Krizë për abonetë e urbanit në Berat




Yüklə 169.97 Kb.
səhifə3/4
tarix27.04.2016
ölçüsü169.97 Kb.
1   2   3   4

Masa për të mënjanuar mungesat në realizimin e programit mësimor

Në strukturën e vitit shkollor jepet numri i javëve mësimore, ditët e pushimeve dhe java e festave. Por ndodh shpesh që ditët e festave të bien të shtunën ose të dielën, kështu që pushimi shtyhet për ditën e hënë. Pra, orari mësimor i së hënës rëndohet. Si rrjedhojë, krijohen boshllëqe në realizimin e programit mësimor. Siç ndodhi me tri të hënat radhë nga dy festat e pashkëve dhe nga festa e 1 Majit.

Një drejtor i kujdesshëm, duhet të programojë një shpërndarje të studiuar të humbjeve që shkaktohen në programin mësimor. Mund të ndodhë sipas orarit mësimor që ditën e hënë të ketë edhe lëndë me nga një ose dy orë në javë. Duke ndodhur pushimet e njëpasnjëshme në këtë ditë, atëherë mësuesi dhe nxënësi mbetet disa javë prapa.

Duke e studiuar kalendarin vjetor dhe duke përcaktuar ditët e hëna që mund të humbasin, duhet menduar për lëndët shkencore që mund të rëndohen më shumë, të mendohet lëvizja e ditëve mësimore, në mënyrë që të shpërndahet sasia e orëve të humbura uniformisht dhe të parashikohet mundësia e realizimit të programit si tema mësimore edhe pse jo si sasi orësh. Kështu jashtë programit nuk ka për të mbetur asnjë temë pa u realizuar, asnjë temë apo koncept i panjohur nga nxënësit, duke shmangur kështu pasojat e boshllëqeve për vitet pasarshëse.
Jorgji Bendi
Grupet orkestrale në ditët tona

Roli dhe rëndësia e tyre në ahengun beratas

Le të hedhim një vështrim nga e kaluara. Orkestrinat popullore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ahengun beratas që në kohë të hershme. Ashtu siç na shpjegon dhe studiuesi Agim Mehqemeja në librin “Këngët e Beratit”, rreth viteve 1670 Evlia Çelebiu, thotë se qyteti i Beratit ka patur 70 vende dëfrimi, grupet e këngëtarëve, kishin krijuar deri në shekullin XVI-XVII shoqëritë e tyre (tajfat). Këto grupe ishin të vogla me 5-10 instrumentistë virtuozë. Ata drejtoheshin nga një kryemuzikant.

Edhe sot në ditët tona e ka një kryemuzikant, kjo traditë nuk u shua.

Çdo lagje kishte grupin e këngës popullore qytetare. Ato këndonin këngën e bukur të qytetit. Këto grupe janë mbështetur në muzikantë dhe këngëtarë të njohur të qytetit. Në vitet 30 të shekullit 20 në Berat njihen 16 orkestrina, të cilat mbanin të ndezur ahengun beratas në çdo shtëpi, në ditë festash, dasmash si dhe në gëzime familjare. Por vitet rrjedhin si ujërat. Kanë kaluar breza dhe ashtu si çdo gjë ndryshon e evoluon. E reja zëvendëson të vjetrën. I përshtatet kohës. Por asnjëherë s’e ka bukurinë si e vjetra në muzikën qytetare.

Në kohën e sotme të qytetërimit modern, orkestrinat kanë evoluar. Ato sot quhen ORKESTRA. Ky evoluim duket në zëvendësimin e disa instrumenteve të asaj kohe si violina, mandolla, defi, të cilat janë zëvendësuar për arsye se ka hyrë në përdorim tastjera, bateria. Përveç këngëve popullore të qytetit, këndohen dhe këngë nga treva të ndryshme, këngë moderne të të gjitha rrymave e klasike. Por mbi të gjitha ruajnë origjinalitetin e këngës popullore. Sot në qytetin e Beratit numërohen 8-të orkestra, të cilat janë pjesëtare në gëzimet familjare, shoqërore dhe dasma, si brenda qytetit ashtu dhe në qytete të ndryshme të vendit që porositen nga familjarë. Ajo që na nderon ne si qytet është se formacionet orkestrale, për nivelin e integrimit të muzikës në përgjithësi si popullore e moderne, janë të pëlqyeshme nga të gjitha qytetet.



Një nga këto orkestra është ajo që drejtohej nga kryemuzikanti Altin Metohu. Ky grup është i veçantë se ka pjesëtarë profesionistë. Në tastjerë Altin Metohu, në klarinetë dhe saks Mehmet Topi, këngëtar Romeo Dogra, bateri Albi Luari (Albano). Ky grup orkestral është më i suksesshmi në dhënien e koncerteve brenda dhe jashtë vendit. Është i pranishëm në shumë dasma e gëzime familjare. Është krijuar në vitin 1999 dhe vazhdon të ruajë kompaktësinë dhe sot e kësaj dite. Këtë grup e kanë shoqëruar këngëtarë të kohës, si Vlabona Mema, Artjola Toska, Sinan Hoxha, Bujar Qamili, Altin Shira, Irma Gjura, Muharrem Ahmeti (i Maqedonisë), Eli Fara, Aurela Gaçe, Aleksandër Gjoka etj. Secili nga pjesëtarët e këtij grupi orkestral ka cilësi dhe vlerat e tij.

Altin Metohut pasioni për muzikën i ka lindur qysh në moshë të vogël. I ati e futi në konkurim dhe bëri shkollën e muzikës nga klasa e parë fillore dhe gjithashtu mbaroi shklëqyeshëm shkollën e mesme të muzikës Berat. Pas mbarimit të liceut shkon në Itali e studion për muzikë. Ai është kantautor, shkruan, kompozon dhe këndon bukur.

Mehmet Topi është një muzikant popullor i talentuar dhe me një përvojë 30-vjeçare. Është klarinetist e saksofonist. Ka përfaqësuar Beratin në shumë aktivitete me një tingull brilant. Pëlqehet shumë nga artdashësit.

Albano Luari, rrjedh nga një familje muzikantësh, është një baterist i talentuar. Luan të gjitha llohet e muzikës, si ato popullore dhe ato moderne.

Romeo Dogra, këngëtar i ri dhe i talentuar, që këndon bukur jo vetëm këngën popullore qytetare beratase por të të gjitha trevave të Shqipërisë. Sapo ka realizuar videoklipin e parë “Vetë një herë jetoj” realizuar nga Altin Metohu. Së shpejti po përgatit një album.

Kjo orkestër ka dhënë koncerte brenda dhe jashtë vendit. Luajnë muzikë të të gjitha rrymave, popullore, moderne, klasike.



Përmendim nga orkestrat edhe atë të drejtuar nga kryemuzikanti Xhoxhi Qako. Kjo orkestër vazhdon të luajë dhe sot në dasma e gëzime familjare. Është krijuar në vitin 1976. Në vitin 1978 futën veglën muzikore llautën (benç). Gjatë këtyre dekadave në këtë grup kanë interpretuar muzikantët, të cilët nuk janë më në këtë orkestër, si Edi Metohu, kitarist i apasionuar dhe i palodhur, Kastriot Lushi, klarinetist i talentuar që ndodhet në mërgim, Fatos Zeka baterist dhe këngëtari me një zë të ëmbël e melodioz, Dajlan Nano. Sot kjo orkestër në formacionin e saj ka Xhoxhi Qako, në fizarmonikë, Bert Sadushi në klarinetë, Luan Dhia në kitarë, Albi Kadëna në tastjerë, Zike Saraçi në bateri, Fred Sadushi këngëtar.

Secila orkestër është njëra më e mirë se tjetra. Të gjitha së bashku formojnë një ansambël të madh muzikor nga i cili shpërndahen tingujt e harmonishëm që na japin kënaqësi shpirtërore.



Mund të flasim të njëjta gjëra edhe për orkestrën që drejton Ramadan Damo. Në vitin 1972 ka krijuar orkestrën e parë popullore më shokët e tij që i kujton me respekt, Mustafa Fusha në klarinetë, Bilbil Sylyku në bateri, Isa Gega këngëttar. Aktualisht orkestra që drejton sot përbëhet nga muzikantët Ramadan Damo, fizarmonikë, Nadir Mata tastjerë dhe muzikantët profesionistë me përvojë e krijues, Artur Zylali në klarientë, Mond Pasha bateri, Fatosi në kitarë, Arben Paja këngëtar. Ky grup orkestral u krijua më 1990. Vazhdon të marrë pjesë në gëzimet familajre e dasma.

Grupi orketral i drejtuar nga kryemuzikanti Muhamer Sollaku. Formacioni i orkestrës ka këtë përbërje: Muhamer Sollaku, klarinetist e saksifonist i talentuar me një përvojë 35 –vjeçare, njëkohësisht është dhe një këngëtar i mirë, Përparim Tomori në tastjerë, Enver Sherko në bateri. Kryemuzikanti Muhamer Sollaku në vitet e kaluara, para vitit 1999, ka drejtuar e punuar me disa grupe orkestrash, ku ka qenë i pranishëm në ahengun e ngritur me disa grupe orkestrash, ku ka qenë i pranishëm në ahengun e ngritur si në qytetin e Beratit dhe në shumë qytete të vendit.

Grupin e orkestrës që përmenda më lart, e krijoi në vitin 1999. Pjesëtarët e këtij grupi kanë meritë si pjesëtar të grupit artistik të këngës popullore qytetare “Gorica” dhe që vazhdon me emrin “Berati”. Ky grup u institucionalizua nga këshilli bashkiak i qytetit dhe sot vazhdon pranë qendrës kulturore të qytetit të punojë me pasion për këngën popullore qytetare.

Një grup orkestral është ai i ngritur nga kryemuzikanti Irfan Dogra. Në këtë grup marrin pjesë, Irfan Dogra, klarinetist e saksofonist popullor me talent. Në tastjerë Dilaver Mata, në bateri Ilmi Nuka. Por Irfani kujton shokët me të cilët ngriti orkestrën në vitin 1976, fizarmonistin virtuoz Met Caushi, Sazan Hoxha violinist i talentuar profesionist, pjesëmarrës në formacionin e estradës profesioniste të Beratit si dhe instruktor për violinë, në bateri Iljas Pasha, këngëtar Petrit Berisha.

Sot Petrit Berisha është bërë i njohur si këngëtar popullor, i cili ka krijuar dhe drejton orkestrën popullore. Sot kjo orkestër me Irfanin është e pranishme në shumë gëzime familjare si dhe dasma brenda qytetit të vet dhe jashtë qytetit, sidomos të Shqipërisë së Mesme.

Këngëtari popullor Petrit Berisha, krijuesi dhe drejtuesi i një prej orkestrave të qytetit të Beratit, këndon me formacionin e tij orkestral këngën popullore qytetare me një ëmbëlsi të rrallë në gëzimet familjare e dasma. Që në moshën 9-vjeç ka qenë i pasionuar pas këngës popullore qytetare. Ka marrë pjesë në festivalin e zërave të rinj. Në vitin 1987 zuri vendin e parë në festival, kurse në vitin 1988 mori pjesë në festivalin kombëtar të zërave të rinj në Elbasan. Në këto festivale Petriti u evidentua si një këngëtar me shumë talent. Në 1990 filloi aktivitetin e tij në estradën profesioniste si këngëtar. Ai ka përfaqësuar disa herë rrethin në koncerte në shkallë kombëtare dhe ka marrë herë pas here çmime. Ka shumë kaseta e disqe. Në vitin 1997 ka marrë çmim të tretë në Elbasan për interpretim të lartë artistike të këngës popullore. Nga viti 2000 është pa punë. Megjithatë ai nuk mund të ndahet nga arti i bukur i këngës, por vazhdon dhe është aktiv në një grup orkestral ku marrin pjesë dhe djemtë Art Kareci klarinetist e saksofonist, Luto Keci, kitarist i apasionuar që zotëron në mënyrë të përkryer buzukun, ka mësuar violinën, Artur Nuka, baterist, vjen nga nëj familje muzikantësh, Gentian Kalamala, tastierë. Në moshën 10-12-vjeçare mbaroi kursin për fizarmonikë, arriti ta zotërojë atë falë vullnetit dhe pasionit të tij.

Po kështu mund të flasim për orkestrën popullore që drejtohet nga muzikanti Met Kalamala, klarinetist e saksofonist shumë i mirë. Në formacionin e këtij grupi ka shokët e tij Artan Lila, në tastjerë, Ilmi Nuka në bateri.

Përveç këtyre grupeve orketrale ka dhe muzikantë të veçantë, të cilët në momente dhe kohë të ndryshme krijojnë mundësira për pjesëmarrjen e tyre në gëzimet familajre apo dasma, si Luan Sadushi, fizarmonist, Bezat Sharavolli, klarinetist e saksofonist, këngëtar, Artan Sharavolli, baterist, Alfred Mata, tasjerist, Ervis e Markez Pasha, këngëtar, Astrit Pasha, kitarist e fonist.

Grupet orkestrale kanë rolin dhe rëndësinë e tyre në gëzimet familjare e në dasma. Ato mbajnë gjallë ahengun e i japin çaste të gëzueshme dasmorëve.


Stavri Bobo

Nderohen me tituj nderi disa personalitete të shkencës

Ditën e mërkurë, mëi 26 prill 2006, bashkia Berat, në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Monumenteve të Kulturës, organizuan ceremoninë e dhënies së titujve të nderit, akorduar nga këshilli bashkiak, peresonaliteteve të njohur shkencorë me kontribute në fushën e Monumenteve të Kulturës: Dr. Gani Strazimiri, Prof, Dr, Emin Riza dhe Dr. Hëna Spahiu.

Merrnin pjesë prefekti i Beratit z. Roland Bejko, kryetari i bashkisë z. Fadil Nasufi, nëndrejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës znj. Nora Malaj, kryetari i këshillit bashkiak z. Vladimitr Kumaraku, drejtori i drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kulturës z. Ajet Nallbani, Prof, Dr. Emin Riza, Drita Agolli, Lorenc Bejko, punonjës të fushës së Monumenteve të Kulturës dhe intelektualë dhe qytetarë beratas.

Fjalën e rastit e mbajti kryetari i bashkisë z. Fadil Nasufi.

Ai midis të tjerave theksoi:

“Ndihem i nderuar të hap ceremoninë e sotme për dhënien e titujve të nderit, akorduar nga këshilli bashkiak, personaliteteve të shquara: Dr. Gani Strazimirit (pas vdekjes), Dr. Hëna Spahiut (pas vdekjes) dhe Prof. Dr. Emin Riza, duke e vlerësuar si një ngjarje që i kalon kufijtë e qytetit tonë, sepse personalitetet që sot nderohen, janë figura me një integritet të afirmuar profesional brenda e jashtë vendit.

Në qoftë se sot qyteti ynë është kaq i vlerësuar nga kancelaritë e huaja, nga studiues e qendra akademike, padyshim që në themel ka edhe kontributin profesional dhe intelektual të studiuesve tanë të shquar Dr. Gani Strazimiri, Dr. Hëna Spahiu dhe Prof. Dr. Emin Riza.

Është puna e tyre e shkëlqyer, e realizuar me pasion e dashuri të jashtëzakonshme kushtuar qytetit tonë, që mundësoi hartimin e dosjes historike për t’u përfshirë Berati në listën e pasurive botërore.

Studiues dhe shkencëtarë si Dr. Gani Strazimiri janë të rrallë në historinë e kulturës shqiptare. Ai ia kushtoi gjithë jetën trashëgimisë kulturore dhe në veçanti asaj urbanistike-arkitekturore. Ai vlerësohet veçanërisht për vizionin dhe kurajon që tregoi në paprekshmërinë e objekteve të kultit, të cilat ishin përfshirë në listat e rrënimit e të rafshimit tërësor në emër të luftës kundër fesë që zhvilloi diktatura komuniste në mesin e viteve ’60.

Nëse ne sot krenohemi me pasuri të tilla të mbijetuara nga asimilimi dhe nëse sot zhvillojmë filozofinë e kthimit në identitet të shumë vlerave të aksidentuara, kjo do të thotë se ne në këtë rrugë udhëhiqemi nga këto mendje të ndritura, nga personaliti i tyre i spikatur dhe nga përvoja e tyre e vlefshme.

Studiuesja Hëna Spahiu, ka dhënë një ndihmesë të çmuar në fushën e arkeologjisë. Me pasionin dhe përkushtimin e saj profesional ajo ka lënë gjurmë të thella në kujtesën monumentale të qytetit tonë.

Prof. Dr. Emin Riza është një personalitet i njohur, që me filozofinë e një studiuesi të përkushtuar punoi për hartimin e dosjes së Beratit, me të cilën tani synohet për të qenë qyteti ynë pjesë e trashëgimisë botërore.

Të tria këto figura të shkëlqyera, që i njeh çdo qytetar beratas, këshilli përmes një akti fisnik dhe qytetar i nderon me titullin e lartë “Qytetar nderi”. Sot vetëm vuloset zyrtarisht një akt solemn, sepse Dr. Gani Strazimiri, Dr. Hëna Spahiu dhe Prof. Dr. Emin Riza kanë hyrë në zemrën e qytetit dhe të qytetarëve beratas si qytetarë dhe studiues të nderuar dhe të respektuar.

Kjo punë e tyre e lavdërueshme, shkencore në të mirë të qytetit tonë për njohjen e vlerësimin e tij brenda e jashtë vendit, është një thirrje për të gjithë ne, që t’i ruajmë djhe t’i mbrojmë këto vlera.

Mirënjohje e respekt për njerëzit e shkencës.”

Më pas drejtuesi i veprimtarisë, z. Shpëtim Dyrmishi, prezantoi biografitë e personaliteteve të nderuar me tituj:

Dr. Gani Strrazimiri

Dr. Gani Sttrazimiri ka kryer studimet e larta për arkitekturë me përfundime të shkëlqyera. Deri në vitin 1960 ka zhvilluar veprimtari të dendur si projektues, krahas mësimdhënies në Universitetin e Tiranës. Që prej vitit 1960 deri në fund të jetës iu përkushtua fushës së trashgimisë kulturore dhe posaçërisht asaj urbanistike-arkitekturore. Ai është padyshim themeluesi i mendimit shqipytar në plan teorik dhe praktik-administrativ për fushën e trashgimisë së paluetshme shqiptare. Ka qenë drejtues i grupit të Kulturbs Materiale deri në vitin 1965, më pas drejtor I Institutit të Monumenteve të Kulturës, institucion i ideuar dhe formësuuar prej tij. Nën drejtimin e tij shumë shpejt Shqipbria u përfshi në bashkësinë e vendeve që tregonin kujdes me kompetencë për trashgiiminë kulturore. Ai me dijet dhe përkushtimin e tij krijoi brezin e parë të restauratorëve dhe studiuesve shqiptarë të kësaj fushe. Prej veprimtarisë së tij shumëplanëshe përmendim autorbsinë e zonifikimeve të qyteteve-muze të Beratit dhe të Gjirokastrës me rregulloret përkatëse, të cilat vendosën themelet metodike të kësaj veprimtarie. Ka qenë udhëheqës rogoroz i kritereve të restaurimit, përzgjedhjes së monumenteve, mbrojtës dhe mbështetës botimeve studimore.



Prof. Dr. Emin Riza

Prof. Dr. Emin Riza që prej mbarimit të studimeve të larta në vitin 1962, ka punuar në sistemimin e vlerësimin e monumenteve si restaurator dhe studiues i fushës së arkitekturbs popullore. Vetëm për katër vite është shkëputur duke qenë sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave. Gjatë veprimtarisë së tij ai ka zhvilluar veprimtari në fushën e gjurmimit dhe dokumentimit, të studimit, restaurimit dhe botimit, i specializuar në fushën e qendrave historike dhe banesës tradicionale qytetare shqiptare. Është autor i shumë projekteve të restaurimit si dhe autor dhe bashkëpunëtor i 13 monografive, i 111 artikujve shkencorë, i zonifikimit të qendrave historike të Korçës, Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës. Ka marrë pjesë në grupet e hartimit të legjislacionit të mbrojtjes së monumenteve, është autor i dosjes së qendrës historike të Gjirokastrës për pranimin si pasuri botore dhe kryetar i grupit të punës për hartimin e dosjes së qendrës historike të Beratit për ta përfshirë në listën e pasurisë botërore.



Dr. Hëna Spahiu

Dr. Hëna Spahiu mbaroi studimet e larta në Universitetin e Budapestit me rezultate shumë të mira. Tema e diplomës “Kultura e Komanit”, mbeti dhe më pas në qendër të vëmendjes së kërkimeve dhe studimeve të saj. Lidhur me këtë temë, ende si studente, kishte vizituar varrezën pranë kalasë së Dalmacës (Koman) dhe kishte marrë pjesë në gërmimet arkeologjikie që nisën më 1956 në një varrezë tjetër arbërore pranë Krujës. Me pasionin e një arkeologeje, ajo punoi për rreth 30 vjet. Kjo veprimtari pasqyrohet në një numër studimesh e më vonë në disertacionin “Varreza arbërore e kalasë së Dalmacës”, mbrojtur në vitin 1982. Studime të tjera të Hëna Spahiut dëshmojnë për një përkushtim të psaçëm të saj për kërkimet në një fushë të re të arkeologjisë shqiptare, siç ishte ajo e periudhës së mesjetës.. Është i njohur tashmë studiimi monografik kushtuar rezultateve të gërmimeve shumëvjeçare në Shurdhah (Sarda), një qytet i fortifikuar mesjetar shqiptar si dhe monografia “Qyteti i fortifikuar iliro-arbëror i Beratit, të cilën nuk e pa të botuar sa qe gjallë.

Pas njohjres së çdo biografie u shpërndanë edhe titujt e nderit. Për Dr. Gani Strazimirin titullin e mori e motra e tij, Drita Agolli. Për Dr. Hëna Spahiun e mori kolegu i saj Lorenc Bejko. Kurse titullin e tretë e mori vetë Prof. Dr. Emin Riza.

Znj. Nora Malaj

Në këtë ceremoni e mori fjalën edhe nëndrejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, znj. Nora Malaj, e cila bëri një ekspoze të punës krijuese të këtyre njerëzve të shquar të shkencës shqiptare, me kontribute të veçanta të tyre edhe për qytetin e Beratit.



Ajet Nallbani

Në emër të drejtorisë rajonale të Monumente të Kulturës, foli edhe drejtori Ajet Nallbani. Në fjalën e tij ai nënvizoi:

“Dhënia e titujve “Qytetar nder” tri personaliteteve të fushës së Monumenteve të Kulturës, Dr. Gani Strazimirit, Dr. Hëna Spahiut dhe Prof. Dr. Emin Rizës, sot u bë një realitet fal bashkisë Berat, me propozimin e drejtorisë sonë.” Më pas ai vlerësoi kontributet e tre të nderuarve me titull nderi. “Qytetarbt e Beratit,- nënvizoi më pas ai,- kanë ditur të vlerësojnë intelektualët, pavarësisht se ishin apo s’ishin beratas. Kështu ata nderuan me penën e argjendtë poetin e madh Gjergj Fishta. Në fund të fjalës së tij ai tha: “Këtë traditë të bukur qytetarët e Beratit do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen për të nderuar të gjithë ata që kanë kontribuar ose që do të kontribuojnë për vlerat e qytetit të tyre.”

Edhe një herë e merr fjalën nëndrejtoresha Nora Malaj, e cila në këtë fjalë përmbyllëse bëri vlerësime të punës së lavdërueshme të kryer në Berat nga drejtoria rajonale e Monumenteve të Kulturës.

E gjjithë ceremonia u zhvillua në atmosferën e projektimit të pamjeve të monumenteve të kulturës nga qyteti ynë.
A. Mehqemeja

Si duhen kuptuar trazirat në qytetet e Francës

Nga Jonathan Laurence dhe Justin Vaisse

Jonathan Laurence, asistent profesor në Boston College dhe studiues në Institutin Brookings, dhe Justin Vaisse, profesor në Science-Po në Paris, janë autorë të shkrimit Duke integruar Islamin. Sfidat Politike dhe Fetare në Francën Bashkëkohore, i cili do të botohet nga Brookings Press

në vitin 2006

Më 2 nëntor 2004, kur në Amsterdam u vra Theo Van Ghogh-u nga Mohammed Bouyeri, element islamist me shtetësi holandeze dhe marokene, shumë njerëz thanë se kjo vrasje shënoi dështimin e modelit holandez të integrimit përmes tolerancës. Më 7 korrik 2005, kur në metronë e Londrës shpërthyen bombat e vëna nga të rinj britanikë me origjinë pakistaneze dhe xhamaikiane, shumë njerëz thanë se kjo shënonte dështimin e modelit britanik të integrimit përmes multikulturalizmit. Një muaj e gjysmë më pas, kur në Nju Orleans shpërthyen digat si pasojë e goditjes nga Uragani Katrina duke bllokuar në qytetin e përmbytur popullsinë e varfër, kryesisht zezake, shumë vetë u shprehën se kjo nxori në shesh dështimin e forcës integruese të “ëndrrës amerikane”. Më së fundi, kur në nëntor të vitit 2005 në periferitë e qyteteve të mëdhenj të Francës shpërthyen trazirat (këtu duhet përjashtuar Marseja, siç do ta shohim më poshtë), shumë njerëz thanë se kjo nxori në pah dobësinë e modelit republikan francez të integrimit “një ligj për të gjithë”.

Për të patur një ide më të qartë mbi trazirat urbane të nëntorit 2005 në Francë, të cilat shkaktuan disa miliona euro dëme materiale dhe një vdekje, do të ishte më mirë të harronim modelet teorike dhe të përqendroheshim tek faktorët konkretë që shkaktuan shpërthimin e dhunës në këtë moment konkret dhe në ato qytete konkrete. Këta faktorë përfshijnë kontekstin e veçantë etnik të Francës, kushtet ekonomike, diskriminimin, dhunën policore, strehimin dhe politikat (e gabuara) kombë-tare. Duhet të jetë gjithashtu e qartë se megjithë pretendimet e shumë komentatorëve të huaj, feja mungonte dukshëm në të gjitha këto ngjarje.

Ndryshe nga shumë prej fqinjëve të saj evropianë, Franca ka qenë gjithmonë një vend imigrantësh dhe ka absorbuar valë të shumta të huajsh. Në vitin 1999, jo më pak se 23 përqind e popullatës franceze e deklaronte veten me origjinë të huaj (me të paktën një prind ose një gjysh të ardhur nga jashtë). Brenda këtij grupi, 5 përqind i kishte rrënjët në Afrikën nënsahariane, 22 përqind në Magreb dhe 2,4 përqind në Turqi. Së bashku, këto grupe përfaqësonin rreth 30 përqind të banorëve francezë me origjinë të huaj – midis 4 dhe 5 milionë njerëzve. Nga pikëpamja fetare, Franca e sotme ka pakicat më të mëdha myslimane dhe hebraike në të gjithë Evropën.

Kjo do të thotë se sfidat e integrimit janë shumë më të mëdha në Francë se sa në vendet e tjera evropiane, sidomos sepse shumica e punëtorëve imigrantë, të cilët arritën në vitet 60 dhe 70, si dhe familjet e tyre të cilat u bashkuan me ta midis viteve 70 dhe tani, vinin nga zona rurale dhe kishin nivel të ulët ose aspak arsimim. Kjo nuk do të thotë se ata nuk po integrohen në kulturën franceze por se integrimi i tyre është pa dyshim më i ngadaltë dhe më i vështirë (gjithashtu, historitë e suksesit, të cilat janë gjithnjë e më të shpeshta, përgjithësisht kalojnë pa u raportuar). Për shembull, fëmijët e imigrantëve dalin po aq mirë në shkollë sa edhe fëmijët francezë nga të njëjtët grupe social ekonomikë. Por meqenëse imigrantët përbëjnë një përqindje shumë më të lartë se sa njerëzit e tjerë të klasave të ulta, në shifra absolute fëmijët e tyre dalin më keq se sa fëmijët e familjeve franceze.

Ritmet e ngadalta të rritjes në nivel kombëtar nuk janë shkaku i vetëm i papunësisë midis këtyre të rinjve dhe Presidenti Shirak e pranoi këtë në fjalimin që mbajti më 14 nëntor. Racizmi dhe diskriminimi janë ende shumë aktivë në shoqërinë franceze, qoftë në strehim, në tregun e punës apo në jetën sociale. Të rinjtë me origjinë nga Afrika e Veriut janë më të prirur të mbeten pa punë se sa të rinjtë e tjerë me të njëjtat kualifikime pune. Paragjykimet raciale të mbetura nga kolonializmi apo nga periudhat më të hershme, ua bëjnë shpesh të vështirë dhe zhgënjyese jetën njerëzve me orgjinë afrikane. Arabët e rinj (ose “boerët” siç quhen) dhe “zezakët” nga komplekset periferike të strehimit njoftojnë shumë raste diskriminimi, për shembull atyre u refuzohet hyrja në klubet e natës.

Natyrisht, akte të tilla janë të paligjshme dhe ato luftohen nga një agjenci e re qeveritare e quajtur HALDE (Autoriteti i Lartë i Luftës kundër Diskriminimeve dhe për Barazinë) e cila ka kompetencën për të vëzhguar dhe luftuar rastet e diskrinimit. Por forma më pak të dukëshme të paragjykimeve raciale vazhdojnë dhe të rinjtë francezë me origjinë arabe besojnë shpesh se duhet të ndryshojnë emrat dhe paraqitjen me qëllim që të konsiderohen francezë. Përvoja e përjashtimit dhe e padrejtësisë ishte mjaft lart në listën e faktorëve që kanë qënë burimi i revoltës së tyre, ndonjëherë me miratimin e heshtur të baballarëve dhe vëllezërve të tyre.

Mes formave të ndryshme të diskriminimit që kanë rënduar mbi të rinjtë e periferisë, një është më e dallueshme, paragjykimet raciale nga policia. Trazirat filluan kur Ziad Benna dhe Bouna Traore, dy fëmijë me origjinë nga Tunizia dhe Mali në Clichy-sous-Bois, vdiqën në një nëncentral, ku ishin futur për t’i shpëtuar policisë. Natyrisht, policia në këto lagje është duke punuar në kushte të vështira, por puna e saj nuk ka qënë aspak shembullore. Paragjykimet raciale shihen kudo dhe madje banorët më të moshuar të qytetit ankohen për konfrontimet e ndryshme që kanë me policinë.

Por ç’është edhe më keq, si rezultat i ndryshimeve të paraqitura në vitin 2002 nga Ministri i Brendshëm, Nicolas Sarkozy, politikat e qeverisë së mëparëshme për një qendrim më miqësor të policisë në ruajtjen e lagjeve të banuara kanë marrë fund. Si rezultat, policët shkojnë në periferi vetëm për të kryer atë pjesë të detyrës së tyre që ka të bëjë me shtypjen, për të vendosur rendin, për të hetuar krimet ose për të arrestuar njerëz, duke shkaktuar kështu tendosjen e marrëdhënieve të tyre me fëmijët jo aktivë dhe të pakënaqur.

Një faktor acarues në jetën e komuniteteve etnike franceze është jetesa e tyre faktike në geto. Çuditërisht, një rol të rëndësishëm është duke luajtur arkitektura e qyteteve. Mes viteve 50-të dhe 60-të, një krizë e rëndë strehimi goditi Francën. Autoritetet u përgjigjën me një program të shpejtë ndërtimi. Ata ndërtuan blloqe të tëra apartamentesh të larta me 10 kate ose më tepër, që në atë kohë ishin të pranueshme si arkitekturë moderne. Krahas kësaj ato ndërtoheshin me një kosto të ulët dhe mjaft shpejt për të krijuar lagje të tëra për banorët e shtresave të ulta që ishin vendosur rreth disa qyteteve. Por këto lagje të reja, shumë shpejt u kthyen në një katastrofë sociale. Këto lagje të errëta, aspak tërheqëse prej betoni, gradualisht u braktisën nga ata banorë që mund të largoheshin, së pari nga punëtorët francezë dhe më vonë nga imigrantët më të suksesshëm.

Popullsia që mbeti aty përbëhej nga shtresat e ulëta, ose “të pasukseshmit”, duke krijuar zona me përqendrim të madh patologjie sociale: nivel të ulët në shkolla, papunësi, trafikim droge dhe krime të tjera. Për një të ri, pa marrë parasysh origjinën e tij, të jetosh në ato zona të varfëra është mallkim dhe damkë shoqërore. Në të njëjtën kohë u zhvillua një nën-kulturë e re shumë territoriale dhe e mbrojtur në qytet: në të cilën ose bëje pjesë, dhe njerëzit të respektonin, ose ishe i huaj dhe ishte më mirë të rrije jashtë saj. Kjo përfshin, sigurisht, policinë. Në përgjithësi, të rinjtë e periferive rrallë largohen nga territori i tyre. Prandaj, protestat nuk u përhapën thuajse fare në zonat pranë qendrës së qytetit, ku të rinjtë ndihen si të huaj dhe të pambrojtur. Duke pasur nivel të lartë papunësie, periferitë janë edhe zona mërzie të thellë. Nuk ka asgjë për të bërë, veçanërisht duke marrë parasysh se shoqatat lokale dhe programet për komunitetin financohen shumë pak. Nuk është çudi që të rinjtë kënaqen duke luajtur lojë luftash me policët. Është si një lojë e vërtetë dhe media i kushton vëmendje.

Në vendet e tjera evropiane nuk është zhvilluar një fenomen i tillë: ka lagje “të vështira”, por jo aq keq sa periferitë të cilat duket sikur distilojnë sëmundjet e shoqërisë, mungesën e shpresës dhe të dëshpërimit deri në atë pikë sa nxisin sjellje vetë-shkatërruese (të rinjtë nganjëherë digjnin shkollat, mjediset e tyre sportive). Autoritetet franceze po i prishin ngadalë periferitë dhe po i zëvendësojnë me projekte vendbanimesh më normale, por shtrirja dhe kostoja e kësaj përpjekjeje është shumë e madhe, dhe ecën shumë ngadalë.

Përse filluan protestat në vitin 2005 dhe jo para tre, gjashtë apo nëntë vjetësh? Siç duket, gjërat janë mbledhur pak nga pak, por kjo nuk është e vetmja arsye. Pas zgjedhjeve të vitit 2002 qeveria e re e Jean-Pierre Raffarin filloi një politikë më konservatore duke i lënë mënjanë programet shoqërore. Programi i ashtuquajtur “policia nëpër lagje” u braktis. Në vend të saj, ministri Sarkozy e udhëzoi policinë të përqendrohet në sigurinë publike dhe luftën kundër krimit, dhe jo “punët sociale”. Qeveria Raffarin bëri gjithashtu shkurtime të mëdha në subvencione për shoqatat e komuniteteve dhe punëtorët socialë vendas pavarësisht nga fakti se shumë sociologë kishin theksuar rëndësinë e tyre në krijimin e një klime më të mirë sociale dhe një mjedisi më edukues për të rinjtë.

Një mënyrë e mirë për të parë rëndësinë e ruajtjes së “formimit sociale” është studimi i rastit të Marsejës. Pavarësisht nga popullsia e madhe imigrante, veçanërisht nga Magrebi dhe Komoros, si dhe ekzistencës së periferive të varfëra, në “lagjet e veriut” siç njihen në Marsejë, nuk kishin shumë protesta. Pavarësisht se deri tani nuk ka patur studime krahasuese, pjesa më e madhe e ekspertëve thonë se stabiliteti relativ i Marsejës vjen për shkak të rrjeteve të krijuara sociale, diferencave të vogla etnike dhe ekonomike mes qendrës së pasur të qytetit dhe periferisë, punës së zhvilluar nga komuniteti (punonjësit socialë, ndërmjetësit, shoqatat etj.). dhe marrëdhëniet më të mira mes policisë dhe popullsisë.

Dhe arsyeja e fundit, por jo më pak e rëndësishme, ishte faktori që mungonte – islami. Sipas disa komentatorëve konservatorë amerikanë mund të krijohet përshtypja se Parisi është mbushur me grupe radikalësh islamikë. Për shembull, Daniel Pipes shkruan në New York Sun4 për “shembullin e parë të një kryengritjeje gjysmë të organizuar myslimane në Evropë” dhe për protestat e të rinjve myslimanë që filluan me 27 tetor në Francë me thirrjet “Allahu Akbar.”

Sigurisht që shumë nga autorët e dhunës së kohëve të fundit vijnë nga familje myslimane – siç ndodh edhe me viktimat e tyre. Por ata nuk kanë ndonjë program fetar, dhe çfarë është edhe më domethënëse, nuk kanë as program politik: shumica e tyre janë të rinj, shpesh të privuar nga shpresat për një të ardhme të mirë dhe punë të mirë. Shumë prej tyre kanë pasur përplasje me ligjin. Këta të rinj nuk dëgjojnë askënd: as prindërit, as punonjësit socialë, as yllin e futbollit Zinedin Zidan, dhe aq më pak autoritetet.

Edhe organizata radikale myslimane Tablig, grup ndërkombëtar konvertimi i cili është aktiv në Francë, edhe grupe më të moderuara si Bashkimi i Organizatave Islamike Franceze e cila publikoi një deklaratë (fatwa)5 ku i dënonte protestat si jo-islamike, kanë zbuluar mungesën e pushtetit të tyre dhe mungesën e ndikimit mbi situatën. Të rinjtë nga qytetet kanë kaluar një periudhë mjaft stimuluese për ta dhe nuk do të ndalen për shkak të urdhërit të një imami apo rekrutuesi islamik i cili do që ata të vazhdojnë të jetojnë një jetë të mërzitshme dhe fetare. I vetmi rrezik islamik do të ishte burgosja e tyre ku ata mund të ndeshnin radikalizmin fetar.

Ka pasur probleme me radikalizmin fetar në periferi dhe mes të rinjve të paprekur francezë me prejardhje myslimane, por ata nuk janë të lidhur me protestat dhe dhunën e nëntorit 2005. Të rinjtë që dogjën makinat nuk ishin ata, të cilëve u interesonte feja – as feja e mbushur me ideologji anti-franceze dhe perëndimore. Është për të ardhur keq që myslimanët francezë, të cilët si grup nuk kishin fare të bënin me protestat dhe të cilët sipas një raporti6 të kohëve të fundit ndjehen gjithmonë e më shumë si në shtëpinë e tyre në Francë, dhe janë gjithnjë e më optimistë për të ardhmen e Francës sesa grupet e tjera fetare7, mund të paguajnë çmimin që nuk u takon nga rritja e dyshimit nga ana e bashkëpatriotëve të tyre dhe komunitetit ndërkombëtar.

1   2   3   4


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azrefs.org 2016
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə