Këshilli I europës konventa për ruajtjen e florës dhe faunes së egëR




Yüklə 324.15 Kb.
səhifə1/3
tarix22.04.2016
ölçüsü324.15 Kb.
  1   2   3
L I G J

Nr.8294, DATE 2.3.1998


PER RATIFIKIMIN E "KONVENTES PER RUAJTJEN E FLORES DHE FAUNES SE EGER DHE MJEDISIT NATYROR TE EUROPES (KONVENTA E BERNES)"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE


V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikohet "Konventa për ruajtjen e florës dhe faunës së egër dhe mjedisit natyror të Europës (Konventa e Bernës)."
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2009, datë 4.3.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani


KëSHILLI I EUROPëS
KONVENTA PëR RUAJTJEN E FLORëS DHE FAUNES Së EGëR

DHE MJEDISIT NATYROR Të EUROPëS


Bernë, 19 Shtator 1979

1. Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe shtetet e tjera që kanë nënshkruar këtë Konventë,


Duke konsideruar se qëllimi i Këshillit të Evropës është të realizojë një mbledhje shumë të gjerë midis anëtarëve;
Duke njohur vullnetin e Këshillit të Evropës për të kooperuar me shtetet e tjera në fushën e ruajtjes së natyrës;
Duke pasur parasysh se flora dhe fauna e egër përbën një pasuri natyrale me vlera estetike shkencore, kulturore, çlodhëse, ekonomike dhe vlera qenësore të brendshme që kanë rëndësi të ruhen dhe t’u transmetohen brezave të ardhshëm;
Duke konsideruar rolin esencial të florës dhe të faunës së egër në ruajtjen e ekuilibreve biologjike;
Duke konstatuar rrallimin e shumë specieve të florës dhe faunës së egër dhe rrezikun e zhdukjes të disa prej tyre;
Të ndërgjegjshëm se ruajtja e vendbanimeve natyrale është një nga elementët esencialë të mbrojtjes dhe ruajtjes së florës dhe faunës së egër;
Duke pranuar se ruajtja e florës dhe e faunës së egër duhet të merret në konsideratë nga qeveritë në objektivat dhe programet e tyre kombëtare dhe se një kooperim ndërkombëtar do të duhej të vendosej për të mbrojtur veçanërisht speciet shtegtare;
Të ndërgjegjshëm për kërkesa të shumta për një veprimtari të përbashkët të qeverive ose instancave ndërkombëtare, veçanërisht ato që janë shprehur në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi mjedisin më 1972 dhe në Asamblenë Konsultative të Këshillit të Evropës;
Duke dëshiruar veçanërisht të ndjekin në fushën e konservimit të florës e faunës së egër, rekomandimet e Rezolutës nr. 2 të Konferencës së dytë të Ministrave evropianë mbi Mjedisin.
Kanë rënë dakord për sa më poshtë.

KAPITULLI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1


1. Kjo konventë ka për objekt të sigurojë ruajtjen e florës, të faunës së egër, vendbanimet e tyre natyrale, veçanërisht speciet dhe vendstrehimet për të cilat ruajtja kërkon kooperimin e shumë shteteve dhe nxitja për këtë bashkëpunim.
2. Kujdes i veçantë është kushtuar për speciet, duke përfshirë këtu speciet shtegtare të kërcënuara për zhdukje dhe ato të pambrojtura.
Neni 2
Palët kontraktuese marrin masat e nevojshme për mbajtjen dhe adoptimin e popullimeve të florës dhe të faunës së egër në një nivel që t’i përgjigjet veçanërisht kërkesave ekologjike, shkencore dhe kulturore duke pasur parasysh kërkesat ekonomike, dhe argëtuese dhe nevojat e nënspecieve, varieteteve ose formave të kërcënuara në planin lokal.
Neni 3
1. Çdo palë kontraktuese merr masat e nevojshme për të vënë në jetë një politikë kombëtare për ruajtjen e florës, të faunës së egër dhe të vendbanimeve natyrale duke i kushtuar një kujdes të veçantë specieve në rrezik zhdukjeje dhe atyre të dëmtuara, sidomos specieve endemike dhe vendbanimeve të kërcënuara, konform dispozitave të kësaj Konvente.

2. Çdo palë kontraktuese angazhohet në politikën e saj të mirëadministrimit dhe të zhvillimit si dhe në masat e luftës kundër ndotjes, për të marrë në konsideratë ruajtjen e florës e të faunës së egër.

3. Çdo palë kontraktuese inkurajon edukimin dhe përhapjen e informacionit të përgjithshëm që ka të bëjë me domosdoshmërinë e ruajtjes së specieve të florës dhe të faunës së egër, si dhe të vendbanimeve të tyre.
KAPITULLI II

RUAJTJA E VENDBANIMEVE

Neni 4
1. Çdo Palë Kontraktuese merr masat legjislative, harton rregullore të përshtatshme e të domosdoshme për të mbrojtur vendbanimet e specieve të egra të florës dhe të faunës, në veçanti të atyre që janë numëruar në anekset I dhe II si dhe për të shpëtuar vendbanimet natyrale të kërcënuara për zhdukje.


2. Palët Kontraktuese në politikën e tyre të administrimit e të zhvillimit, paraqesin masat e ruajtjes së zonave të mbrojtura të përmendura në paragrafin e mësipërm me qëllim që të evitohen ose të pakësohen sa më shumë të jetë e mundur të gjitha dëmtimet e zonave të tilla.
3. Palët Kontraktuese angazhohen për t’i kushtuar një kujdes të veçantë mbrojtjes së zonave që kanë rëndësi për speciet shtegtare të numëruara në anekset II dhe III., që kanë pozicion të përshtatshëm në lidhje me rrugët e shtegtimit dhe shërbejnë si vende të dimërimit, të grumbullimit, të ushqimit, të riprodhimit ose të ndërrimit (të puplave, qimeve etj.)
4. Palët Kontraktuese angazhohen për të bashkërenduar sa të jetë e mundur, përpjekjet e tyre për të mbrojtur vendbanimet natyrore të përmendura në këtë nen, kur ato janë të vendosura në krahina që shtrihen nga të dy anët e kufijve.
KAPITULLI III

RUAJTJA E SPECIEVE

Neni 5

Çdo Palë Kontraktuese merr masa ligjore dhe harton rregullore të përshtatshme e të nevojshme për të siguruar ruajtjen e veçantë të specieve të florës së egër të numëruara në aneksin I. Do të jetë e ndaluar vjedhja, grumbullimi, prerja, shkulja e qëllimshme e bimëve të përmendura. Çdo palë kontraktuese ndalon sa të jetë e mundur kapjen ose tregtimin e këtyre specieve.


Neni 6
Çdo Palë kontraktuese merr masa ligjore dhe harton rregulla përkatëse për të siguruar ruajtjen e veçantë të specieve të faunës së egër të numëruara në aneksin II. Për këto specie do të jetë veçanërisht e ndaluar :
a) Çdo formë kapjeje e qëllimshme, burgosjeje dhe ngordhje me qëllim.

b) dëmtimi ose shkatërrimi i qëllimshëm i vendeve të riprodhimit ose i zonave të pushimit.

c) ngacmimet e qëllimshme të faunës së egër, veçanërisht gjatë periudhave të riprodhimit të grumbullimit dhe të dimërimit për aq kohë sa ky shqetësim do të ketë lidhje me objektivat e kësaj Konvente.

d) shkatërrimi ose mbledhja e qëllimshme e vezëve në natyrë ose mbajtja e tyre, bile edhe mbas çeljes.

e) mbajtja ose tregtia e brendshme e këtyre kafshëve të gjalla ose të ngordhura, duke përfshirë këtu kafshët e aklimatizuara si dhe çdo pjesë e çdo produkti që dallohet lehtë se është përftuar nga kafsha, kur kjo masë kontribuon në efikasitetin e dispozitave të këtij neni.
Neni 7

1. Çdo palë kontraktuese merr masat ligjore dhe harton rregulloret përkatëse të nevojshme për të mbrojtur speciet e faunës së egër të numëruara në aneksin III.

2. Çdo shfrytëzim i faunës së egër që përmendet në aneksin III, është rregulluar në mënyrë që të ruhet ekzistenca e këtyre popullimeve jashtë rrezikut, duke mbajtur parasysh dispozitat e nenit 2.

3. Këto masa përfshijnë gjithashtu :

a. Caktimin e periudhave të mbylljes dhe/ose masa që rregullojnë shfrytëzimin.

b. Ndalimin e përkohshëm ose lokal të shfrytëzimit, në qoftë se ky bëhet, me qëllim për t’u krijuar popullimeve ekzistuese një nivel ekzistence të kënaqshëm.

c. Nëse është e nevojshme, hartimin e rregulloreve të shitjes, të mbajtjes, të transportit ose ofertave për qëllime shitjeje të kafshëve të egra, të gjalla apo të ngordhura.
Neni 8
Duke folur për kapjen ose ngordhjen e specieve të faunës së egër të numëruara në aneksin III dhe në rastet kur shkeljet janë kryer konform nenit 9, përsa i përket specieve të numëruara në aneksin II, Palët Kontraktuese ndalojnë përdorimin e të gjitha mjeteve selektive të kapjes, të ngordhjes dhe të mjeteve që mund të sjellin lokalisht, zhdukjen ose të prishin shumë qetësinë e popullimeve të një specieje, veçanërisht me mjetet e numëruara në aneksin IV.
Neni 9
Po qe se nuk ekziston nje zgjidhje tjetër e kënaqshme dhe që shkelja e rregullores nuk dëmton mbijetesën e popullimeve përkatëse, çdo Palë Kontraktuese mund të mos u përmbahet dispozitave të neneve 4, 5, 6, 7 si dhe ndalimit të përdorimit të mjeteve që kanë të bëjnë me nenin 8 :

- në interes të mbrojtjes së florës dhe faunës.

- për të parandaluar dëme të mëdha në kultura, në bagëti, në pyje, në peshkim, në ujëra e në forma të tjera të pronësisë.

- në interes të shëndetit dhe të sigurisë publike, të sigurisë së fluturimeve ajrore ose të interesave të tjera parësore publike.

- për qëllime kërkimore-shkencore, edukimi, ripopullimi, introduktimi dhe rritjeje artificiale.

- për të lejuar, në kushte rreptësisht të kontrolluara, mbi një bazë selektive dhe deri në një farë mase, kapjen, mbajtjen ose çdo shfrytëzim tjetër të arsyeshëm të disa kafshëve dhe bimëve të egra në sasi të vogla.


2. Palët Kontraktuese i paraqesin Komitetit të Përhershëm një raport dyvjecar mbi shkeljet e bëra sipas paragrafit të mësipërm. Këto raporte duhet të përmendin:

- popullimet të cilat janë ose kanë qenë objekt i shkeljeve të rregullave dhe, nëse është e mundur, numrin e specieve të implikuara.

- mjetet e ngordhjes ose të kapjeve të autorizuara.

- kushtet që shkaktojnë rrezik, rrethanat e kohës e të vendit në të cilat kanë ndodhur këto shkelje.

- pushteti ligjor që deklaron mbi kushtet e krijuara dhe që kanë aftësi ligjore për të marrë vendime mbi mjetet që mund të përdoren, kufizimeve të tyre dhe personat e ngarkuar për t'i zbatuar.

- kontrollet e kryera.


KAPITULLI IV

DISPOZITA TË VEÇANTA QË KANË TË BËJNË ME SPECIET SHTEGTARE Neni 10
1. Përveç masave të marra në anekset 4, 6, 7 dhe 8, Palët Kontraktuese angazhohen për të koordinuar përpjekjet e tyre për ruajtjen e specieve shtegtare të numëruara në anekset II dhe III kur sipërfaqja e përhapjes shtrihet në territoret e tyre.

2. Palët Kontraktuese marrin masa për t’u siguruar se periudhat e mbylljes së gjuetisë ose të grumbullimit dhe/ose rregulloret e tjera të shfrytëzimit të ligjshëm sipas paragrafit 3.a) të nenit 7, u korrespondojnë mirë nevojave të specieve shtegtare, të numëruara në aneksin III.



KAPITULLI V

DISPOZITA PLOTËSUESE

Neni. 11


1. Për ekzekutimin e dispozitave të kësaj Konvente Palët Kontraktuese angazhohen:
a. të kooperojnë çdo herë që do të jetë e nevojshme, veçanërisht kur ky kooperim do të mund të forcojë efikasitetin e masave të marra konform neneve të tjera të kësaj Konvente.

b. të inkurajojë dhe të koordinojë punimet kërkimore-shkencore në raport me qëllimet e kësaj Konvente.


2. Çdo palë kontraktuese angazhohet:

a. të inkurajojë rifutjen e specieve vendase të florës dhe të faunës së egër nëse kjo masë do të kontribuojë për ruajtjen e një specieje të kërcënuar për zhdukje, por me kusht që të procedohet në mënyrë paraprake dhe sipas eksperiencave të Palëve të tjera kontraktuese për një studim që ka si qëllim të shikojë nëse një rifutje e tillë do të jetë efikase dhe e pranueshme.

b. të kontrollojë rreptësisht futjen e specieve jovendase.
3. Çdo Palë Kontraktuese i bën të njohur Komitetit të Përhershëm, speciet që përfitojnë një mbrojtje totale mbi territorin e saj dhe që nuk figurojnë në anekset I dhe II.
Neni 12
Palët kontraktuese mund të adoptojnë për ruajtjen e florës dhe faunës së egër dhe vendbanimet e tyre natyrale, masa më rigoroze se ato që janë parashikuar në këtë Konventë.
KAPITULLI VI

KOMITETI I PËRHERSHËM

Neni 13
1. Për qëllimet e kësaj Konvente, është ngritur një Komitet i Përhershëm.


2. Çdo Palë Kontraktuese mund të përfaqësohet në Komitetin e Përhershëm me 1 ose disa të deleguar. Çdo delegacion disponon një zë. Në fushat që kanë të bëjnë me kompetenceat e tij, Komiteti Ekonomik Evropian ushtron të drejtën e votës me një numër zërash të barabartë me numrin e zërave të shteteve anëtare që janë Palë Kontraktuese të kësaj Konvente. Komuniteti Ekonomik Evropian nuk ushtron të drejtën e votës në rastet kur shtetet pjesëmarrëse në Konventë ushtrojnë votën e tyre dhe anasjelltas.
3. Çdo shtet anëtar i Këshillit të Evropës që nuk është Palë Kontraktuese e Konventës mund të përfaqësohet në Komitet nëpërmjet një përfaqësuesi.

Komiteti i Përhershëm me unanimitet mundet të ftojë çdo shtet joanëtar të Këshillit të Evropës që nuk është Palë Kontraktuese e Konventës, të përfaqësohet nëpërmjet një vëzhguesi në një nga mbledhjet e saj.

Çdo organizëm ose çdo institucion teknikisht i kualifikuar në fushën e mbrotjes, të ruajtjes ose të administrimit të florës, të faunës së egër e të vendbanimeve të tyre të cilat u përkasin njërës prej kategorive të mëposhtme :

a. organizma ose institucione ndërkombëtare, qeveritare ose joqeveritare; ose organizma e institucione kombëtare qeveritare;

b. organizma ose institucione kombëtare, joqeveritare që janë pranuar për këtë qëllim nga shteti në të cilin janë krijuar.

Ato mund të informojnë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, të paktën 3 muaj përpara mbledhjes së Komitetit, se kanë ndërmend të përfaqësohen në këtë mbledhje, me anë të vëzhguesve.

Ata pranohen vetëm në qoftë se të paktën 1 muaj përpara mbledhjes, një e treta e Palëve Kontraktuese ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm se ato janë dakord.

4. Komiteti i Përhershëm thirret nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Ai e bën mbledhjen e parë mbas 1 viti, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi e Konventës. Në vazhdim ai mblidhet të paktën çdo dy vjet dhe, përveç kësaj, kur pjesa më e madhe e Palëve Kontraktuese e bëjnë këtë kërkesë.

5. Që të mbahet mbledhja e Komitetit të Përhershëm, Palët Kontraktuese duhet të përbëjnë numrin minimum të domosdoshëm.

6. Duke pasur parasysh dispozitat e kësaj Konvente, Komiteti i Përhershëm harton rregulloren e tij brendshme.


Neni 14
1. Komiteti i Përhershëm është i ngarkuar ta ndjekë zbatimin e kësaj Konvente. Ai duhet në veçanti :
- të shohë në mënyrë të vazhduar dispozitat e kësaj Konvente duke përfshirë anekset e saj, dhe të analizojë me kujdes modifikimet që do të mund të jenë të nevojshme.
- të bëjë rekomandime Palëve Kontraktuese mbi masat që do të merren për vënien në jetë të kësaj Konvente ;
- të rekomandojë masat e duhura për t'i siguruar informacionin e nevojshëm publikut mbi punimet e ndërmarra në kuadrin e kësaj Konvente.
- të bëjë rekomandimet në Komitetin e Ministrave përkatës, për të ftuar shtete joanëtare të Këshillit të Evropës, që të aderojnë në këtë Konventë.
- të bëjë çdo propozim që tenton të përmirësojë efikasitetin e kësaj Konvente dhe që çojnë pikërisht me shtetet që nuk janë Palë Kontraktuese të Konventës, në konkluzionin për të qenë dakord për të bërë më efikase ruajtjen e specieve ose të grupeve të specieve.
2. Për përmbushjen e misionit të tij, Komiteti i Përhershëm mundet, me iniciativën e tij, të parashikojë mbledhje të grupit të ekspertëve.
Neni 15
Pas çdo mbledhjeje të tij Komiteti i Përhershëm i transmeton Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës një raport mbi punimet e tij dhe mbi funksionimin e Konventës.
KAPITULLI VII

AMENDAMENTE

Neni 16
1. Çdo amendament i neneve të kësaj Konvente, i propozuar nga një Palë Kontraktuese ose nga Komiteti i Ministrave, i komunikohet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe i transmetohet nën kujdeset e tij, 2 muaj përpara mbledhjes së Komitetit të Përhershëm të Shteteve anëtare të Këshillit të Evropës çdo nënshkruesi, çdo Pale Kontraktuese, çdo Shteti që është ftuar për ta nënshkruar këtë Konventë, konform dispozitave të nenit 19 dhe çdo shteti që është ftuar të aderojë konform dispozitave të nenit 20.
2. Çdo amendament i propozuar konform dispozitave të paragrafit të mëparshëm shqyrtohet nga Komiteti i Përhershëm i cili:
a. për amendamentet e neneve 1 deri 12, u servir tekstin e adoptuar shumicës të përbërë nga tre të katërtat e zërave që janë shprehur për pranimin e Palëve Kontraktuese.
b. Për amendamentet e neneve 13 deri 24, u servir tekstin e adoptuar shumicës të përbërë nga tre të katërtat e zërave të shprehur për miratimin e Komitetit të Ministrave. Ky tekst komunikohet pas miratimit të tij nga Palët Kontraktuase.
3. Çdo amendament hyn në fuqi ditën e 30-të pasi çdo Palë Kontraktuase ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm se e ka pranuar.
4. Dispozitat e paragrafëve 1, 2.a) dhe 3 të këtij neni janë të zbatueshme pas adoptimit të anekseve të reja të kësaj Konvente.
Neni 17
1. Çdo amendament i anekseve të kësaj Konvente i propozuar nga një Palë Kontraktuese ose nga Komiteti i Ministrave, i komunikohet Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe i transmetohet nën kujdesin e tij, të paktën dy muaj përpara mbledhjes së Komitetit të Përhershëm, Shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, çdo nënshkruesi, çdo Pale Kontraktuese, çdo shteti të ftuar për të nënshkruar këtë Konventë konform dispozitave të nenit 19 dhe çdo shteti që është ftuar të aderojë konform dispozitave të nenit 20.
2. Çdo amendament i propozuar konform dispozitave të paragrafit të mësipërm shqyrtohet nga Komiteti i Përhershëm i cili mund ta adaptojë atë me shumicën e përbërë nga dy të tretat e Palëve Kontraktuese. Teksti i adoptuar u komunikohet Palëve Kontraktuese.

3. Në fund të një periudhe tremujore, pas adoptimit të tij nga Komiteti i Përhershëm, nëse vetëm një e treta e Palëve Kontraktuese ka njoftuar kundërshtime, çdo amendament hyn në fuqi për Palët Kontraktuese që nuk kanë paraqitur kundërshtime.


K A P I T U L L I VIII

RREGULLORE PËR MOSMARRËVESHJET

Neni 18
1. Komiteti i Përhershëm e lehtëson aq sa të jetë e nevojshme rregulloren nga çdo vështirësi që do të dilte nga ekzekutimi i Konventës.
2. Çdo mosmarrëveshje midis Palëve Kontraktuese që ka të bëjë me interpretimin ose zbatimin e kësaj Konvente, e cila nuk ka qenë rregulluar mbi bazën e dispozitave të paragrafit të mëparshëm ose nëpërmjet rrugës së bisedimit midis palëve në mosmarrëveshje, i nënshtrohet arbitrazhit, vetëm nëse këto Palë me kërkesën e njërës prej tyre, pranojnë një zgjidhje tjetër. Secila palë cakton një arbitër dhe dy arbitra përcaktojnë një të tretë. Nëse, nën rezervën e dispozitave të paragrafit 3 të këtij neni, në një afat prej 3 muajsh nga lutja për arbitrazh, njëra nga Palët nuk e ka caktuar arbitrin e saj, Presidenti i Oborrit Evropian për të Drejtat e Njeriut vepron ndaj kërkesës së palës tjetër në një afat të ri prej 3 muajsh. E njëjta proçedurë zbatohet në rastin kur të dy arbitrat nuk bien dakord mbi zgjedhjen e një arbitri të tretë në një afat prej 3 muajsh që prej përcaktimit të dy arbitrave të parë.

3. Në rast mosmarrëveshje midis dy Palëve Kontraktuese kur njëra nga të cilat është Shtet anëtar i Komunitetit Ekonomik Evropian dhe njëkohësisht është vetë Palë Kontraktuese, Pala tjetër Kontraktuese i drejton lutje për arbitrazh në të njëjtën kohë si këtij Shteti ashtu edhe Komunitetit të cilit i njoftojnë bashkarisht, në një afat prej 2 muajsh pas marrjes së lutjes, nëse Shteti ose Komuniteti, ose që të dy së bashku janë palë në mosmarrëveshje. Në mungesë të njoftimit në afatin e dhënë, Shteti anëtar dhe Komuniteti konsideron si një të vetëm dhe e njëjta Palë në mosmarrëveshje për zbatimin e dispozitave që përcaktojnë përbërjen dhe proçedurën e gjyqit arbitrar. Është e njëjta gjë kur Shteti anëtar dhe Komuniteti përbëjnë së bashku një Palë në mosmarrëveshje.

4. Gjyqi i arbitrazhit përcakton vetë rregullat proçedurale, vendimet merren mbi bazën e shumicës. Vendimi i tij është definitiv dhe i detyrueshëm.

5. Secila palë në mosmarrëveshje përballon shpenzimet e arbitrit që ajo ka zgjedhur dhe të dy Palët heqin shpenzimet e arbitrit të tretë si dhe shpenzimet e tjera të arbitrazhit.


KAPITULLI IX

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 19
1. Kjo Konventë lejohet të nënshkruhet nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe nga Shtetet joanëtare që kanë marrë pjesë në përpunimin e saj si dhe nga ato të Komunitetit Ekonomik Evropian.

Ajo lejohet të nënshkruhet nga çdo Shtet i ftuar nga Komiteti i Ministrave, deri në datën e hyrjes së saj në fuqi.



Konventa do t’i nënshtrohet ratifikimit, pranimit dhe miratimit. Dokumentat e ratifikimit pranimit dhe miratimit do të depozitohen pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.
2. Konventa do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit pas skadimit të periudhës tremujore, datë pas së cilës nga 5 shtete të paktën 4 shtete anëtare të Këshillit të Evropës do të kenë shprehur aprovimin për t’u lidhur me Konventën konform dispozitave të paragrafit të mësipërm.
3. Ajo do të hyjë në fuqi nga ana e çdo Shteti nënshkrues ose nga Komuniteti Ekonomik Evropian, të cilët do të shprehin më vonë pëlqimin e tyre për t’u lidhur me atë, ditën e parë të muajit pas skadimit të një periudhe tremujore pas datës së depozitimit të dokumentit të ratifikimit, pranimit dhe miratimit.
Neni 20
1. Pas hyrjes në fuqi të kësaj Konvente, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës pas konsultimesh me palët kontraktuese mundet të ftojë për të aderuar në Konventë çdo Shtet që nuk është anëtar i Këshillit i cili, i ftuar për ta nënshkruar atë në përputhje me dispozitat e nenit 19, nuk e ka nënshkruar akoma dhe ndonjë shtet tjetër që nuk është anëtar.
2. Për çdo shtet pjesëmarrës, Konventa do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit pas skadimit të periudhës 3 mujore, pas datës së depozitimit të dokumentit të pjesëmarrjes pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.
Neni 21
1. Çdo shtet, në momentin e nënshkrimit ose të depozitimit të dokumentit të ratifikimit, të pranimit, të aprovimit apo të pjesëmarrjes mund të caktojë territorin ose territoret ku do të zbatohet kjo Konventë.
2. Çdo Palë Kontraktuese, në momentin e depozitimit të dokumentit të tij të ratifikimit, të pranimit, aprovimit ose të pjesëmarrjes ose në çdo moment tjetër, mund të shtrijë zbatimin e kësaj Konvente nëpërmjet një deklarate drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, në çdo territor tjetër të caktuar në deklaratë për të cilin siguron lidhje ndërkombëtare ose për të cilin ajo ka aftësi ligjore përcaktuese.
3. Çdo deklaratë e bërë sipas paragrafit të mësipërm mund të tërhiqet, përsa i përket çdo territori të caktuar në këtë deklaratë nëpërmjet një njoftimi drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm. Tërheqja do të bëhet e efektshme ditën e parë të muajit pas skadimit të një periudhe 6 mujore pas datës së marrjes së njoftimit nga Sekretari i Përgjithshëm.
Neni 22
1. Çdo Shtet në momentin e nënshkrimit ose të depozitimit të dokumentit të ratifikimit, të aprovimit ose aderimit, mund të formojë një ose disa rezerva në lidhje me disa specie të numëruara në anekset I deri III dhe/ose për disa nga këto specie për të cilat ka rezerva në lidhje me disa mjete ose metoda gjuetie dhe forma të tjera të shfrytëzimit të përmendura në aneksin IV. Rezerva të karakterit të përgjithshëm nuk pranohen.
2. Çdo palë kontraktuese që shtrin aplikimin e kësaj Konvente në një territor të përcaktuar në deklaratën e parashikuar në paragrafin 2 të nenit 21, mund të formulojë një ose disa rezerva për territorin e caktuar konform dispozitave të paragrafit të mësipërm.
3. Nuk pranohet asnjë lloj rezerve tjetër.
4. Çdo Palë kontraktuese që ka formuluar një rezervë sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni mund ta tërheqë pjesërisht ose tërësisht duke i adresuar një njoftim Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Tërheqja do të ketë efekt ditën e marrjes së njoftimit nga Sekretari i Përgjithshëm.
Neni 23
1. Çdo Palë Kontraktuese mundet në çdo moment, të prishë këtë Konventë duke i drejtuar një njoftim Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.
2. Prishja do të ketë efekt ditën e parë të muajit pas skadimit të një periudhe 6 mujore pas datës së marrjes së njoftimit nga Sekretari i Përgjithshëm.
Neni 24
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës do t’u njoftojë Shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, çdo Shteti nënshkrues, Komitetit Ekonomik Evropian nënshkrues i kësaj Konvente dhe çdo Pale Kontraktuese :

a. çdo nënshkrim

b. depozitimin e çdo dokumenti ratifikimi, pranimi, miratimi ose aderimi.

c. çdo datë hyrjeje në fuqi të kësaj Konvente konform neneve të saj 19 dhe 20;

d. çdo informacion të komunikuar sipas dispozitave të paragrafit 3 të nenit 13.

e. çdo raport i hartuar në zbatim të dispozitave të nenit 15.

f. çdo amendament ose çdo aneks i ri i adaptuar konform neneve 16 dhe 17 dhe datën kur ky amendament ose aneks i ri hyn në fuqi.

g. çdo deklaratë të bërë sipas dispozitave të paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 21.

h. çdo rezervë të formuluar sipas dispozitave të paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 22.

i. tërheqjen e çdo rezerve të formuluar sipas dispozitave të paragrafit 4 të nenit 22.

j. çdo njoftim të kryer sipas dispozitave të nenit 23 dhe datën kur ky denoncim do të

ketë efekt.


Me mirëbesim, nënshkruesit e autorizuar për këtë veprim nënshkruan këtë Konventë.
Hartuar në Bernë më 19 Shtator 1979, në frëngjisht e anglisht, të dy tekstet janë njëlloj, në një kopje të vetme e cila do të depozitohet në arkivat e Këshillit të Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës do të komunikojë për kopjen e vërtetuar konform secilit Shtet anëtar të Këshillit të Evropës, çdo Shteti dhe Komunitetit Ekonomik Evropian nënshkrues si dhe çdo Shteti që është i ftuar ta nënshkruajë këtë Konventë ose të aderojë.
PËR QEVERINË E REPUBLIKËS SË AUSTRISË
J. LEODOLTER
PËR QEVERINË E MBRETËRISË SË BELGJIKËS
LYK D’HOORE
PËR QEVERINË E REPUBLIKËS SË QIPROS
KOSTAS PAPADEMIS
Strasbourg, më 21 Tetor 1981
  1   2   3


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azrefs.org 2016
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə