Bankë me njësi testesh drejtimi: bujqesi, Niveli I


(4 pikë) Kolona I



Yüklə 281.88 Kb.
səhifə2/5
tarix24.04.2016
ölçüsü281.88 Kb.
1   2   3   4   5

(4 pikë)

Kolona I

Kolona II

Kultivohen me:


Kulturat Perimore

A. Farë


1.________ Lakra (1 pikë)

B. Fidanë


2. ________ Hudhra (1 pikë)

C. Qepujka


3. ________ Speci (1 pikë)

D. Thelbinj


4. ________ Spinaqi (1 pikë)

E. Zhardhokë





Përgjigje: 1B; 2D; 3B; 4A


  1. Emërtoni, në latinisht perimet e mëposhtme:

(4 pikë)

  1. domatja _____________________________________ (1 pikë)

  2. qepa ________________________________________ (1 pikë)

  3. lakra ________________________________________ (1 pikë)

  4. bizelja________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. Solanum Lycopersicum.

  2. Allium cepa.

  3. Brassica oleracea var. Capitata.

  4. Pisum sativum




  1. Renditni, 4(katër) nga shërbimet kryesore që u kryhen kulturave leguminoze(bishtajore) gjatë periudhës bimore të tyre:

(4 pikë)

  1. ______________________________________ (1 pikë)

  2. ______________________________________ (1 pikë)

  3. ______________________________________ (1 pikë)

  4. ______________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. prishja e kores së tokës

  2. zëvendësimet e nevojshme

  3. ujitjet

  4. prashitjet

  5. plehërimet plotësuese

  6. trajtimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve.




  1. Renditni, 4(katër) nga treguesit cilësorë që duhet të plotësojë fidani i domates për mbjellje në vendin e përhershëm në serra:

(4 pikë)

  1. __________________________________ (1 pikë)

  2. __________________________________ (1 pikë)

  3. __________________________________ (1 pikë)

  4. __________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. pesha 10-15 gr

  2. trashësia e kërcellit 0.4-0.5 cm

  3. gjatësia 15-20 cm

  4. me 8-9 gjethe të formuara dhe me lulëri të diferencuar

  5. mosha e fidanit 60-75 ditë.




  1. Renditni, 3(tre) treguesit cilësorë që duhet të plotësojë fidani i domates për mbjellje në vendin e përhershëm në fushë:

(3 pikë)

  1. __________________________________ (1 pikë)

  2. __________________________________ (1 pikë)

  3. __________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. pesha 1.6-2gr

  2. me 5-6 gjethe

  3. mosha e fidanit 45-50 ditë.




  1. Argumentoni përgjigjet për pyetjet e mëposhtme. Domatja është bimë vetpllenuese, megjithatë, gjatë kultivimit të saj në serra kryhet plajmimi artificial:

(3 pikë)

  1. ç’kushte është i doemosdoshëm pjalmimi artificial te domatja:

______________________________________________________________

________________________________________________________ (1 pikë)



  1. Renditni, në sa mënyra realizohet pjalmimi artificial tek domatja dhe shpjegoni si realizohet ajo:

  1. _____________________________________________________________
    __________________________________________________ (1 pikë)

  2. _____________________________________________________________
    __________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. Plajmimi artificial i domates në serra është i domosdoshëm në kushte mbi normale të lagështirës ajrore, ku trastat e pjalmit nuk arrijnë të çahet dot dhe pjalmi nuk shpërndahet që të arrijë krezën e pistilit. Në këtë rast duhet ndërhyrë duke realizuar pjalmimin artificialisht.

  2. Pjalmimi realizohet në dy mënyra: a) mekanike – duke tundur lehtë spangot ku janë lidhur bimët që të mundësojmë çarjen e trastave të pjalmit dhe shpërndarjen e tyre te kreza e pistilit; b) kimike – kur ka mjegull dhe lagështira relative e ajrit është shumë e lartë. Kjo arrihet me përdorimin e fitohormonëve



BANKË ME NJËSI TESTESH

DREJTIMI: BUJQESI, Niveli I

LËNDA: “Mekanikë Bujqësore”, klasa 10- 11





  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Friksioni është pjesë përbërëse e

(1 pikë)

  1. transmisionit të fuqisë

  2. sistemit të lëvizjes

  3. organeve të drejtimit të traktorit

  4. organeve dhe pajisjeve të punës

Përgjigje:A

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Traktorët klasifikohen në dizel dhe karburator, sipas:

(1 pikë)

  1. aparatit ecës

  2. përdorimit

  3. tipit të motorit

  4. fuqisë së motorit

Përgjigje: C

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Ndryshimet kryesore midis motorit karburator dhe atij dizel qëndrojnë në:

(1 pikë)

  1. llojin e karburantit që përdorin

  2. mënyrën e formimit të përzierjes djegëse plus ajër

  3. sistemin e ndezjes së karburatorit

  4. të gjitha më lart

Përgjigje: D

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Në motorin karburator me katër kohë, mbushja e vëllimit të cilindrit me përzierjen karburant + ajër quhet:

(1 pikë)

  1. shtypje

  2. thithje

  3. zgjerim

  4. shkarkim

Përgjigje: B

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cila nga kohët e motorit me djegie të brendshme është aktive/vepruese?

(1 pikë)

  1. thithja

  2. shtypja

  3. zgjerimi

  4. shkarkimi

Përgjigje: C

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Ndezja në motorët me karburator realizohet nga rrotullimi i boshtit të tij me:

(1 pikë)

  1. 30-60 rrotullime në minutë

  2. 50 -80 rrotullime në minutë

  3. 90-120 rrotullime në minutë

  4. 130-150 rrotullime në minutë

Përgjigje:A

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Ndezja në motorët dizel realizohet nga rrotullimi i boshtit të tij me:

(1 pikë)

  1. 100-200 rrotullime në minutë

  2. 300 -400 rrotullime në minutë

  3. 500-700 rrotullime në minutë

  4. 800-900 rrotullime në minutë

Përgjigje:B

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Aparati shpërndarës i farës tek makinat mbjellëse, vihet në lëvizje nga:

(1 pikë)

  1. brazdë hapësi

  2. tubi i farës

  3. rrota e makinës

  4. dorëzuesi

Përgjigje: C

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cila nga makinat e punimit të tokës ndahet “plisthyes” dhe “ngjeshës”?

(1 pikë)

  1. plugjet

  2. disqet

  3. lesat

  4. rulët

Përgjigje: D

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Vajosja jo e mirë e motorit shkakton: (1 pikë)

  1. nxehje dhe konsumim të parakohshëm të detaleve

  2. lubrifikimin e sipërfaqeve fërkuese të pjesëve në lëvizje

  3. ftohjen e pjesëve të brendshme të motorit

  4. pastrimin e pjesëve të brendshme të motorit

Përgjigje: A


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cili nga mekanizmat e traktorit lejon ndalimin e tij ose të organeve të punës pa stakuar kutinë e shpejtësisë dhe pa e fikur motorin?

(1 pikë)

  1. kutia e ndërrimit të shpejtësisë

  2. boshti i marrjes së fuqisë

  3. friksioni

  4. diferenciali

Përgjigje: C


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Me anë të sistemit të ftohjes së motorit realizohet:

(1 pikë)

  1. vajosja e motorit

  2. ndezja e motorit

  3. ushqimi i motorit

  4. ruajtja e temperaturës optimale në motor

Përgjigje: D

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Kutia e ndërrimit të shpejtësisë lejon:

(1 pikë)

  1. mbajtjen konstante të shpejtësisë së lëvizjes

  2. ndryshimin e shpejtësisë së lëvizjes së mjetit

  3. lëvizjen e mjetit vetëm në drejtimin para

  4. lëvizjen e traktorit kur motori është i ndezur

Përgjigje:B

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Lëvizja e traktorit realizohet me anë të:

(1 pikë)

  1. sistemit të vajosjes

  2. sistemit të ftohjes

  3. sistemit të lëvizjes

  4. sistemit të lëshimit

Përgjigje: C

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Punimi bazë i tokës realizohet nga:

(1 pikë)

  1. plugu

  2. disku

  3. freza

  4. ruli

Përgjigje: A


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Copëtimi dhe thërmimi i plisave të tokës kryhet nga:

(1 pikë)

  1. plugu

  2. disku

  3. freza

  4. lesa

Përgjigje: B

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Për shkriftim të lehtë sipërfaqësor të tokës së punueshme përdoren:

(1 pikë)

  1. disqet

  2. frezat

  3. lesat

  4. branat

Përgjigje: C

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Për kryerjen e punimeve kulturore për tokën dhe bimët përdoren:

(1 pikë)

  1. frezat

  2. lesat

  3. branat

  4. kultivatorët

Përgjigje: D

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Me anë të frezës realizohet:

(1 pikë)

  1. përmbysja e tokës

  2. copëtimi i tokës

  3. përzierja e mirë e tokës

  4. ngjeshja e tokës

Përgjigje:C



  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Me anë të rulit realizohet:

(1 pikë)

  1. ngjeshja e tokës

  2. përmbysja e tokës

  3. copëtimi i tokës

  4. nivelimi i tokës

Përgjigje: A


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Me anë të branave realizohet:

(1 pikë)

  1. ngjeshja e tokës

  2. përmbysja e tokës

  3. copëtimi i tokës

  4. nivelimi i tokës

Përgjigje: D


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Makinat mbjellëse universale realizojnë mbjelljen e farës me:

(1 pikë)

  1. rreshta

  2. fole

  3. shpërndarje

  4. asnjëra më lart

Përgjigje: A


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Makinat mbjellëse universale përdoren për mbjelljes e:

(1 pikë)

  1. të lashtave

  2. të vonave

  3. perimeve

  4. pemëve frutore

Përgjigje: A


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Ndahen në “spërkatëse” dhe “pluhurosëse” makinat bujqësore që përdoren për:

(1 pikë)

  1. mbjelljen e kulturave bujqësore

  2. mbrojtjen e kulturave bujqësore

  3. përgatitjen e tokës bujqësore

  4. shpërndarjen e plehrave organike dhe kimike

Përgjigje:B

  1. Renditni, motorët me djegie të brendshme sipas mënyrës së formimit të përzierjes së lëndës së djegshme me ajër ndahen në:

(2 pikë)

  1. ___________________________________ (1 pikë)

  2. ___________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. me përzierje të jashtme

  2. me përzierje të brendshme



  1. Listoni, 2(dy) nga sistemet kryesore të motorit me djegie të brendshme:

(2 pikë)

  1. _____________________________________ (1 pikë)

  2. _____________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. sistemi i ushqimit;

  2. sistemi i ftohjes;

  3. sistemi i vajosjes;

  4. sistemi i lëshimit

  5. sistemi i ndezjes.




  1. Jepni saktë, përkufizimet për konceptet e mëposhtme:

(2 pikë)

  1. Pika e sipërme e vdekur është: _______________________________
    _______________________________________________________ (1 pikë)

  2. Pika e poshtme e vdekjes është: ______________________________
    _______________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. PSV është pozicioni më i afërt i pistonit nga koka e motorit.

  2. PPV është pozicioni më i largët i pistonit nga koka e motorit.



  1. Jepni saktë, përkufizimet për konceptet e mëposhtme:

(2 pikë)

  1. Vëllimi i dhomës së djegies është: ___________________________(1 pikë)
    _______________________________________________________

  2. Vëllimi i punës së cilindrit është: ____________________________(1 pikë)
    _______________________________________________________

Përgjigje:

  1. Vd është hapësira e cilindrit që kufizohet midis kokës së motorit dhe pistonit në PSV.

  2. Vp është vëllimi brenda cilindrit i kufizuar nga dy pikat e vdekura.



  1. Listoni, 2(dy) nga dallimet midis motorëve me karburator nga ato dizel:

(2 pikë)

  1. _______________________________________________________(1 pikë)
    _______________________________________________________

  2. _______________________________________________________(1 pikë)
    _______________________________________________________

Përgjigje:

  1. Në motorët dizel, harxhimi i lëndës djegëse për të njëjtën fuqi është më e vogël se në ato karburator.

  2. Lënda djegëse në motorët dizel kushton më lirë se benzina që përdoret për motorët karburator.

  3. Motorët dizel janë më të thjeshtë pasi në to mungon sistemi i ndezjes.

  4. Motorët dizel kanë shkallë ngjeshjeje më të madhe se motorët karburator.

  5. Ndezja fillestare e motorëve dizel është më e vështirë se në ato karburator.



  1. Plotësoni saktë vendet e lëna bosh në fjalinë e mëposhtme me fjalën e duhur:

(2 pikë)

Mekanizmi bjellë-manivelë shërben për shndërrimin e lëvizjes ____________________ vajtje-ardhje të pistonit në cilindër në lëvizje ____________________ të boshtit motorik”.

Përgjigje: drejtvizore, rrotulluese

  1. Listoni, 2(dy) mekanizmat e shpërndarjes së gazrave në motorët me djegie të brendshme:

(2 pikë)

  1. _____________________________________ (1 pikë)

  2. _____________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. me valvola

  2. pa valvola



  1. Listoni, 2(dy) llojet e sistemit të ndezjes së motorëve me djegie të brendshme të traktorëve:

(2 pikë)

  1. ______________________________________ (1 pikë)

  2. ______________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. me bateri dhe gjenerator ose shkurt me bateri

  2. me magnet




  1. Renditni 2(dy) nga mënyrat e lëshimit të motorëve me djegie të brendshme:

(2 pikë)

  1. _________________________________ (1 pikë)

  2. __________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. lëshimi me dorë

  2. lëshimi me motor elektrik-motorino

  3. lëshimi me motor me djegie të brendshme për ndezje

  4. lëshimi me motor me shkallë ngjeshjeje të ndryshueshme.



  1. Renditni, 2(dy) llojet e sistemit të ftohjes në motorët e traktorëve:

(2 pikë)

  1. ________________________________________ (1 pikë)

  2. ______________________________________ (1 pikë)

Përgjigja:

  1. sistemi i ftohjes me ujë me qarkullim të detyruar

  2. sistemi i ftohjes me ajër.




  1. Renditni, 2(dy) nga pjesët përbërëse të pjesës lëvizëse të traktorëve:

(2 pikë)

  1. ______________________________________ (1 pikë)

  2. ______________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. ramat

  2. urat ose akset

  3. varëset

  4. rrotat



  1. Listoni, 2(dy) pjesët kryesore të elementeve të sistemit të drejtimit nga pikëpamja ndërtimore:

(2 pikë)

  1. _____________________________________ (1 pikë)

  2. _____________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. grupi i timonit

  2. sistemi i levave që lidh grupin e timonit me grushtet rrotulluese të rrotave.



  1. Renditni, 2(dy) mekanizmat përbërës të sistemit të frenimit:

  1. pikë)

  1. _____________________________________ (1 pikë)

  2. ______________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. mekanizmi frenues

  2. mekanizmi i komandimit të frenave.



  1. Renditni, 2(dy) nga parametrat kryesorë të sistemit të ndriçim-sinjalizimit të traktorëve me rrota:

(2 pikë)

  1. _________________________________________ (1 pikë)

  2. _________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. intensiteti i rrymës

  2. tensioni

  3. fuqia



  1. Renditni, 2(dy) nga pajisjet apo mekanizmat ndihmëse të traktorit me rrota.

(2 pikë)

  1. ___________________________________ (1 pikë)

  2. ___________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. pajisja ngitëse

  2. pajisja tërheqëse

  3. ngritësi hidraulik

  4. boshti i marrjes së fuqisë

  5. pulexha



  1. Listoni, 2 dy) llojet e plugjeve sipas mënyrës dhe kahut të kthimit të tokës:

(2 pikë)

  1. __________________________________________________________ (1 pikë)

  2. __________________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. plugje normalë që e kthejnë tokën vetëm në krahun e djathtë.

  2. plugje vetkthyes ose të dyfishtë që kanë organe pune të dubluara me kthim djathtas dhe majtas.

  1. Plotësoni, me fjalët e duhura funksionin e secilës pjesë të plugut të renditur më poshtë:

(2 pikë)

  1. Thika shërben për _____________________________________________
    ____________________________________________________________ (1 pikë)

  2. Plori shërben për ______________________________________________
    ____________________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. Thika shërben për prerjen e vertikale të tokës duke lehtësuar punën dhe rritur cilësinë e punës së trupit plugues.

  2. Plori shërben për prerjen horizontale të tokës dhe në një farë mënyre bën edhe ngitjen e plisit.



  1. Renditni, organet e punës së frezave në varësi të punës që kryejnë janë:

(2 pikë)

  1. __________________________________ (1 pikë)

  2. __________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. shpatëza

  2. thika ose dalta harkore



  1. Renditni, 2(dy) grupet kryesore të kultivatorëve bujqësorë:

(2 pikë)

  1. ___________________________________________________ (1 pikë)

  2. ___________________________________________________ (1 pikë)


Yüklə 281.88 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azrefs.org 2020
rəhbərliyinə müraciət

gir | qeydiyyatdan keç
    Ana səhifə


yükləyin