Bankë me njësi testesh drejtimi: bujqesi, Niveli I




Yüklə 281.88 Kb.
səhifə1/5
tarix24.04.2016
ölçüsü281.88 Kb.
  1   2   3   4   5



BANKË ME NJËSI TESTESH

DREJTIMI: BUJQESI, Niveli I

LËNDA: “Bazat e Bujqësisë”, klasa 10- 11




  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Frymëmarrja në bimë është procesi i kundërt i:

(1 pikë)

  1. fotosintezës

  2. fotoperiodizmit

  3. transpirimit

  4. evapotranspirimit


Përgjigje: A



  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Nxitja e lulëzimit nëpërmjet veprimit të temperaturave të ulëta quhet:

(1 pikë)

  1. termoperiodizëm

  2. fotoperiodizëm

  3. vernalizim

  4. transpirim

Përgjigje: C

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Reagimi i bimëve ndaj gjatësisë së ditës dhe natës quhet:

(1 pikë)

  1. fotoperiodizëm

  2. termoperiodizëm

  3. evopotranspirim

  4. vernalizim

Përgjigje: A


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cila nga bimët e mëposhtme është bimë e ditës së gjatë?

(1 pikë)

  1. luleshtrydhja

  2. domatja

  3. gruri

  4. krizantena

Përgjigje: C


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cila nga bimët e mëposhtme është bimë e ditës së shkurtër?

(1 pikë)

  1. fasulja

  2. misri

  3. bizelja

  4. spinaqi

Përgjigje: B

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cila nga bimët e mëposhtme është bimë neutrale?

(1 pikë)

  1. fasulja

  2. misri

  3. bizelja

  4. spinaqi

Përgjigje: B

  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Bimët që jetojnë në mjedise me lagështirë të lartë quhen: (1 pikë)

  1. kserofite

  2. mezofite

  3. hidrofite

  4. tropofite

Përgjigje: C


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Bimët që kanë kërkesa të pakta për lagështirë quhen:

(1 pikë)

  1. kserofite

  2. mezofite

  3. hidrofite

  4. tropofite

Përgjigje: A


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Bimët që jetojnë në mjedise ku alternohen periudha e thatësirës me periudhën me lagështi të lartë quhen:

(1 pikë)

  1. kserofite

  2. mezofite

  3. hidrofite

  4. tropofite

Përgjigje: D


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Pjesa e ujit tokësor i cili lëviz nën veprimin e forcave të rëndesës nga lart-poshtë quhet:

  1. pikë)

  1. uji nëntokësor

  2. uji i rëndesës

  3. uji kapilar

  4. uji higroskopik

Përgjigje: B


  1. prerjen gjatësore të rrënjës dallohen disa zona. Renditni, 2(dy) prej tyre:

(2 pikë)

  1. ______________________________________ (1pikë)

  2. ______________________________________ (1pikë)

Përgjigje:

  1. zona e majës së rrënjës me qeliza meristematike

  2. zona e rritjes që ndodhet mbi majën e rrënjës

  3. zona e qimeve thithëse

  4. zona përcjellëse




  1. Renditni, 2 (dy) grupet e organizmave të gjalla të ekosistemit, në raport me përdorimin e energjisë dhe shkëmbimin e masës midis tyre:

(2 pikë)

  1. _________________________________ (1 pikë)

  2. _________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. organizma prodhuese

  2. organizma konsumatorë.




  1. Renditni, 2 (dy) nga funksionet e sistemit rrënjor të bimës:

(2 pikë)

  1. _________________________________________________ (1 pikë)

  2. _________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. thithja e ujit dhe e kripërave minerale

  2. fiksimi i bimës me tokën

  3. depozitimi dhe ruajtja e lëndëve rezervë ushqyese

  4. riprodhimi vegjetativ i bimëve.



  1. Renditni, 2(dy) nga dallimet kryesore midis procesit të fotosintezës dhe asaj të frymëmarrjes:

(2 pikë)

  1. _______________________________________________________________
    _________________________________________________________(1 pikë)

  2. _______________________________________________________________
    _________________________________________________________(1 pikë)

Përgjigje:

  1. Fotosinteza realizohet në kloroplaste, ndërsa frymëmarrja realizohet në mitokondri.

  2. Fotosinteza kryhet vetëm në qelizat e organeve mbitokësore, ndërsa frymëmarrja kryhet në të gjitha qelizat e bimëve, pra edhe në qelizat e rrënjëve.

  3. Fotosinteza kryhet vetëm gjatë ditës në prani të rrezeve të diellit, ndërsa frymëmarrja kryhet gjatë 24 orëve.

  4. Fotosinteza prodhon karbohidrate, ndërsa frymëmarrja zbërthen karbohidrate.

  5. Fotosinteza depoziton energji në karbohidrate, ndërsa frymëmarrja çliron energji në formë ATP (molekulë energji bartëse).




  1. Lidhni saktë me shigjetë emrin e organeve të qelizës bimore të vendosura në njërën anë me rolin/fuksionin e tyre në bimë,

  2. të shprehur në anën tjetër.

(3 pikë)


Emri i organelet të qelizës bimore

Roli apo funksioni i organelet në bimë

  1. Kloroplasti

1. shërben për ruajtjen, ndryshimin dhe sekretimin e proteinave apo enzimave


  1. Mitokondria

2. shërben për depozitimin e ujit, kripërave minerale apo edhe të disa lëndëve të tjera ushqyese


  1. Aparati i Golxhit

3. shërben për kapjen e dritës së diellit gjatë procesit të fotosintezës





4. shërben për zbërthimin e karbohidrateve dhe realizimin e frymëmarrjes

Përgjigje: A3; B4; C1;


  1. Renditni 2 (dy) proceset kryesore për vazhdimësinë e jetës së bimës dhe që kryhen në organin “lule”:

(2 pikë)

  1. __________________________________________ (1 pikë)

  2. __________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. pjalmimi i lules

  2. pllenimi i lules




  1. Në vendet bosh, plotësoni saktë kuptimin e 2(dy) koncepteve të mëposhtëm:

(2 pikë)

  1. pH tregon ____________________________________________________
    _________________________________________________________(1 pikë)

  2. Buferiteti i tokave është _________________________________________
    _________________________________________________________(1 pikë)

Përgjigje:

  1. pH tregon se sa katione Hidrogjen ndodhen në tretësirën tokësore.

  2. Buferiteti i tokave është aftësia e tokës për të neutralizuar acidet, bazat, kripërat bazike ose acide që mund të përdren ose mund të formohen në tokë.



  1. Renditni, 2(dy) funksionet e Etilenit në bimë:

(2 pikë)

  1. ________________________________________ (1 pikë)

  2. ________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

Etileni stimulon:



  1. pjekjen dhe rënien frutave dhe

  2. zverdhjen dhe rënien e gjetheve.



  1. Renditni, 2(dy) nga ndikimet e humusit për tokën dhe bimën.

(2 pikë)

  1. _______________________________________________________ (1 pikë)

  2. _______________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. humusi merr pjesë në formimin e tokës;

  2. humusi shërben si burim ushqimi për bimët;

  3. humusi rregullon vetitë fiziko-ujore dhe strukturën e tokës;

  4. humusi rregullon veprimtarinë mikrobiologjike;

  5. humusi shërben si nxitës në procesin e mbirjes së farave dhe rrënjëzimin e fidaneve



  1. Renditni, 2(dy) nga llojet e gërryerjes së tokës duke u nisur nga mënyra dhe shkalla e veprimit të ujit mbi tokë:

(2 pikë)

  1. __________________________________ (1 pikë)

  2. __________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. gërryerje sipërfaqësore

  2. gërryerje lineare

  3. gërryerje me brazda



  1. Renditni, 3(tre) nga elementët kryesorë të ekosistemit: (3 pikë)

  1. ______________________________________ (1 pikë)

  2. ______________________________________ (1 pikë)

  3. ______________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. toka

  2. uji

  3. atmosfera

  4. rrezatimi diellor

  5. organizmat e gjalla




  1. Renditni, 4(katër) nga veprimtarisë bujqësorendikojnë negativisht në ekosistem:

(4 pikë)

  1. ______________________________________ (1 pikë)

  2. ______________________________________ (1 pikë)

  3. ______________________________________ (1 pikë)

  4. ______________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. plehërimi i pa kujdesshëm

  2. përdorimi i pa kujdesshëm i pesticideve

  3. ujitje jo të kujdesshme

  4. përdorimi pa kriter i mjeteve mekanike

  5. shpyllëzimi



  1. Renditni, 3(tre) horizontet me llojet e shtresave profilit të tokës:

( 3 pikë)

  1. _______________________________________ (1 pikë)

  2. _______________________________________ (1 pikë)

  3. _______________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. horizonti A – shtresa aktive e tokës

  2. horizonti B – shtresa joaktive e tokës

  3. horizonti C – shtresa amnore



  1. Renditni, 4(katër) nga zonat kryesore bimore në botë:

(4 pikë)

  1. ______________________________________ (1 pikë)

  2. ______________________________________ (1 pikë)

  3. ______________________________________ (1 pikë)

  4. ______________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. pyje tropikale;

  2. savanat;

  3. shkretëtirat;

  4. bimësia mesdhetare;

  5. kullotat e zonave të ngrohta;

  6. pyjet gjetherënës;

  7. pyjet halorë;

  8. tundra.




BANKË ME NJËSI TESTESH

DREJTIMI: BUJQESI, Niveli I

LËNDA: “Perime Lule”, klasa 10- 11




  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Intervali më i mirë i temperaturës optimale për rritjen e

lakrës është: (1 pikë)

  1. 1-3o C

  2. 4-5o C

  3. 5-10o C

  4. 15-18 oC

Përgjigje: D


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Mënyrat e shtimit të perimeve solanore janë:

(1 pikë)

  1. me farë

  2. me fidanë

  3. me shartim

  4. me bulb

Përgjigje: B


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cila nga kulturat e mëposhtme ka lule dyseksore me pllenim të kryqëzuar?

(1 pikë)

  1. domatja

  2. patëlxhani

  3. speci

  4. kastraveci

Përgjigje: C


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Rënia e luleve ose e kokrrave të sapolidhura të domates shkaktohet nga:

(1 pikë)

  1. prania e ndriçimit

  2. mungesa e ndriçimit

  3. prania e lagështirës në tokë

  4. mungesa e lagështirës në tokë

Përgjigje: D


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Temperatura optimale për zhvillimin normal të qepës është:

(1 pikë)

  1. 20oC

  2. 15oC

  3. 10oC

  4. 5oC

Përgjigje: A


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cila nga kulturat e mëposhtme bën pjesë në familjen kenopiodore?

(1 pikë)

  1. speci,

  2. spinaqi

  3. lakra,

  4. bizelja

Përgjigje: B


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Lagështira tokësore në fazat e para të zhvillimit të lulelakrës duhet të jetë:

(1 pikë)

  1. 40 -50%

  2. 55-65%

  3. 70-80%

  4. 85-95%

Përgjigje: C


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Në perimet e familjes kryqore bëjnë pjesë:

(1 pikë)

  1. shalqiri, pjepri

  2. qepa, preshi, hudhra

  3. domatja

  4. lakra

Përgjigje: D


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cila nga kulturat e mëposhtme siguron 70% të nevojave për azot i cili sigurohet nga fiksimi i azotit nga bakteret azotofiksuese?

(1 pikë)

  1. bizelja

  2. rilka

  3. lakra e Brukselit

  4. patlixhani

Përgjigje: A


  1. Plotësoni saktë vendin bosh me fjalën e duhur në fjalinë e mëposhtme:

(1 pikë)

Vjelja e fasules për bishtajë bëhet në pjekjen _________________.

Përgjigje: teknike


  1. Plotësoni saktë vëndin bosh me fjalën e duhur në fjalinë e mëposhtme: (1 pikë)

Bimët perimore të familjes solanore rriten e zhvillohen mirë toka me reaksion _______________________.

Përgjigje: asnjanës


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Qepa është bimë me cikël:

(1 pikë)

  1. 1 vjeçar

  2. 2 vjeçar

  3. 1-2 vjeçar

  4. 3-4 vjeçar

Përgjigje: D


  1. Rrethoni përgjigjen e saktë. A është e vërtetë që fruti i perimeve të familjes leguminoze quhet bishtajë?

(1 pikë) PO JO

Përgjigje: PO


  1. Renditni, 2(dy) nga pasojat që sjell mungesa e lagështirës në tokë në kulturën e domates:

(2 pikë)

  1. __________________________________________________ (1 pikë)

  2. __________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. mbledhja/tkurrja e gjetheve

  2. dobësim i procesit të asimilimit.

  3. rënia e luleve

  4. rënia e kokrrave të sapolidhura.




  1. Renditni, 2(dy) nga mënyrat e përgatitjes së fidanit të domates për mbjellje në serra:

(2 pikë)

  1. ____________________________________________________. (1 pikë)

  2. ____________________________________________________. (1 pikë)

Përgjigje:

  1. me farë në farishte.

  2. me farë në kubikë.

  3. me farë në modulet-qelizat e tavave prej polisteroli.




  1. Jepni përgjigjen e saktë. Çfarë shkakton në kulturën patlixhanit:

(2 pikë)

  1. Mungesa e ujit _________________________________________
    _____________________________________________________ (1 pikë)

  2. Teprica e ujit __________________________________________
    _____________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. mungesa e ujit shkakton rritje të vogla të bimës

  2. teprica e ujit shkakton asfiksim të rrënjëve dhe zverdhje të bimës.




  1. Plotësoni saktë vendet e lëna bosh me fjalët e duhura në fjalitë e mëposhtme:

(2 pikë)

  1. Sistemi rrënjor i qepës është _______________ (1 pikë)

  2. Qepa është bimë e ditës së _________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. xhufkor

  2. gjatë




  1. Renditni, 2(dy) nga karakteristikat botanike të përbashkëta të perimeve, të familjes zambakore:

(2 pikë)

  1. _________________________________________________________
    _____________________________________________________ (1 pikë)

  2. _________________________________________________________
    _____________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. Sistemi rrënjor i këtyre perimeve është xhufkor dhe i pazhvilluar në thellësi. Kryesisht shtrihet në shtresat sipërfaqësore të tokës.

  2. Gjethet, në pjesën e poshtme të tyre, janë të mbështjella brenda njëra-tjetrës në formë këllëfi duke formuar kërcellin e rremë. Ndërsa në pjesën e sipërme ato janë të lira.

  3. Janë bimë me pjalmin të kryqëzuar.




  1. Renditni, 2(dy) nga mënyrat e mbjelljes së qepës për prodhim të thatë:

(2 pikë)

  1. ___________________________ (1 pikë)

  2. ___________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. me farë

  2. me qepujka

  3. me fidanë




  1. Renditni, 2(dy) shërbimet që kryhen brenda 4-5 ditëve pas mbjelljesfidanitpreshit në fushë:

(2 pikë)

  1. _________________________________________ (1 pikë)

  2. _________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. ujitje e menjëhershme dhe ditë pas dite sipas nevojës

  2. zëvendësimii fidanëve të pa zënë me fidanë të rinj.




  1. Renditni, 2(dy) nga momentet kryesore të agroteknikës së kultivimit të fasules njomë:

(2 pikë)

  1. ______________________________________ (1 pikë)

  2. ______________________________________ (1 pikë)

Përgjigje: Momentet kryesore të agroteknikës së kultivimit të fasules së njomë janë:

  1. përgatitja e tokës

  2. mbjellja

  3. përkujdesja




  1. Renditni, 2(dy) arsye pse lulelakra kërkon përgatitje të kujdesshme të tokës në fushë:

(2 pikë)

  1. ___________________________________________________ (1 pikë)

  2. ___________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. lulelakra ka sistem rrënjor jo të zhvilluar.

  2. lulelakra ka kërkesa të më të mëdha për lëndë ushqyese, regjim ujor, strukturë toke etj;




  1. Renditni, 2(dy) nga dallimet kryesore të kultivimit të spinaqit në njërën anë dhe pazisë dhe panxharit të kuq në anën tjetër:

(2pikë)

  1. _____________________________________________________ (1 pikë)

  2. _____________________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. spinaqi është bimë 1-vjeçare, pazia dhe panxhari janë bimë 2-vjeçare

  2. spinaqi dhe panxhari mbillen me farë, ndërsa pazia mbillet edhe me fidanë.

  3. spinaqi është bimë dioike, ndërsa pazia dhe panxhari janë bimë monoike dyseksore.

  4. spinaqi u qëndron temperaturave të ulëta, ndërsa panxhari është më pak i qëndrueshëm.




  1. Plotësoni saktë vendet bosh me fjalën e duhur në fjalitë e mëposhtëme:


(2 pikë)

  1. fasulja mbin në temperaturën minimale _______________ (1 pikë)

  2. bizelja mbin në temperaturën minimale _______________ (1 pikë)

Përgjigje:

  1. 12-13oC

  2. 4-5oC




  1. Kombinoni duke vendosur në vijat para kulturave perimore të kolonës II, germën/fjalën e duhur, përpara mënyrës së kultivimit të kolonës I:
  1   2   3   4   5


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azrefs.org 2016
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə