Krizë për abonetë e urbanit në Berat




Yüklə 169.97 Kb.
səhifə1/4
tarix27.04.2016
ölçüsü169.97 Kb.
  1   2   3   4
Pesë nga 12 firmat e liçensuara për të nxjerrë pllakat e gurit në shpatin e malit Tomor do të largohen nga ai territor ku kanë punuar deri tani, ndërsa me përparësi do t’u caktohet tjetër vend që të veprojnë. Ky është vendimi që është marë dhe urdhëri që është dhënë nga tri ministritë përkatëse, ajo e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, sipas të cilave ato janë brenda një rrezeje, e cila do të shpallet zonë e rëndësisë së vecantë për ruajtjen e burimit të Bogovës nga ndotjet.

Lajmin e ka bërë të ditur prefekti i Beratit Roland Bejko, i cili ka komunikuar urdhërin e ministrive përkatëse, ndërsa ka urdhëruar që askush tjetër përvec të liçensuarëve të mos lejohet të punojnë në karierën e malit Tomor. Tashmë rrugët që të çojnë atje do të jenë të kontrolluara edhe mjetet gjithashtu, gjë që krijon pamundësitë e abuzimeve në atë territor.

Urdhëri bënë të ditur se firmat; MALENDI me qendër në Poliçan, ZALO me qendër në Poliçan, ALION me qendër në Berat, ZOTAJ-Z me qendër në Sarandë, ERALI më qendër në Sheq të Fierit dhe pjesërisht firma TARE me qëndër në Poliçan nuk do të lejohen të punojnë në territoret ku kanë vepruar deri tani, sepse përfshihen brenda zonës së rëndësisë së veçantë, e cila është shkak për ndotjen e ujit të burimit të Bogovës.

Firmat në fjalë kanë kundërshtuar, por kërkesa sipas licensimit që të kthejnë në identitet zonën ku kanë bërë punime përbënë thembrën e Akilit, sipas të cilës shteti kërkon dëmshpërblimin, i cili mund të shkojë edhe më lart se shpenzimet që ato kanë bërë për të shfrytëzuar karierën e shpatit të malit Tomor.



Krizë për abonetë e urbanit në Berat

Mungesa e sasisë së nevojshme të aboneve si dhe mënyra e organizimit të shpërndarjes së tyre ka provokuar radhë të gjata dhe çmime të larta për shitjen e aboneve të muajit maji në Berat. Nga 1100 copë abone të njoftuara se do të shiteshin në Berat për shërbimin urban të qytetit janë shitur dje vetëm 850 duke u komunikuar shitja e tërë sasisë së planifikuar ndërsa radhët e shumta dhe kërkesat kanë bërë që çmimi i shtijes së tyre të shkojë deri në dyfishin.

Efektivi i policisë bashkiake të Beratit ka qenë në dispozicion të agjensisë së shitjes së aboneve në qendër të qytetit të Beratit, e vetmja pikë ku janë shitur abonetë, ndërsa njoftimi për këtë krizë të paralajmëruar ka bërë që në orët e para të mëngjesit të grumbulloheshin me qindra persona te i vetmi sportel i shitjes së tyre.

Megjithëse bashkia është munduar që të disiplinojë radhët e personave që kërkonin të pajiseshin me abone duke përdorur policinë bashkiake të Beratit katraura e paralajmëruar ka vijuar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe ka bërë që pakënaqësitë e njerëzve të arrinin kulmin duke provokuar sherr dhe sharje për pushtetin vendor dhe atë qendror në lidhje me korrupsionin që ka përfshirë strukturat e tij.

Bashkia e Beratit ka njoftuar për shitje të një sasie të kufizuar abonesh për qarkullimin me shërbimin urban qytetës ndërsa shifra e publikuar ka qenë shumë herë më e vogël se e zakonshmja dhe shitja e aboneve është bërë pikërisht të shtunën në prag të përfundimit të muajit duke provokuar amulli dhe radhë që u kanë kujtuar beratasve kohët e para viteve 1990 kur në krye të ish komitetit të partisë së rrethit ishte kryebashkiaku i sotëm i Beratit z Fadil Nasufi. Ndërkohë që qindra nxënës shkollash dhe prindër të tyre si dhe punëtorë që janë punësuar në ndërmarrje private në periferi të qytetit kanë pritur radhën për të blerë një abone kanë pasur fatin e mirë që vetëm një pakicë e tyre të sigurojë biletën 600 lekëshe, ndërsa disa të tjerë kanë siguruar atë me dyfishin e çmimit.

200 NXENES TE NJE SHKOLLE, TE SEMURE ME SHYTA, MESUESIT VAZHDOJNE MESIMIN

Prej mese nje muaji, me shume se gjysma e nxenesve te nje shkolle 9 -vjeçare, ne fshatin Çiflik te komunes se Poshnjes, jane infektuar nga semundja e shytave. Perhapja ne mase e semundjes infektive te nxenesit ka ardhur kryesisht nga kontaktet mes femijeve te semure, te cilet pas nje mjekimi popullor te kryer nga prinderit e tyre, i jane rikthyer mesimit per shkak te mungesave, numri i madh i te cilave mund te sillte perjashtimin e tyre nga shkolla.

Prinderit e femijeve, te prekur nga kjo semundje, kane kerkuar prane drejtorise se shkolles mbylljen e saj deri ne nje permiresim te situates, por kerkesa e tyre nuk eshte marre parasysh. Keshtu, ata jane detyruar t’i dergojne femijet ne shkolle edhe te semure, me qellim qe te shmangnin perjashtimin nga shkolla. Deri tani mesohet se ne kete shkolle jane rreth 200 nxenes te prekur nga semundja e shytave.

VUANTE NGA DEPRESIONI, HIDHET NGA KATI I KATERT 38 -VJEÇARI

Nje 38- vjeçar nga lagjja “Kushtrim” i qytetit te Beratit eshte hedhur nga kati i katert. Burime te policise se ketij qyteti bejne te ditur se rreth ores 02.00, 38- vjeçari Fatos Dyrmishi ka tentuar te vetevritet duke u hedhur nga kati i katert i pallatit ku banonte. 38 -vjeçari banonte ne katin e dyte, por mbremjen vone te se henes, pasi eshte siguruar se pjesëtaret e familjes po flinin, ai ka dale nga shtepia dhe eshte ngjitur ne katin e katert nga ku edhe eshte hedhur.

Pasi kane ndier zhurme, familjaret jane ngritur me shpejtesi dhe kane pare ne dhomen ku flinte 38- vjeçari, por nuk e kane gjetur aty. Ata kane zbritur shkallet me shpejtesi dhe e kane pare ate te shtrire perpara oborrit te pallatit i teri i mbuluar ne gjak. I plagosuri eshte derguar menjehere per ne spitalin e qytetit, ku i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale. Mjeket bejne te ditur se gjendja shendetesore e 38 -vjeçarit eshte e rende pasi ka marre plage te medha ne trup.

Ne vendngjarje kane shkuar grupi hetimor e mjeku ligjor dhe nga hetimet e kryera eshte konstatuar se 38- vjeçari vuante prej kohesh nga depresioni qe prej 8 vjetesh, kur ai kishte qene emigrant ne Geqi. Pasi kishte mbledhur nje shume lekesh ne ate kohe, ai ishte nisur per te ardhur prane familjes, por gjate rruges ai eshte grabitur nga disa persona te cilet per t’ia arritur qellimit te tyre, e kane goditur ne koke dhe e kane lene pa ndjenja.


QIRIRI I PASHKES DJEG BANESEN, SHPETON 70 VJECARJA

Nje qiri i ndezur per festen e Pashkeve ka djegur banesen e nje te moshuare qe jetonte e vetmuar, e cila gjithashtu eshte rrezikuar nga flaket. E moshuara Polikseni Taçi, banore e lagjes “Donika Kastrioti”,ka ndezur nje qiri per pashket. Taçi e kishte vene qiririn mbi nje komo ku ndodheshin dhe ca rroba.

Qiriri eshte rrezuar mbi komo ku kane marre flake rrobat qe ndodheshin aty. Me pas zjarri eshte perhapur ne rrobat e tjera te dhomes duke krijuar tym dhe flake te medha. E moshuara eshte ngritur nga krevati dhe ka kerkuar ndihme, e cila i eshte dhene menjehere nga komshinjte. Pasi kane hapur me force deren e jashtme, komshinjte e saj kane hyre ne dhome dhe e kane nxjerre menjehere jashte. Pas pak minutash ka mberritur edhe zjarrfikesja e lajmeruar nga banoret e pallatit, e cila ka shuar zjarrin.

USHTARET DHUROJNE GJAK NE SPITAL

Rreth 100 ushtare te Bazes Ajrore te Kuçoves dhurojne gjak ne ndihme të të semureve ne spitalin e Beratit. Nisma eshte iniciuar nga organizata e Kryqit te Kuq. Spitali i Beratit prej kohesh kishte dhene alarmin per mungesen e gjakut. Burime nga spitali bejne te ditur se kjo gjendje eshte krijuar si pasoje e largimit te dhuruesve te gjakut, te cilet kerkojne rritjen e cmimit te gjakut, i cili sipas tyre eshte ne vlere qesharake.

Ndersa behet e ditur se drejtoria e spitalit nuk ka fonde te veçanta per blerjen e gjakut. Mungesa e gjakut ne kete spital ka qene gjithmone problem per mjeket dhe pacientet e ketij rajoni, te cilet shpesh jane ndihmuar nga spitali i Lushnjes.

Dilaver Xhelili

Çlirohet” kolektori, rrafshohen 20 ndërtime

Filloi prishja e 163 ndërtimeve pa leje në Kuçovë

Policia e Ndërtimit ka filluar prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalin kolektor të ujërave të larta, që fillon nga fshati Goraj dhe përfundon në lumin Osum, duke përshkuar 4 fshatra të komunës Perondi dhe një lagje të bashkisë të Kuçovës. Sipas burimeve zyrtare nga policia ndërtimore, mësohet se ky është fillimi i fazës së dytë, e cila do të vazhdojë deri në përfundimin e prishjeve e të gjitha ndërtimeve pa leje, të cilat në shumë raste janë bërë shkak i përmbytjeve të dhjetëra hektarë me tokë dhe shtëpi banimi, deri në dy e tri lagje të këtyre fshatrave. Po sipas burimeve në të gjithë aksin e kanalit mbi bankinë dhe brenda në kanal do të prishen të gjitha urat bankinë dhe urat me diametër të vogël, që nuk lejojnë kalimin e ujërave të larta si dhe muret dhe ndërtimet e tjera mbi bankinën e kanalit të ujërave të larta. Para disa ditësh fadrona e policisë ndërtimore, e marrë “hua”, ka prishur rreth 20 ndërtime pa leje në pjesën e rrugës nga Meteori deri në derdhje të lumit Osum, që përshkon fshatrat Meteor dhe Tapi të kësaj komune, të cilat janë 6 ura bankinë, tri ndërtime mure betoni dhe me blloqe që kanë përvetësuar bankinën si dhe një pjesë të serave të dy fermerëve që i kanë ndërtuar mbi këtë bankinë. Në gjatësinë e bankinës së kanalit do të prishen 163 ndërtime pa leje. Kreu i policisë ndërtimore, Rezart Dollani, bëri të ditur se “ky aksion do të vazhdojë deri në përfundimin e prishjes së të gjitha ndërtimeve pa leje, ndërsa pronarët e këtyre ndërtimeve i kemi lajmëruar sipas ligjit 15 ditë para, duke u dërguar vendimet pranë vendeve ku kanë ndërtimet si dhe në shtëpitë e tyre”.



Sherri për punonjësen e gjendjes civile lë pa certifikatë banorët

Konflikti mes Prefekturës dhe Bashkisë së Urës Vajgurore ka mëse dy javë që dhjetëra banorë të bashkisë të Urës-Vajgurore, vazhdojnë të sorollaten sa në institucionin e prefekturës, sa në zyrat e bashkisë, për t’u pajisur me certifikatat që u nevojiten. Shkak për këtë sorollatje dhe pritje të tejzgjatur të dhjetëra banorëve, që thuajse çdo ditë presin para prefekturës për orë të tëra për të marrë dokumentin zyrtar, është se punonjësja e gjendjes civile e bashkisë është e pushuar nga puna nga grupi i kontrollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjeve Civile, me motivin “falsifikim të akteve të gjendjes civile”. Kanë kaluar tre muaj nga ky akt kontrolli si dhe tre muaj nga shkresa që Ministria e Brendshme i ka dërguar prefektit të Beratit për zbatimin e akt-kontrollit, ku i kërkonte që Irena Dhaskali të lirohet nga detyra e punonjëses së gjendjes civile. Madje, grupi i kontrollit në aktin ligjor ka thënë se, meqenëse punonjësja është me një vit punë në këtë zyrë dhe nuk ka përvojë, vetëm të largohet nga kjo punë. Edhe pse kanë kaluar deri në ditën e djeshme mbi tre muaj dhe ministria ka dërguar edhe shkresën e dytë, pasi ka pasur ankesa për mosplotësimin me dokumente të gjendjes civile për banorët, ende bashkia e Urës Vajgurore nuk e ka larguar nga detyra punonjësen

Do t’u kthej besimin shqiptarëve të zhgënjyer nga qeverisja e Nanos dhe Berishës

Intervistë me zotin Lefter Maliqi, kordinator i LSI-së për qarkun e Beratit

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk iu bashkua koalicionit të majtë të sapoformuar. Do të dilni vetëm në zgjedhjet lokale?

LSI është forca më e dëmtuar nga zgjedhjet e 3 korrikut për shkak të megadushkut, trafikimit të votave, partive të tjera fantazmë për elektorat. Megjithë vjedhjet e bëra me 9% që doli LSI pa megadukshku, do kishim 16 deputetët, që do të thotë forca e tretë politike pa të cilin nuk mund të krijohej qeveria. PS gjithë luftën e saj politike e drejtoi ndaj LSI, me kërcënime, shantazhe, heqje njerëzish nga puna deri te shpifja në gazetën ZP se 40 kandidatë të LSI-së kanë dhënë dorëheqjen. Ne kemi qenë dhe jemi për bashkëpunim, por në bazë të një platforme: heqja dorë nga megadushku (trafikimi i votës së shqiptarëve), bërja e reformës zgjedhore, distancimi i PS nga qeveria e saj e kaluar dhe nga monopolistët dhe me programe të qarta bashkëpunimi. Por PS nuk po i zbaton, por bën bashkimin e së majtës me PSD-në, PAD-në dhe PDS-në me të cilët dështoi më 3 korrik dhe bashkë me ta dhe Xhuveli dhe PBDJ. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, por me rregulla loje të barabarta. Ne jemi të gatshëm të konkurojmë në të gjitha komunat dhe bashkitë, pasi përfa-qësohemi nga njerëz me vlera që kanë një mbështetje të gjerë në bazë, ku numri i anëtarësisë është rritur ndjeshëm, pasi shpreson te LSI-ja.



Ditën e premte pamë një spektakël të vërtetë të LSI-së, ku në tërë atë hare, muzikë, flamuj e simbole, një grup i madh i social-demokratëve iu bashkua LSI-së. Cili është komenti juaj?

Dje LSI-ja e kryeqytetit organizoi një takim festiv ku morën pjesë mbi 4000 simpatizantë të LSI-së me rastin e përfundimit të strukturave të LSI-së në Tiranë dhe të pranimit të 800 anëtarëve të rinjë në kryeqytet. E veçanta e takimit ishte edhe bashkimi i PSD (Partisë Socialdemokrate të reformuar) e cila shpreson vetëm te kjo forcë e shpresës së shqiptarëve, si dhe për herë të parë u krijuan të gjitha organizatat e LSI-së në Tiranë që nuk kanë qenë më 3 korrik. Them kështu, pasi edhe në qarkun e Beratit pas 3 korrikut ne kemi krijuar 62 organizata që s’i kemi pasur, po kështu edhe 65 anëtarë të rinjë ku numri i anëtarësisë në Berat është 3620 anëtarë, po kështu ka përfunduar organizmi në të gjithë Shqipërinë. Ky takim festiv në Pallatin e Kongreseve do të shoqërohet me një miting të madh në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë më14 maj, ora 18.00 pasi shqiptarët janë të zhgënjyer nga qeverisja e Nanos dhe e Berishës.



A do të kandidoni në zgjedhjet lokale? Cilët janë arsyet e kandidimit?

Në radhë të parë si koordinator i qarkut të Beratit dhe si anëtar i komitetit drejtues kombëtar të LSI-së dua të sqaroj se në Berat ka përfunduar në të gjitha komunat dhe bashkitë për zgjedhjet e strukturave drejtuese dhe jemi në fazën e përzgjedhjes së kandidatit për kryetar komune dhe bashkie si dhe të këshilltarëve, pasi kemi besim që do të dalim forca e parë në Berat, pasi këtë e treguam edhe më 3 korrik. Këtë e them edhe për arsye se jemi më të përfaqësuar se kurrë dhe më të organizuar dhe kësaj radhe janë interesat e vetë popullit të Beratit. Lidhur me pyetjen tuaj unë kam dëshirë, kjo do të varet nga strukturat e LSI-së në bazë dhe në qendër, që të kandidoj në komunën e Otllakut. Arsyet janë që më 3 korrik unë dola fitues në këtë komunë duke pasur kundër shtetin, pushtetin lokal, lekët e hedhura, etj. dhe kam një detyrim të madh moral për banorët e kësaj komune, të cilët kanë besim te aftësitë, këmbëngulja, vlerat e mia intelektuale që unë kam dhe unë këtë votë që më dhanë më 3 korrik dhe që do më japin më shumë në zgjedhjet lokale, do t’ia shpërblej vetëm me punë duke qenë njeri popullor, pranë halleve të tyre në hidhërim e gëzim, në fatkeqësi të ndryshme duke u dhënë shpresën për ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, fushave të sportit, gjelbërimet, vendeve të argëtimit për të moshuarit e të rinjtë si dhe me punën time duke sfiduar dhe nxitur kryetarët e tjerët të komunave dhe bashkive. E them këtë pasi duke punuar në 10 rrethe të Shqipërisë, unë gëzoj respekt në njerëz të politikës së majtë apo të djathtë, biznesmenë, shoqata të ndryshme humanitare në mënyrë që të kthehem në një lypës për të ndërtuar komunën e Otllakut, pasi ashtu si lyp votën te njerëzit, ashtu duhet të kthehesh në lypsar në kuptimin figurativ për të bërë sa më shumë për zonën. Të kenë besim të patundur, pasi edhe të ardhurat e komunës do të përdoren vetëm për interesat e votuesve pa dallim në janë të majta apo të djathta, jemi të gjithë të një gjaku, jemi shqiptar.



Flitet se deputeti Braçe, pasi mori mandatin e deputetit, duke ju vlerësuar si kundërshtar të fortë gjatë fushatës 2005, ju ka ftuar për një drekë. Çfarë biseduat gjatë kësaj dreke?

Besoj se kjo është pyetje provokuese për të pasur reagimin tim. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam gjë personale me individin Braçe. Unë kam qenë konkurent i tij në politikë, por shpifjet e tij në fushatë elektorale dhe veprimet e fundit duke provokuar 3 incidente me mua pas tre korrikut, tregojnë se ai ngelet i vogël si politikan dhe unë dua që t’i tregoj zonës se jam shumë herë më i mirë se ai, pasi ai shpif, nuk qan hallet e popullit, por tallet dhe i fyen, ka abuzuar me pushtetin, dhe s’ka asnjë lidhje me zonën, të jenë të bindur që ai i bleu dhe i vodhi votat dhe s’ka kurajo të konkurojë në Korçë në vendin e tij të origjinës. Ky tip komiku është shumë i keq dhe hakmarrës në shpirt dhe ka mbështetur dhe mbështetet nga njerëz të korruptuar. Unë do të vazhdoj të konkuroj me ndershmëri, pasi jam i bindur që e drejta gjithmonë fiton.



Si oficer policie, cili është komenti juaj për luftën kundër krimit dhe sukseset e fundit të MPB-së?

Lidhur me veprimet e policisë kam thënë se ajo po të lihet e lirë nga politika, korr suksese në luftën ndaj krimit, por akoma edhe për disa vjet kjo s’ka për të ndodhur në Shqipëri. Goditjet e fundit janë për t’u përshëndetur, pasi kanë qenë banda që edhe qeverisja e PS-së i ka ditur dhe s’i ka goditur, dhe z. Meta vetë i ka përshëndetur veprimet e fundit të policisë. Por duhet të vazhdoj me këtë vetëm në të gjithë vendin.



Cili është mendimi juaj si opozitar për qeverisjen e djeshme të PS-së? Po për koalicionin e sotëm?

Ne u ndamë nga PS-ja për shkak të qeverisjes së keqe vitet e fundit dhe se nuk po luftoheshin monopolet dhe kjo qeveri i shërbente vetëm një grupi njerëzish dhe jo shqiptarëve. Për qeverisjen e sotme, i vetmi sukses është vetë lufta ndaj krimit, por deri tani nuk ka mbajtur premtimet e dhëna, duke mashtruar popullin dhe duke e lënë nga dita në ditë më të varfëruar dhe këtë e ndiejmë edhe në Berat. Berisha do të jetë vetë i pari dhe nuk tërhiqet sado që gabon. Ndërsa Nano pavarësisht keqqeverisjes herë pas here jepte dorëhqeje dhe linte kryeministra të rinj të suksesshëm si Meta e Majko.



Cilat janë idetë tuaja për Beratin, për politikat e zhvillimit? Ku e mbështesni betimin tuaj për një rezultat të mirë në zgjedhjet lokale të LSI-së?

Berati është qytet me vlera që njihen në të gjithë vendin. Por ne duhet të mbështesim bijtë tanë të cilëve u dhimbset më shumë Berati, të mos lëmë intelektualët beratas të emigrojnë. Berati ka vite që komandohet nga ja-banxhinjtë, duhet, si beratas që jemi, të hedhim poshtë fjalën prapaskenat e beratasve. Por duhet të bashkohemi dhe të votojmë bijtë tanë se ata janë më të dashur, më të mirë dhe më dashamirës dhe krenarë për vendin e tyre të lindjes, qytetin me vlera muzeale mbi 2400 -vjeçar.

Unë kam besim tek vetja dhe tek Zoti. Kam besim te vetja, pasi luftën e çoj deri në fund dhe nuk tërhiqem, por jam këmbëngulës për t’i çuar të drejtën në fund, po kështu Zoti është gjithçka, ai që beson në Zot, beson në fitore, beson në një jetë më të mirë, beson te njerëzit e ndershëm që Zoti i jep jetë, shëndet, familje e gjithçka, ndërsa njerëzit që nuk besojnë në Zot janë ata që i shkelin parimet e tij, duke vjedhur, vrarë, bërë mëkate që Zoti herët apo vonë i shikon. Zoti thotë që njeriut të keq mos i bëj as mirë as keq, por mos i harro emrin. Është Zoti ai që e dënon, në jetë, duke e lënë të vtmuar, pa moral apo duke i sjellë sëmundje, aksidet etj. Kurse njeriu i mirë i Zotit vuan, por fiton, ka moral, është me vlera dhe i repektuar në shoqëri, ndihmon të tjerët, ka familje të shëndoshë dhe nuk është e largët dita që Zoti i jep dorë duke e çuar në vendin e duhur.
Plot 300 milionë lekë të vjetra është borxhi që 30 subjekte fizike dhe juridike i kanë bashkisë së Urës-Vajgurore, nga pagesat e pashlyera gjatë dy vjeteve të fundit. Sipas bashkisë, vendin kryesor në këtë borxh e zënë disa firma të guroreve e karburanteve, të cilat ende nuk kanë paguar taksat e bashkisë. Kryetari i kësaj të fundit, Agim Bregu, tha për gazetën se mospagimi i taksave të subjekteve private ka ardhur edhe si rezultat i moskoordinimit të punës së degës të Tatim-Taksave me bashkinë. “Për disa nga këto firma, dy muaj më parë bëmë edhe dosjet përkatëse, të cilat ia kemi përcjellë prokurorisë për ndjekje penale, por para disa ditësh ajo na u përgjigj se nuk kishte gjetur elementë të veprës penale. Ne ia kemi dërguar sërish dosjet prokurorisë”, tha Bregu.
Vetëdorëzohet në polici bariu që plagosi oficerin e repartit ushtarak të aviacionit, mbrëmjen e së dielës. Vetëm disa orë më pas, rreth mesnatës, 27- vjeçari, A. Sh. banor i fshatit Perondi, shkoi vetë në polici dhe deklaroi atë që kishte bërë: “Unë e plagosa oficerin Shpëtim Omeri dhe jo babai im që është shpallur në kërkim”.

Ai tregoi se nuk kishte duruar dot që oficeri i kishte bërtitur të atit për të nxjerrë tufën e dhenve nga territori i repartit ushtarak, ndaj e qëlloi disa herë me thikë në krah. Omeri mori mjekime në spital dhe nuk pati rrezik për jetën. Kurse Shurdha u akuzua për plagosjen e tij.


Një çoban plagosi mbasditen e djeshme një oficer, pas një grindjeje për tufën e tij të dhenve. Ngjarja ndodhi rreth orës 18.00, në territorin e repartit ushtarak të aviacionit në qytetin e Kuçovës. Luto Shurdha, banor i fshatit Perondi, gjatë grindjes me oficerin e repartit, Shpëtim Omeri, e plagosi atë me thikë në krah. Pas kësaj ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Oficeri i repartit ushtarak u dërgua me shpejtësi në spital. Policia tha se dy burrat u grindën ngaqë barriu 35-vjeçar i kishte futur dhentë në territorin e repartit ushtarak, për t’i kullotur. Ushtari i shërbimit i ka kërkuar që ai t’i largonte, por bariu nuk ka pranuar, kështu që rekruti lajmëroi oficerin e rojes. Shpëtim Omeri e ka urdhëruar Shurdhën të largojë tufën, por me sa duket kjo e ka acaruar bariun. Ai ka nisur të zihet me ushtarin dhe Omeri, 24 vjeç, ka hyrë që t’i ndajë. Në një moment 35-vjeçari nxori një thikë dhe ia nguli oficerit tri herë në krah.

Mjeku kirurg Eduard Bejko tha se oficerit i ishin prerë ligamentet dhe tendinat e dorës si dhe të disa muskujve. Omeri qëndroi në spital disa orë dhe në 21.00 doli për të vazhduar kurimin në shtëpinë e tij, në qytetin e Kuçovës. Policia tha se po kontrollon zonën për të kapur bariun.


POLICAN, NJE SHKOLLE PER FEMIJET E NGUJUAR

Qyteti i Poliçanit do te kete nje vendstrehim te posaçem per femijet e kesaj zone te cilet jane te detyruar qe, jo per faj te tyre, te rriten te ngujuar.

Ministria e Punes dhe Banka Boterore kane akorduar nje fond prej 200 mije euro per rikonstruksionin e ish -godines se spitalit te qytetit te Poliçanit, e cila tashme do te jete nje strehe per femijet e ngujuar. Kjo godine do te sherbeje si vend strehimi, por edhe si shkolle per femijet e ngujuar nga hasmeria, te cilet jane nga zona perreth.

Tashme ambientet jane restauruar dhe pershtatur me se miri dhe pritet vetem shtatori per fillimin e vitit arsimor. Fillimisht mendohet qe aty te vendosen 100 nxenes. Nderkohe, nepemjet Ministrise se Arsimit dhe drejtorive arsimore neper rrethe, jane bere edhe listat perkatese per nxenesit qe do te vendosen ne keto ambiente strehimi dhe shkollimi, ne qytetin e Poliçanit.

Sipas kryetarit te Bashkise se Policanit, Adriatik Zotka, kontigjenti i pare do te mberrije ne muajin korrik, dy muaj para fillimit te vitit shkollor, me qellim qe femijet te ambientohen me banesen dhe qytetin e ri ku do te jetojne. Sipas kreut Zotka, femijet ketu do te jene te sigurte, pasi veç rojeve private, me interesimin edhe te ministrit te Brendshem, Sokol Olldashi, prane kesaj godine do te ngrihet edhe nje poste policie.

I SEMURI MENDOR DJEG SHTEPINE E KUSHERIRIT

Nje 29- vjeçar, i semure menderisht, nga fshati Zhitomi i Madh, ne komunen Terpan, i ka vene zjarrin baneses se kusheririt te tij duke shkaktuar djegien e plote te saj. Djegia e baneses se 40 -vjeçarit, Petrit Qorri, eshte konstatuar te enjten ne mengjes nga banoret e fshatit, te cilet po dilnin per ne pune, pasi familjaret nuk kishin qene ate nate ne shtepi. Banesa qe u shkrumbua nga i riu me probleme mendore, ndodhej ne periferi te fshatit, larg shtepive te tjera ndaj askush nuk e kishte degjuar zhurmen e zjarrit apo pare flaket e tij.

Ne oret e para te mengjesit te se enjtes, banoret kane njoftuar ne polici per banesen e djegur dhe ne vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili kreu veprimet proceduriale. Nga hetimet paraprake te policise u konstatua se banesa e 40- vjeçarit Petrit Qorri eshte djegur nga kusheriri i tij Fejzi Qorri. Pas zbulimit te autorit policia menjehere ka bere ndalimin ne banesen e tij rreth ores 08.00 te mengjesit. Ne komisariat mesohet se 29- vjeçari ka deklaruar se e kishte djegur banesen e kusheririt te tij, pasi ky i fundit e kishte inat.

“Une e dija se kusheriri im ishte ne shtepi duke fjetur gjume, prandaj e dogja shtepine qe te digjej edhe ai brenda, pasi nuk e shihja dot me sy”, mesohet te jete shprehur 29- vjeçari. Gjate hetimeve te policise ka rezultuar se 29- vjeçari Fejzi Qorri, vuante nga problemet mendore. 29- vjeçari eshte shoqeruar per ne spitalin psikiatrik te Vlores.



Burime te policise bejne te ditur se ne rrethin e Beratit figurojne te regjistruar 5 persona me te meta mendore, qe jane shume te rrezikshem per komunitetin e Beratit. Disa here keta persona kane kryer akte dhune tek shtetas te ndryshem apo tek familjaret e tyre. Disa here policia i ka shoqeruar per ne spitalin psikiatrik te Vlores, por pas nje kohe te shkurter ata jane nxjerre nga pavionet perkatese.
Dilaver Xhelili
  1   2   3   4


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azrefs.org 2016
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə