Krizë për abonetë e urbanit në Berat




Yüklə 169.97 Kb.
səhifə2/4
tarix27.04.2016
ölçüsü169.97 Kb.
1   2   3   4

Një protestë e pakuptimtë

Mbase nga tërë shtresat e profesionet që ushtrohen sot në këtë vend, s’mund të kenë të drejtë të protestojnë vetëm disa veteranë, të bërë të tillë me dokumenta fallco që për vite i kanë vjedhur shtetit qindra lekë. Nuk duhet të protstojnë as për një gjë. Pas tyre, nuk duhet të protestojnë për paga të ulta infermierët e mjekët. Po kështu nuk duhet të protestojnë as farmacistët. E dimë të gjithë se po nuk dhe lekë nuk bën dot as gjilpërën e as serumin në kohë dhe ashtu siç duhet. Ashtu siç nuk mund të vizitohesh e operohesh po nuk pagove dhe kur nuk t’i kërkon njeri. Por, po i dhe, nuk i refuzon kurrë kërkush. Fjalën e kemi këtë herë për revoltën e farmacistëve. Si profesion që në kohën e diktatorit ka qenë profesion i privilegjuar për bijtë e bija komunistësh a drejtorësh. Kush nga ndonjë familje me pak, fare pak ama, me ndonjë “njollë” në biografi, qoftë dhe si i pasur, shkoi e u bë farmacist? Nejse ato qenë kërkesa të kohës dhe nuk e zhbëjmë dot. Pasojën e ka nga pas. Nga kjo kategori, do pranuar se mbi 90% janë të lidhur me PS, me të majtët, qofshin këto të Ramës, Gjinushit, Metës apo të Paskalit, ka tek-tuk dhe ndonjë të djathtë, por që i vetëm nuk ka peshë e mundësi të ndryshojë as rrjedhën e as mendimin e kolegëve. Ka nja dy-tre muaj që ka nisur një “sherr” midis farmacistëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Puna është se farmacistët nuk pranojnë një përqindje fitimi prej 29%, sa mendon ministria, por duan 34%, pra, të fitojnë 34 lekë në 100 lekë (të vjetra gjithnjë). A për këtë 5% bëhet ky sherr? Thua se ky 5% do t’i lëjë pa bukë, siç tha në një intervistë kryetarja e sindiaktës së farmacistëve, që nuk kishte as kontratë me ministrinë, për të shitur barna të rimbursushme. Vëllezër e motra, bijë e bija farmaciste nuk janë pak 29 lekë fitim për çdo 100 lekë. Mendoni se sa dhjetëra mijëra lekë bëni xhiro në ditë. Dhe sa 29 lekësha ju dalin mbi çdo 100 lekëshe. Më thoni ju lutem sa farmaciste, ato kolibe që morën nga diktatura që i shkolloi nuk i kthyen në dyqane moderne e duke i zgjeruar? Më thoni ju lutem se sa farmacistë nuk bënë dyqane (lokale) lluksoze për të tregtuar barnat? Më thoni sa farmacistë kanë blerë lokale të reja e sa farmacistë e mjekë nuk kanë blerë shtëpi qindramilionëshe? E pra, ai 5% nuk ju prish fare punë. Ju lutem më thoni sa para keni fituar në mënyrë të paligjshme duke shitur nëpër farmacitë tuaja dhe shampo dhe këna dhe detergjent rrobash e çdo gjë që kishit mundësi t’i mbanit nën banak (sigurisht mbase jo të gjithë), por pjesa më e madhe po? Ishin pikërisht këto xhambazllëqe që ju pasuruan ju në radhë të parë dhe mjekët që lëshonin recetat. Qe ajo loja e ndyrë e Fatos Nanos, që i rimbursoi 100% barnat pa derdhur një lekë në Institutin e Shëndetit Publik. Dhe jo më kot e bëri këtë. E bëri pikërisht për të vënë në vështirësi qeverinë demokratike që i ka dalë për zot t’i thotë ndal korrupsionit. Zotërinj, ku është ish-prefektja e Beratit?! Që keni shirë ju nuk është faji juaj. Është faji i atyre që duhet t’u zbulonin se çfarë shisnit përpos barnave. Po në një qeveri, nën udhëheqjen e një partie, që korrupsionin e kish ngritur në sistem, patjetër që ju do të gjenit shesh e të bënit përshesh. Më thoni ju lutem, përse pranonit dhe tregtonit barna të skaduara, ose në prag skadence, ose pa efektshmëri të lartë si barna nga Qipro, Malta, India e Pakistani e dreqi me të birin? Ka rrezik, që ata grosistët tuaj, t’i kenë marrë gati falas, vetëm që t’ua hiqnin nga depot se duhet të paguanin goxha për t’i groposur. Po kështu dhe ju mund t’i keni marrë gati falas e na i keni shitur si frëngu pulën. Shkoi një fqinja ime të marrë barnat. Nuk ia dhanë të rimbursueshme. Bluza e bardhë, që duhet të bënte betimin e Hipokratit i tha me mirësjelljen e saj: “Vdis, nëno! Po t’i dhash unë me këtë çmim, humbas 1000 lekë të vjetër.” Kësaj i thonë të vdesësh për 1000 lekë. Ku ka humanizëm më të madh se sa ky alla komunist? Më keq akoma. Dhe komunistët kur kapnin ndonjë nga ata që vinin përtej detit për t’i rrëzuar, po të ishte i plagosur, më parë e mjekonin, e shëronin, paçka se pastaj e vdisnin duke e rrahur a pushkatuar. Njerëzit njihen pikërisht te kuptimi që i japin shprehjes: të hash sa të ngopesh e jo sa të vjellësh. Sido që të jetë, qeveria do ta gjejë zgjidhjen. Por ne njohëm dhe humanistët tanë.
Bujar Orizaj
Formimi qytetar i nxënësve të shkollës së mesme

Howard Gardneri, një nga psikologët më të njohur në ditët e sotme mbron tezën se shumica e nxënësve për shkak të të mësuarit të papërshtatshëm nuk kuptojnë shumicën e gjërave që ata kanë mësuar në shkollë. Për shkollën tonë vlen ky konstatim i psikologut të njohur amerikan, por ajo që është edhe më shqetësuese, nxënësit tanë për shkak të fatit tonë historik, prapambetjes së kurrikulës, kanë një formim që jo vetëm lind moskuptime, por në mjaft raste sjell edhë keqkuptime. Vendi tani ka hyrë në rrjedha të integrimit europian dhe shkolla ka për detyrë që, në mos t’u prijë këtyre integrimeve, të paktën të mos i pengojë. Para shkollës sonë del detyrë formimi i qytetarëve të nesërm të Europës së Bashkuar.

Natyrisht kurrikula aktuale ende nuk i përgjigjet më së miri një formimi të tillë, por një mësues i kujdesshëm dhe i vetdijshëm për synimin e shkollës sonë mendoj se gjen hapësirë për të realizuar këtë lloj formimi që do t’u shërbejë nesër qytetarëve për të konkuruar në tregun e punës, për t’u integruar në botën e qytetruar.

Ndryshimi nis te tekstet që studjohen dhe analizohen

Po sjell një shembull nga përvoja si mësues i letërsisë. Për orët e leximit jashtë klase, në vitin e tretë të shkollës së mesme të përgjithshme u dhashë nxënësve paraprakisht një tekst letrar të një autori krejt të panjohur te ne: Par Lagerkvist, nobelist suedez. Tregimi titullohej “Eshtrat e nderuara”. Tregimi lexohej për rreth 2 minuta. Nxënësit kursyen me këtë rast një javë kohë për të lexuar ndonjë roman disa qindra faqesh të autorëve të para tre shekujve, kursyen edhe 900 lekë për të blerë romanin e periudhave romantike a realiste të shekullit të XlX, romane që jepen rëndom nga mësuesit e letërsisë për leximet jashtë klase. Për tekstin e dhënë nxënesit shpenzuan vetëm 5 lekë për të bërë një fotokopje. U lashë detyrë që të lexonin me vëmendje tregimin dhe, sipas një skeme paraprake, të shënonin gjithçka që kishte të bënte me kuptimin e tekstit, dallimin e vlerave artistike dhe përjetimin estetik të tekstit letrar.

Për të mos lodhur auditorin e nderuar po jap me pak fjalë subjektin e këtij tregimi të shkurtër: Dy popuj kishin bërë luftë të madhe kundër njeri-tjetrit dhe qenë mjaft krenarë për këtë fakt. Të mbijetuarit jepeshin me mish e me shpirt për të mbajtur gjallë pasionin e kujtimeve të kësaj lufte. Nga çdo anë e kufirit, ku qenë zhvilluar përleshje dhe luftëtarët e të dy palëve kishin masakruar në mënyrë të llahtarshme njeri-tjetrin, qenë ngritur përmendore të madhërishme për nder të të rënëve që qenë sakrifikuar për atdhe dhe tani preheshin në trojet respektive. Të dy popujt vinin aty për pelegrinazh , secili pranë të rënëve të vet. Aty liderët u drejtoheshin turmave me fjalime të zjarrta për heronjtë e shenjtëruar në një vdekje të lavdishme. Ndërkaq në të dy anët e kufirit u përhap zhurma e kobshme se diçka e mënxyrshme ndodhte gjatë natës në fushat e moçme të betejës: të vdekurit kishin dalë lugetër dhe ngriheshin netëve nga varri dhe piqeshin me shoqi-shoqnë sikur të qenë pajtuar. Këto zhurma shkaktuan në të dy anët një zemërim të thellë. Heronjtë që nderoheshin gjer në përgjërim nga një popull i tërë shkukëshin dhe u takuakëshin me hasmin, u pajtuakëshin me të.

Të dy kombet ngritën nje komision që të hetonte çështjen. U vunë në përgjim pas disa trungjeve të tharë pemesh dhe pritën natën. Gjithçka qenkësh e vërtetë. Nga fusha ngriheshin në mesnatë ca trajta të përzishme që kalonin kufirin. Në duar mbartnin diçka. Përgjuesit mësynë mbi ta gjithë zemërim. “Si ore, ju që u flijuat për atdhe etj...”

Heronjtë e rënë në luftë i vështruan me habi anëtarët e komisionit: Çfarë thoni, ore?! Ne urrehemi për vdekje më shumë se kurrë ndonjëherë! Por, ne thjesht po shkëmbejmë eshtrat tona. Qe bërë rrëmujë e hatashme këtu…

Diferenca të mëdha brenda një klase

Në klasë gjatë diskutimit për kuptimin e këtij teksti letrar pati disa reagime nga nxënësit: grupi a. “Është një tregim për atdhedashurinë, shenjtërinë e kufijve”, u shpreh një nga nxënësit. “Një popull që humbet vigjilencën bie në robëri”, shtoi një nxënës tjetër. Me ç’duket tekstet me plot defekte, deformimi i mësuesve qe përcjellë fatkeqësisht te fëmijët në trajtën më të ngurtë. Grupi b: “Ne nuk e kemi të qartë, nuk e lexojmë dot kuptimin e këtij tregimi, kërkojmë nga mësuesi shpjegim plotësues.”

Ndryshimi nis te përftimi kuptimor

a. Bota është e mbushur me kufij ndarës

Kufijtë nisin që nga kjo klasë, ku dalloheshin qartë kufijtë a kufizimet.

Lumturisht një grup i vogël nxënësish e kishte rrokur plotësisht mesazhin kuptimor të përcjellë me një formë të përkryer artistike te ky tekst letrar, i denjë për një nobelist si Par Lagerkvist. Përgjigjja e këtij grupi qe pak a shumë e tillë : “Është një tekst i mrekullueshëm me kuptim të fuqishëm simbolik. E kaluara barbare e njerëzimit kap prej duarësh, prej mendjesh njerëzit duke i penguar të ecin përpara, duke ua helmuar me urrejtje të sotmen. Një popull që përtyp si çamçakiz të kaluarën është i destinuar të mos jetojë të sotmen dhe vë në dyshim të ardhmen. Bota është e mbushur me kufijë ndarës. Kufijtë janë shenja dhe konvencione të një bote të ndarë nga paragjykimet, dallimet kulturore, fetare, ekonomike. Sot ata janë pengesë e madhe për proçesin e integrimit.”

Pas një dritë të tillë të hedhur mbi këtë tekst pati reagim edhe nga mjaft nxënës të tjerë, të cilët në fillim u shprehën se nuk e kishin kuptuar tekstin: “Parë në këtë kënd kufiri duhet të jetë vija e bashkimit të dy kombeve, të dy popujve. Mitet, heronjtë, kujtimet pasionante për të kaluarën shpesh e pengojnë procesin e integrimit të sotëm, ose

“Ky kufi egziston kudo në Europë dhe në botë. Mund të jetë kufiri në veri të Shqipërisë, në lindje të saj, mund të jetë kufiri në lindje të Greqisë, kufiri në lindje të Polonisë etj. Këta kufij ende mbartin një ngarkesë të tillë, ndonëse flitet për integrime e Europë të Bashkuar.”

Nxënësit, falë asocacioneve folën për një kufi të tillë të përgjakur midis Francës dhe Gjermanisë, ku janë zhvilluar përleshje të përgjakshme për një krahinë që herë i kalonte njërës palë e herë palës tjetër, kufi që nuk egziston më falë emancipimit të të dy palëve dhe futjes në BE, duke flakur tutje urrejtjen, pasionet për të kaluarën e hidhur.

Pastaj u diskutua për historinë e kombeve dhe mësimet që duhen nxjerrë nga historia. Lindën pyetje mjaft interesante si: historia shkruhet siç ka ndodhur apo rregullohet rrugës? Historia e kombit tonë a është shkruar? A është ajo reale, e pandikuar nga qëndrime ideologjke dhe të njëanëshme?

Heronjtë janë apo krijohen ? Adhurimi për ta e pengon integrimin e sotëm? Nesër cilët do të jenë heronjtë e Europës së Bashkuar? Pse nuk gjenden në parqe e lulishtet tona heronjtë e mendimit të këtij kombi, por vetëm njerëz me revolver, me pushkë, mbi tank etj?!

A ka integrim të historisë nesër në Europën e Bashkuar?

Popujt që krenohen me luftrat, përleshjet, masakrat, mitet, heronjtë, që bëjnë pelegrinazh në vendet ku janë zhvilluar beteja të përgjakshme, që mbajnë fjalime duke himnizuar të kaluarën, duke nxitur urrejtjen për tjetrin, në cilën pjesë të Europës spikasin?

Të gjithë ranë dakord se kjo racë njerëzish takohet me shumicë në Gadishullin e Ballkanit. Rrjedhimisht u arrit në përfundimin se pikërisht ky mentalitet e ka penguar zhvillimin në këtë rajon, e ka vonuar integrimin në pjesën më të madhe të tij.

Natyrisht, vetëm vepra të mëdha si tregimi i shkurtër prej 19 rreshtash i Par Lagerkvist mund të krijojnë një polisemi të tillë kuptimesh dhe idesh. Nxënësit pranuan se ky tekst qe krejt ndryshe nga tekstet letrarë që kishin lexuar e analizuar gjer tani.

Ndryshimi nis te formimi i shijeve të holla estetike


Pa dyshim është komponenti më i rëndësishëm i orës së mësimit. Nëse nuk do të lindnin moskuptime dhe keqkuptime të nxënësve për tekstin letrar, ora e mësimit mund të fillonte pikërisht me përftimin estetik të tekstit letrar. Nxënësit, natyrisht edhe me ndihmën e njëri-tjetrit dhe të mësuesit arritën në përfundimet se tregimi ka një kumbim të fortë simbolik. Një nga simbolet më të spikatur është kufiri si simbol i kufizimit, si simbol i ndarjes, si simbol i diferencave, simbol i mendjeve të kufizuara, si simbol i shkretimit fizik e shpirtëror. Në tekst në të dy anët e kufirit flitet për shkreti, trungje të tharë dhe fantazma të përzishme që ngrihen netëve. Një tjetër simbol është përmendorja e ngritur në nderim të të rënëve. Ajo është simbol i hipokrizisë (kujtoni thënien e fantazmave se dikur i kishin varrosur shpejt e shpejt, madje duke u ngatërruar edhe gjymtyrët), simboli mashtrimit të turmave.

Një simbol tjetër janë edhe eshtrat e nderuara. Nderimi i tyre është nderim hipokrit (kujtoni varrimin e tyre shpejt e shpejt, duke ua ngatërruar pjesët e trupit me ato të armikut të tyre ). Eshtrat nderohen për të ruajtuar pushtetin, eshtrat nderohen për të konservuar urrejtjen për fqinjin, për të çimentuar kufirin, që do të thotë për të çimentuar ndarjen. Të rënët në këtë rast poshtërohen duke u shfrytëzuar për t’i hedhur hi syve turmave. Pas idhujve, dihet fshihet diktatura. Ato eshtra të nderuara, në fakt, janë një pengesë e madhe për miqësinë midis dy popujve, një pengesë për lëvizjen e lirë në të dy anët e kufirit, një pengesë për lëvizjen e lirë të njerëzve, të ideve, të mallrave. Ato eshtra të nderuara, ndonëse janë të përziera me eshtrat e armikut respektiv, janë tirania e popujve respektivë, janë pranga në kujtesën e mpirë të turmave në të dy anët e kufirit. A mund të jenë pjesë e Europës së Bashkuar, bie fjala, këta dy popuj që urrehen për vdekje? A mund të harrohet ky kufi i përgjakur, ku urrejtjen nuk e ka tretur as vdekja, nuk e ka tretur as varri? A është gati për t’u integruar në BE një territor i tillë?

Siç shihet, është e mundur që me një tekst të tillë letrar mund të dlirosh mendjet e topitura të nxënësve nga një letërsi e dobët ilustrative që me shumicë gjendet në tekstet e leximit dhe letërsisë në shkollën tonë. Me një tekst të tillë mund të zbulosh se nxënësit tanë munden të studjojnë me sukses një tekst nga letërsia moderne, të formojnë shije të holla estetike, të formohen si qytetarë me virtyte, të formohen si qytetarë me mendje të hapur dhe shpirt të lirë kritik, me humanizmin, tipare e virtyte këto të një qytetërimi ku ne synojmë të integrohemi.

Ju faleminderit!



Yzedin Hima
Toponimet e Beratit”, përgatitur nga Ajet Nallbani

Lashtësinë e një populli e dokumentojnë jo vetëm gërmimet arkeologjike, shkrimet e vjetra të lëna nga historianë të lashtësisë, por edhe toponimet, ku mund të gjenden elemente të ruajtura dhe që i kanë rezistuar shekujve dhe që e gjejnë shpjegimin në gjuhën e sotme.

Është në natyrën e popujve që vendeve, fushave, kodrave, maleve, lumenjve, grykave, rrugëve, vendbanimeve…, t’u vënë emra në gjuhën e tyre, me synimin që të mundin që të orientohen gjatë komunikimit midis tyre.

Edhe pse nëpër shqotat e historisë, popujt janë pushtuar, janë ndikuar nga gjuha e pushtuesit, përsëri si një libër i pashkruar, por i lexuar edhe në ditët tona, mbetet kjo, fusha e toponimeve. Edhe pse shumë prej tyre kanë ardhur jo të ruajtura në gjuhën e emërtimit të parë, por si përkthime në gjuhën e pushtuesit, sërish ato me shpjegimet që mund t’u jepen, mbartin të vërteta që duhen vlerësuar.

Kur mora dorëshkrimin “Toponimet e Beratit”, përgatitur nga Ajet Nallbani, mbeta i mrekulluar nga puna e bërë prej tij, sepse po shkoja për herë të parë në një fushë të re dhe shumë të pasur të kulturës së lashtë të qytetit tim.

Qëllimi i autorit nuk është vetëm dokumentimi i toponimeve të qytetit dhe të disa toponimeve të rrethinave të tij, por më tepër rifreskimi i kujtesës qytetare për një numër toponimesh që janë harruar, ose dhe që janë në përdorim, që të njihen brezat e rinj që jo vetëm t’i përdorin, por edhe të dinë vendndodhjet dhe domethënien e tyre.

Kjo përmbledhje me toponimet e Beratit, edhe pse nuk është gjithëpërfshirëse, si punim i parë, ruan vlera të pakundërshtueshme. Ajo ruan vlera për sudiuesit e kësaj fushe, shërben edhe si nxitje për masën qytetare që të mund ta pasurojnë atë më shumë me të dhëna të reja, të panjohura, duke u lidhur me autorin për një ribotim të mundshëm edhe më të plotë.

Vlerat e këtij botimi i shtohen edhe nga një numër fotografishë të vjetra që janë përdorur për ilustrim.

Shumica e qytetarëve nuk e dinë se kulla në hyrje të Portës së Kalasë quhet Kulla e Flamurit, ose pse një shesh i vogël mbi lagjen Goricë quhet Varri i Paranomit, ose pse Sheshi i Dosave mbart këtë emër, ose me ç’ngjarje lidhet toponimi Ura e Hanit, ose ç’kuptim mbart emri i dy maleve Tomor dhe Shprag. Dhe kështu mund të vazhdojmë edhe me shembuj të tjerë. Shpjegimet keni për t’i gjetur brenda librit.

Nga këta shembuj arrijmë në bindjen se ky botim mbart edhe vlera të tjera, veç atyre brenda fushës gjeografike të toponimisë që do t’i shërbejnë zgjerimit të dijeve jo vetën të qytetarëve beratas, por edhe të çdo lexuesi tjetër që do ta shtjerë në dorë këtë libër-album.

Duke i hedhur një vështrim të shpejtë toponimeve të këtij libri, do të dallojmë:

Toponime të vjetra që nuk janë cënuar nga pushtimet e huaja në shekuj, që shpjegohen vetëm me gjuhën e sotme shqipe dhe që tregojnë për autoktoninë e popullit tonë. Midis tyre përmendim emrat e maleve Tomor, Shpirag; emrat e lagjeve Breg, Përrua; emrat e vendeve Zarizam, Beli i Beratit, Balta e Kuqe, Kulla e Flamurit….

Toponime që janë pëkthime të emrave të vjetër shqip nga pushturesit e huaj. Midis tyre përmendim emrat Berat, Drobonik, Goricë, Gërricë, Biftë, Zagore…

Emërtime të ndryshme që marrin vlerën e një toponimi. Këto lloj toponimesh paraprihen nga parafjala te ose tek. Midis tyre përmendim: te Babë Duda, te Lundra, te Baba Aliu, te Sahati, te Gjashtëkatëshi…, që veç kuptimit të parë, marrin edhe kuptimin e dytë që nënkuptojnë vendin ku ndodhej lundra, sahati, Baba Aliu, gjashtëkatëshi, ku qytetarët linin takim…

Kemi një grup toponimesh që koha i ka hequr nga përdorimi, por që gjenden në dokumentet e vjetra dhe ka vlera njohëse përcaktimi i tyre. Midis tyre përmendim: Atik, Alet, Hevlek, Hysen Ngjalë, Uzgur, Kollobec…

Po kemi edhe një grup toponimesh të vjetra, që i rezistuan kohës edhe pse ajo u mundua t’i zëvendësonte përmes trysnisë politike. Lagjen Breg u përpoqën ta quanin “Kodra e Sulmit”, por që populli mbante në gojë toponimin e vjetër. Edhe pse lagjen “Murat Çelepi” u munduan t’ia ndryshonin emrin, u ruajt me fanatizëm nga populli dhe sot u rikthye edhe zyrtarisht. Po kështu edhe lagjen Goricë deshën të quhej lagjja “Partizani”, por populli asnjëherë nuk u miqësua me këtë emërtim dhe ruajti dhe ruan sot e kësaj dite emrin e vjetër.

Janë disa toponime të reja që janë pranuar nga populli dhe i kanë zëvendësuar emërtimet e vjetra pa dhimbje. Midis tyre përmendim emrat e lagjeve “Muzaka”, “Dëshmorët e Kombit”, “Donika Kas-trioti”, “Jani Vruho”… Siç ka edhe një grup toponimesh që mbeten si relike të kohës së komunizmit, si “22 Tetori”, “30-vjetori”, “10 Ko-rriku”…

Janë edhe një grup toponimesh që lidhen me emra personash të njohur që u kanë dhënë edhe emrin lagjeve ose vendeve ku kanë hedhur themelet e shtëpive tyre, si “Murat Çelepi”, “Hysen Ngjalë”, “Baba Kadi”, “Deli Bega”, Sheshi i Brakës, Kazermat e Zogut…

Toponimet nga ndërtimi gjuhësor në më të shumtën e rasteve janë grupe emërore. Veç toponimeve të thjeshta, si Berat, Tomor, Shpirag, Biftë, Gërricë, Goricë, Breg, Përrua, Zarizan, Çanaku, Çurka, Sqolla…, kemi edhe toponime të formuara nga një grup fjalësh, si Sheshi i Dosave, Lëmi i Shamatasë, Balta e Kuqe, Pusi me Çati, Pusi i Kozares, Sheshi i Beut, Porta e Pashait…

Lindja e këtyre toponimeve lidhet me veçori fizike të vendit, si Goricë – Mal i Thatë, Berat – Qytet i Bardhë, Dobronik – Dushknajë, Hani i Fëshfërimës – vendi ku ndihej fëshfërima e gjetheve dhe e rrjedhjes së lumit Osum; me gjurmë të mitologjisë, si Tomor – Mali i të Mirëve, Shpirag – Mali i shpive të egra, zvarranikëve, dragonjve; me elemente të jetës qytetare, si Pazari i Misrit – ku tregtoheshin drithërat, Pazari i Gjalpit – ku tregtoheshin prodhime të bulmetit, Hani i Shpiragut – vendi ku bujtnin banorë të krahinës së Shpiragut kur zbrisnin në qytet për pazar…

Pa patur si synim për t’u futur në hollësi të tjera, për kaq sa përmendëm, besojmë se do t’ju zgjoj interes njohja me këtë pasuri të kulturës qytetare, si dhe me mjedisin ku kanë jetuar të parët tanë dhe ku jetojmë ne sot.


Agim Mehqemeja

Mbresat e një veprimtarie



Ishin mësueset Alma Avrami dhe Zamira Velmishi të cilat morën përsipër punën për aktivitetin me tematikë “Të jemi tolerantë”. Mesazhi do të shprehej në poezi dhe pikturë si dhe humor. Vizatimet ishin nën kujdesin e mësues Todit. U grumbulluan mbi njëqind poezi. U caktuan recituesit, të cilët do të recitonin poezitë e zgjedhura. Ata ishin: Jonida Puka, Kristi Sinjari, Ola, Marinela Hoxha, Kristiana Daka, Ilda Dyrmishi. Aktivitetin e drejtoi mësuesja Alma me një nxënës të kalsës së gjashtë Albert Toshkëzi, i cili befasoi shikuesit me zhdërvjelltësinë dhe natyralitetin e pyetjeve dhe komunikimin e ngrohtë. U shpërndanë fashikuj me thënie të njerëzve të mëdhenj për t’u komentuar.

Ky aktivitet u shoqërua i ndërthurur me veprimtari të tjera në shërbim të mjedisit, lyerjen e kangjellave nën kujdesin e mësues Thomait, lyerjen e mureve të shkollës dhe të pemëve si dhe pastrimin e barërave nën kudjesin e mësuese Fatmirës si dhe rifreskimin e vazove të luleve. Në aktivitet e mori fjalën edhe drejtori z. Ç. Olldashi, i cili midis të tjerash tha:

“Ne thellim të punës për t’i thënë ndal dhunës kudo që ajo shfaqet dhe nga kushdo në çdo formë, shkolla “Thimi Tani” po organizon një sërë aktivitetesh ku është inkuadruar edhe ky i klasës së VIb. Tematika e punës është zgjeruar. Në veprmtari janë angazhuar të gjithë: mësues-nxënës, prindër. Synimi është: të eliminohen shkaqet, të gjenden zgjidhjet, të krijohen kushtet e një mësimdhënieje me në qendër nxënësin dhe ku askush të mos braktiset.

Disa klasa kanë eliminuar mungesat, disa kanë siguruar kalueshmëri reale 100%, disa çdo ditë ndryshojnë mjedisin, senati i shkollës, nxënësit shembullorë, këshilli i mësuesëve, bënë analizë: “Ta fillojmë nga vetja”.

Rezultatet janë premtuese, secili sjell një ndryshim, të gjithë bashkë synojmë suksesin. E kur përfshihen të gjithë, kur nuk mungon serioziteti, ai (suksesi) është i garantuar.

Në përfundim të vlerësimeve të vizatimeve u identifikuan ndër më të mirat punimet e nxënësit Loren Demo, Stivens Balla, Alban Borokoçi, Shelona Saliasi.
Luftar Spahiu

Ky Berati plot lezet nga higjena për ibret”

E titullova kështu këtë shkrim duke marrë direkt këto vargje me rimë të thëna nga një i ri, kur po kalonte pranë kazanëve të mbushur plot me mbetuina, aq sa ishin mbuluar krejt dhe të kutërbonte një erë e keqe.

Kjo ndodh shpesh në lagjet periferike, por edhe në mes të “30-vjetorit” në krye të tregut pas stadiumit të ri. Ndërmarrja e pastrimit ka dhe s’ka faj, por faji kryesor është i banorëve, të cilët i hedhin mbeturinat që në mëngjes e për gjithë ditën, ndërkohë që mbetjet rekomandohen të hidhen në mbrëmje që mëngjesi t’i gjejë bosh kazanët. Ky sigurisht që është një nga problemet e higjienës së qytetit tonë, por ka edhe dukuri të tjera që lënë për të dëshëruar për punën e inspektoriatit të QSE (qendrës shëndetësore epidemiologjike). Të gjithë e mbajnë mend mirë që para viteve ‘90 ky inspektoriat mbyllte me ditë e me javë ambjente sherbiimi e lokale, duke gjobitur përgjegjësit e tyre, ndërsa sot sikur nuk ndihet më frika e kësaj mase. Dyqanet e fruta-perimeve i hedhin mbeturinat në cepin më të afërt, mjafton t’i largojnë nga vetja. Më e rënda fare është gjendja pranë dyqaneve ku tregtohen prodhiemet e detit. Ujërat e tyre plot erë kullojnë nga dyert ose derdhen në rrugë poshtë trotuarit gjë që bën që i gjithë mjedisi aty pranë kutërbon erë e keqe.

Shqiptarët tashmë kanë parë botën perëndimore dhe një gjendje e tillë as që nuk të shkon ndërmend. E si mund të pretendojmë ne që me një edukatë të tillë pune ta bëjmë qytetin tonë një qendër turistike nga e cila do të fitonin të gjithë banorët e tij.

Një problem tjetër i rëndë është dhe mbajtja e bagëtive. Kjo dukuri është reflektuar edhe më parë, por sot është bërë element vërtetë shqetësues. Nëse dikush mbante brenda avllisë së tij një lopë dhe nuk shqetëson askënd, tashmë shihen kope me dele të kalojnë nëpër rrugët e qytetit. Shihen hera-herës edhe gica të vegjël të ndjekin dosën nëpër rrugë e shëtitore. E keqja tjetër është se pronarët e tyre plehun e bagëtive e nxjerrin me thasë përpara portës së shtëpisë prej të cilëve rrjedh ureja me erën e veçantë duke u bërë shqetësim për të tjerët. Sigurisht ky është refleksion i të ardhurve nga fshatrat, të cilëve era e bagëtive nuk u bënë përshtypje. Unë nuk jam kundër ardhjes së tyre në qytet, por jam kundër këtyre dukurive. Të ardhurit duhen këshilluar edhe qortuar apo ndëshkuar deri sa të reflektojë si qytetar.

Gjatë diktaturës ishin të paktë të ardhurit nga fsahti dhe ata duke qenë nën trysninë e elementëve të qytetarisë, ndryshoni shpejt. Tani që të ardhurit nga fshatrat janë të shumtë, nuk e ndiejnë trysninë qytetareske, por po ndodh e kundërta, qytetaria ndodhet nën trysninë e tyre si nga sjellja, eduakta dhe mënyra e komunikimit.

Janë parë persona që rrihen në mënyrë shtazarake dhe kjo nuk është qytetari.

Detyrë të rëndësishme i del edhe bashkisë sonë, policisë bashkiake. Mendoj se duhet filluar urgjent kontrolli dhe marrja e masave për këto sa thamë që të mund të pretendojmë që qyteti ynë të jetë nën mbrojtjen e UNESKO-s, por së pari duhet ta mbajmë ne. Me gjendjen e sotme mund të krahasohemi me vendet e varfra të Afrikës apo të Azisë, ku popujt nuk dinë se ç’do të thotë higjienë e pastërti.

Dikush mund të thotë “ka familje që mbajnë qen e pse të mos mbaj dele?” Unë them le të mbajnë, por kurrësesi nuk duhet të ndjehet era e plehut në të gjithë lagjen. Le të punojmë, pra, të gjithë me kujdes e me durim që edhe të ardhurit të bëhen sa më parë pjesë e qytetarisë.


Luftar Spahiu
1   2   3   4


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azrefs.org 2016
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə