Madhësit Makroekonomike




Yüklə 25.33 Kb.
tarix27.04.2016
ölçüsü25.33 Kb.

Madhësit Makroekonomike


Hyrje

Makroekonomia si degë e veçantë dhe shumë e rëndësishme në ekonomi, studion faktorët ekonomik siç janë papunësia, Produkti Kombëtar Bruto, Produkti i Brendshëm Bruto, konsumi, inflacioni, investimet, etj.



 

Gross Domestic Product

Definimi i GDP - së

Gross Domestic Product ( GDP ) – vlerëson apo bën matjen e vlerave (në para) të të gjitha mallrave dhe shërbimeve të një vendi, brenda një kohe të caktuar, zakonisht të një viti. Është metoda apo teknika më e përdorur për të arritur qëllimin që ka.

Gjithashtu, GDP definohet si vlera totale apo shuma e të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve që prodhohen brenda territorit të shtetit ( pa marrë parasysh kombësinë apo prejardhjen e prodhuesit ) gjatë një kohe të caktuar.

Ekzistojnë dy forma të fitimit të rrezultatit të GDP-së, të cilat quhen Nominal GDP dhe Real GDP. Nominal GDP i referohet shumës totale ( të parave ) të shpenzuara në GDP, dhe Real GDP i referohet përpjekjeve për të korrigjuar efektet e inflacionit, në mënyrë që të vendos shumën e sasisë së mallrave dhe shërbimeve që përbëjnë GDP-në.

Ekuacioni i GDP-së mund të paraqitet në këtë formë:

GDP = Konsumin + Investimet + Shpenzimet e Qeverisë + Eksporti - Importi

GDP – ja e vendeve të ndryshme mund të krahasohet duke konvertuar valutën e tyre, por duke marrë parasysh dy pika kryesore:

current exchange rate: GDP- ja llogaritet duke këmbyer kursin egzistues në atë të tregut ndërkombëtar.

purchasing power parity exchange rate: GDP-ja llogaritet përmes Purchasing Power Parity ( PPP ) të çdo paraje relative në ndonjë standard ( zakonisht Dollari amerikan apo Euro ).

Problemet e GDP - së

Përderisa GDP – ja ka përdorim shumë të gjerë nga ekonomistët, vlera e saj si indikator  ka qenë edhe objekt debati. Kritikat kundër GDP-së janë:

• Shumë shpesh rezultatet e GDP-së kanë rënë në mospajtueshmëri me njëra tjetrën. Gjithmonë duhet të jemi në dijeni se me çfarë metodash është llogaritur, me atë të purchasing power parity apo me current exchange rate.
• GDP – ja si njësi matse e madhësive ekonomike, dështon (apo nuk ka mundësi) të bën matjen e standardit të jetesës  me saktësi.
• GDP – ja nuk arrin që të llogarit Tregun e Zi , ekonominë jomonetare siç është këmbimi i mallrave ( ku paraja nuk është e involvuar në këtë transakcion ), punën vullnetare, kujdesin ndaj fëmijëve nga prindër të papunë, etj. Kështu që në vendet me transakcione ( biznesore ) të mëdha joformale, ekonomia lokale është shumë vështirë të regjistrohet, duke jap rezultate shumë të ulta të GDP – së.
• GDP – së nuk arrin të vlerësoj rritjen e vazhdueshme , që një vend mund të arkivoj një GDP të lartë të përkohëshme nga shfrytëzimi i madh i  resurseve natyrore .
• GDP – ja nuk llogarit jashtësitë negative ( ang. Negative Externalities ). Shembull, nëse një fabrikë ndot lumin, ajo rrit ( shton ) GDP-në, dhe kur taksapaguesit paguajnë për të pastruar atë lum, ajo prapë e rrit GDP-në.
• GDP – ja gjithashtu nuk na tregon shprendarjen aktuale të pasurisë së një vendi. Një GDP e lartë mund të jetë rrezultat i disa rasteve të njerëzve të pasur që kontribojnë në ekonomi, kurse pjesa tjetër e qytetarëve mund të jetojnë në nivel të egzistencës, ose edhe më ultë.

Për shkak të problemeve të GDP-së si njësi matse ekonomike, propozimet kontrete për të ndryshuar atë si njësi matse janë shumë vështirë të gjenerohen. Një propozim i quajtur Genuine Progress Indicator ( GPI ) është përkrah nga Partia e Të Gjelbërve të Kanadës. Si të përcaktohet me saktësi GPI – ja është në dyshim, megjithatë një formulë e mundshme është krijuar ( shpikur ) nga Redefining Progress, një grup i kërkimeve në San Francisco.



Natural GDP

Natural Gross Domestic Product ( Natural GDP ) – është definuar si kapaciteti optimal i prodhimtarisë të ekonomisë së një vendi ( apo territori ) si detyrim natyral apo institucional. Gjithashtu quhet “Të dalurat potenciale”. Nëse GDP është më e vogël se natural GDP, inflacioni do të ngadalsohet si përkrahës i uljes së çmimeve që të përmbush atë tepricë të kapacitetit të prodhimit.

Nëse flasim në përgjithësi, shumica e bankave dhe agjensive tjera të planifikimit të ekonomisë përpiqen të mbajnë GDP-në afër nivelit të natural GDP – së. Kjo mund të bëhet në disa mënyra: dy strategjitë më të përdorshme janë zhvillimi dhe kontraktimi i buxhetit të qeverisë ( politika fiskale ), dhe ndryshimi i përkrahjes së parave për të ndryshuar konsumin dhe nivelin e investimeve ( politika monetare ).

GDP deflator

GDP deflator  – është “njësia matse” e indeksit të çmimeve që ndryshon në çmimet e mallrave dhe shërbimeve finale të reja.

GDP deflatori nuk bazohet në “koshin” e mallrave dhe shërbimeve fikse të tregut. “Koshi” lejon ndryshime në bazë të konsumit dhe investimeve të njerëzve. Prandaj, shpenzimet e reja lejohen “ti tregohen” GDP deflatorit ashtu si njerzit i përgjigjen ndryshimeve të çmimeve.

 

Gross National Product

Gross National Product ( GNP ) – është vlera totale e produkteve finale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një viti nga faktorët e brendshëm të prodhimit brenda një kohe të caktuar.

Kur themi produkte finale mendojnë për produktet të cilat mund të konsumojnë dhe jo në produkte që përdorën për të prodhuar produktet tjera. Shembull produkt final është makina, por jo edhe pjesët e saj të cilat prodhuesit e makinave i blejnë. Ato quhen “produkte gjysmake” (ang. Intermediate Product ). Kështu që vetëm produktet të cilat shkojnë tek konsumatorët ( final ) hyjnë të të hyrat e vendit ( ang. national income ).

Gjithashtu vetëm prodhimet e reja ( të papërdorshme ) llogariten në GNP. Transakci-onet e produkteve të egzistuar nuk hyjnë në GNP.

Të hyrat participojnë në GNP më tepër se kush i prodhon se sa në çfarë vendi. Shembull,  nëse kompania e makinave Gjermane prodhon makina në Shtetet e Bashkuara, atëherë profiti shkon në GNP e Gjermanisë, për shkak se kapitali (fabrika, makineria, etj.) është pronë Gjermane. Kurse rrogat e punëtorëve amerikan llogariten në US GNP, kurse rrogat e punëtorëve gjerman llogariten në GNP Gjermane.

GNP për një person zakonisht përdoret për të matur mirëqenjen e njerëzve. Vendet me GNP të lartë shënojnë një pike të lartë të mirëqenjës. Megjithatë ka limite serioze të përdorshmërisë së GNP si “njësi matse” e mirëqenjës.

• GNP – ja nuk përfëshin edhe aktivitetet ekonomike të papaguara siç është kujdesja e fëmijëve. Kjo mund të qoj deri tek ndonjë shtrembërim. Shembull paga e kujdestarës së fëmijës kontribon në GNP, kurse koha e mamasë së fëmijës jo, edhe pse të dyja bëjnë aktivitet të njëjtë ekonomik.


• Krahasimi i GNP – së në mes dy vendeve mund të shtrembërohet  gjatë këmbimit të kursit. Matja e të hyrave të vendit me purchasing power parity mund të ndimoj në kapërcimin e këtij problemi.
• GNP nuk merr në konsiderim shumë faktor që janë të rëndësishëm në cilësin e jetës siç është ambienti cilësor dhe siguria nga krimi. Kjo mund të qoj edhe deri tek shtrembërimi.

Në shikim të parë GDP dhe GNP duken si të njëjta, por në fakt kanë një dallim esencial. GDP përfshin aktivitetet ekonomike të personave të huaj brenda vendit, por duke përjashtuar personat e vendit që kryejnë akvitete ekonomike jashtë vendit. Kurse GNP përfshin pikën e dytë dhe nuk përfshin pikën e parë.



Amortizimi dhe Net National Product

Net National Product ( NNP ) – është një koncept shumë i vjetër. Bile edhe versionet e saj bashkohore datojnë qysh prej shtatëdhjetë viteve ( Lindahl, 1934 ).

GNP nuk mund të bëj saktësisht vlerën e produkteve finale dhe shërbimeve, sepse shembull gjatë kohës kapitali siç janë ndërtesat dhe makinerit e humbin vlerën e tyre, gjë që GNP nuk e përfillë. Amortizimi ( ang. Depreciation ) është vlera e shumës së GNP që duhet shpenzuar për kapitalin e ri.

Një mënyrë tjetër e paraqitjes së këtyre koncepteve mund të shpjegohet edhe se:

• Net National Product ( NNP ) është GNP duke hequr amortizimin


• Net National Income ( NNI ) është NNP duke hequr taksat indirekte
• Personal Income ( PI ) është NNI duke hequr rrogat, taksat e korporatës, transferin e pagesave, dhe interesi mbi borxhin publik.
• Personal Disposable Income ( PDI ) është PI duke hequr taksat personale plus transferin e pagesës

Mënyra tjetër e prezentimit të këtyre koncepteve mund të shprehet dhe kështu:

S = kursimet personale ( ang. personal savings )


C = konsumi personal ( ang. personal consumption )
PDI = të hyrat e disponuara personale ( ang. personal disposable income )
TP = taksat e shlyera personale ( ang. personal taxes paid )
TPP = pagat e tranferuara personale të marra nga qeveria ( ang. personal transfer payments )
PI = të hyrat personale ( ang. personal income )
RE = profiti ( ang. retained earnings )
TC = taksat e korporantës ( ang. corporate taxes )
TPC = pagat e transferuara të korporatës të marra nga qeveria ( ang. corporate transfer payments )
IG = interesi në borxhin public ( ang. interest on the public debt )
NNI = net national income
TIN = taksat indirekte ( ang. indirect taxes )
NNP = net national product
D = amortizimi ( ang. Depreciation )
GNP = gross national product
S + C = PDI
S + C + TP - TPP = PI
S + C + TP - TPP + RE + TC - TPC - IG = NNI
S + C + TP - TPP + RE + TC - TPC - IG + TIN = NNP
S + C + TP - TPP + RE + TC - TPC - IG + TIN + D = GNP

Konsumi

Konsumi është madhësi makromekonomike shumë e rëndësishme. Në fakt konsumi përfëshin afër 2/3 ( 66,6 % ) të të ardhurave kryesore të një vendi. Kur flasim për konsum, mendojmë në konsum final.



Komponentet kryesore të konsumit janë:

1. Konsumi Personal


2. Konsumi Shtetëror ( Shoqëror ), dhe
3. Investimet

Konsumi Personal – paraqet konsumin e përgjithshëm të popullsisë së një vendi në një periudhë të caktuar kohore, me qëllim të përmbushjes së nevojave personale të asaj popullsie. Konsumi Personal ka dy komponente: Mjetet Monetare dhe Konsumi Natyror.

Konsumi Shtetëror – apo siç quhet ndryshe edhe kolektiv, paraqet formën e plotësimit të nevojave të popullsisë që nuk mund të organizohen individualisht. Konsumi Shtetëror ka dy komponente: Konsumi i Përbashkët dhe Konsumi i Përgjithshëm.

Konsumi i Përbashkët – paraqet mjetet që zhvillojnë veprimtari publike e që përbëhen nga këta lëmenj: shëndetsia, arsimi, kultura, shkenca, mbrojtja sociale, kultura fizike, arti, etj. Kurse Konsumi i Përgjithshëm që paraqet mjetet që zhvillojnë veprimtari publike e që përbëhen nga këta lëmenj: organet shtetërore, administrate, gjyqet, organizatat shoqërore, sigurimi, odat ekonomike, mbrojtja e popullsisë, etj.

Investimet – ( si komponent i tretë i konsumit ) poashtu zënë vend mjaft të rëndësishëm në konsumin final. Investimet paraqesin pjesë të të ardhurave kombëtare të cilat shpenzohen në konsum prodhues. Pra, investimet paraqesin të mira materiale që shpenzohen që konsumohen për qëllime të ndryshme si rekonstruktim, modernizim, zgjerim, etj.




Investimet

Kuptimi i Investimeve

Në ekonomi për investime hasim definicione të ndryshme. Sipas Byros Statistikore të SHBA – së investimet janë të mira të përgjithshme, të prodhuara në periudhën shqyrtuese, të dedikuara procesit prodhues në të ardhmën. Sipas prof. V. Misjes, “ Investimet kapitale përfaqësojnë shumat e mjeteve monetare dhe materiale që harxhohen për përtëritjen dhe krijimin e fondeve themelore. Kurse sipas P. Masse “esencën e investimeve e bën durueshmëria ( toleranca ) e sakrificës dhe mohimit nga konsumi në të tashmen që të rritet dobia, përkatësisht konsumi në të ardhmën”.

Apo për të kuptuar më mire investimet me mund të definojmë kështu:

o Kuptimi i Ngushtë – që paraqet avancime në fondet kryesore, dhe


o Kuptimi i Gjerë – që paraqet avancime të përgjithshme në fondet kryesore dhe xhiruese.

Investimet në kuadër të një vendi mund të jenë:

1. Prodhuese – qëllimi i së cilave është ngritja prodhuese e ekonomisë kombëtare, dhe


2. Konsumuese – qëllimi i së cilave është prodhimi i të mirave materiale që mund të konsumohen.

Llojet e Investimeve

Me qëllim që të kuptojmë më mirë rëndësinë e investimeve në ekonominë kombëtare, ne mund të cekim llojet e investimeve. Llojet e investimeve përcaktohen në bazë të disa kritereve. Kurse kriteret për ndarjen e llojeve të investimeve bëhen sipas:

1. Qëllimit
2. Karakterit dhe Destinimit
3. Burimit Financiar
4. Rritjes së produktit shoqëror dhe të të ardhurave kombëtare për një banor
5. Pronësisë, etj.

Secila prej këtyre llojeve të investimeve është fushë studimi në vete e cila përmban mënyrat e studimit dhe fushën të cilën e studion.



www.valmirnuredini.tk






Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azrefs.org 2016
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə