikurse per cdo shkelje tjeter te ligjit edhe ne kete rast duhet te vlersoje ndikimin e kesaj shkelje te ligjit ne rezultatin e zgjedhjeve. KQZ sikurse u permend me larte mosrespektimi ne teresi i ketyre detyrimeve nuk perben shkelje qe lidhen me ndikime ne rezultatin e zgjedhjeve.
-Pse?
Rezultati i zgjedhjeve pasqyrohet ne dokumente, tabela (model 56) te cilat ne kuptim te nenit 253 te Kodit te Procedures Civile konsiderohen akte zyrtare. Si te tilla ato perbejne prove te plote dhe vertetesia e tyre nuk lidhet ne asnje menyre me menyren e administrimit te tyre. Dhe vete pala qe ka pretenduar pavlefshmerine e tyre nuk e ka ngritur kete pretendim, por i konsideron ato te pavlefshme per faktin se nuk jane administruar ne perputhje me nenet 109 dhe 110 te Kodit Zgjedhor. Jo vetem kaq por ne KQZ nuk u paraqit asnje tabele model 56 e cila te pasqyronte te dhena te cilat ishin te ndryshme nga ato te cilat jane dorezuar ne KQZ.
Pra permbajtja e ketyre tabelave, vertetesia e kesaj permbajtje nuk lidhet me respektimin ose jo te rregullave qe lidhen me administrimin e tyre nga KQV-ja ne KZQV dhe me pas ne KQZ.
Mosrespektimi i ketyre rregullave, pra ne rastin konkret i kerkesave te neneve 109 dhe 110, i jep vetem te drejten subjektit te interesuar qe te pretendoje per permbajtjen e aktit gje qe nuk mundet ta bente ne nje rast te kundert. Por e drejta per te ngritur pretendimin duhet te shoqerohet me prova, keto ne perputhje me kerkesat e neneve 270 e vijim te K.Pr.C, per te provuar pretendimin. Duke qene se keto prova nuk u paraqiten KQZ konsideron se pretendimi i ankuesve Spartak Ngjela dhe Dega e Partise Demokratike Tirane nuk duhet te pranohet.
Edhe pretendimi i ankuesve se zgjedhjet duhet të shpallen të pavlefshme për shkak se në listat e votuesve nuk janë përfshirë një numer i madh zgjedhësish dhe se një pjesë e tyre nuk janë vendosur në qendrën e duhur të votimit është i pabazuar.
Listat e zgjedhësve janë miratuar me vendim të vecantë të KQZ, nr. 2000 dt. 03.10.2003. Këto vendime janë miratuar me konsensusin e të gjithë përfaqësuesve të forcave politike, përfshi edhe subjektin politik që ankon, Partinë Demokratike.
Hartimi i listave të zgjedhësve (paraprake dhe përfundimtare) është bërë në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe reflekton nje teresi vendimesh te marra nga KQZ vendime te cilat nuk janë ankimuar sipas afateve të parashikuara në këtë Kod. Pra te gjitha palet prezumohet se kane pranuar kete liste zgjedhesish sa kohe nuk kane kundershtuar vendimet perkatese te KQZ-se.
Ky pretendim përbën një konflikt parazgjedhor i cili ka humbur të drejtën e ankimit dhe nuk përbën shkak për pavlefshmërine e zgjedhjeve.


Për këto arsye

Mbështetur në nenin 29, pika 1, nenin 44, pika 4, nenin 117, pika a dhe nenin 146 te ligjit nr. 9087, datë 19/06/2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”,



V E N D 0 S I:

Pranimin e kërkesës së Partisë Socialiste dhe kandidatit për kryetar te bashkise Tirane z. Edi Rama.


Shpalljen fitues në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Tiranë te dates 12.10 2003 kandidatin e mbeshtetur nga Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate, z. Edi Rama.
Shpalljen e rezultatit për Këshillin Bashkiak Tiranë sipas tabelës bashkangjitur këtij vendimi.
Rrëzimin e kërkesës së PD, dega Tiranë dhe kandidatit për kryetar bashkie, z. Spartak Ngjela, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të datës 12.10.2003.


Ilirjan CELIBASHI- Kryetar
Dodë PRENGA- Anëtar
Tomor MALAJ- Anëtar
Klement ZGURI- Anëtar
Dëshira SUBASHI- Anëtar
Pandeli VARFI- Anëtar
Maksim SHIMANI- Anëtar

__________________________________________________________________________________





Nr.2739 e vendimit Data 13. 11. 2003 e Vendimit


Yüklə 36.12 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azrefs.org 2020
rəhbərliyinə müraciət

gir | qeydiyyatdan keç
    Ana səhifə


yükləyin