Gjykata e apelit




Yüklə 55.69 Kb.
tarix28.02.2016
ölçüsü55.69 Kb.




REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E APELIT

TIRANË

Nr. 513 Akti Nr. 1588 Vendimi
V E N D I M
NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Apelit Tiranë e përbërë prej :
KRYESUES: ALAUDIN MALAJ

ANËTAR: FIQIRETE MULLAJ

ANËTAR: SHKELQIM MIRI
Sot më datë 09.07.2013 mori në shqyrtim çështjen civile me Nr.513 akti që i përket palëve:
PADITËS: Hamijet Myftari (Zogolli)

Donard Strazimiri
TË PADITUR: Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të qytetit Tiranë

Vito Kapo

Besnik Kapo

Sonila Kapo
OBJEKTI: Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të Kontratës së Shitblerjes nr.2025 rep., nr.384 kol., dt. 03.09.1998, të noteres Bardha Selenica.

-Zgjidhjen e pasojave të pavlefshmërisë, duke vendosur fshirjen nga regjistri hipotekor i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të regjistrimit hipotekor nr. 3464, dt. 09.09.1998.

Detyrimin e palëve të paditura Vito, Besnik e Sonila Kapo tu lirojnë dhe dorëzojnë apartamentin në Rr. “Naim Frashëri”, ish Shtëpia e Pionerit, pranë ish-Muzeut të Shkencave të Natyrës, të regjistruar në emër të regjistrin hipotekor nr. 3464, dt. 09.09.1998.

Marrja e masës për sigurimin e padisë, duke vendosur sekuestro mbi apartamentin objekt gjykimi.


BAZA LIGJORE: Nenet 92/a dhe 296 të Kodit Civil, Neni 10 I

Ligjit nr. 7698, dt. 15.04.1993, “Për Kthimin

dhe Kompensimin e pronave ish-Pronarëve”.

Neni 21 i Ligjit nr. 7652, dt.23.12.1992, “Për

privatizimin e banesave shtetërore”,Vendimet

Unifikuese nr. 24, dt. 13.04.2002, dhe nr. 5, dt.

23.03.2004, të Kolegjeve të Bashkuara të

Gjykatës së Lartë, Nenet 32, 153 e vijues, 202,



206 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.2619, date 19.03.2012 ka vendosur:


  • Rrëzimin e kërkesë-padisë, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

  • Shpenzimet gjyqësore sic janë bërë.



Kundër këtij vendimi kanë paraqitur ankim palët paditëse duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe pranimin e padisë për këto shkaqe:


  • Vendimi i Gjykates eshte nje vendim i pabazuar ne ligj e ne provat e administruara ne ate gjykim per shkaqet e meposhtme:

  • Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, pas nje gjykimi gati dy vjecar, doli indirekt ne konkluzionin se Vendimet Unifikuese te Gjykates se Larte ne lidhje me te drejten e tyre te pronesise nuk "gjenin" vend per zbatim ne rastin konkret, duke i anashkaluar me mosperfillje. Po keshtu, nga ana e saj u shkel ne menyre flagrante parimi i gjese se gjykuar, ne kuptimin material, parim ky i sanksionuar ne Kushtetute, Kodin e Procedures Civile dhe ne Vendimet e Gjykates se Larte.

  • Gjykata ne vendimin objekt ankimi ka lajthitur duke i dhene fakteve nje cilesim dhe vlere tjeter juridike nga ato te cilat kane apo i jep ligji. Keshtu, nga ana e Gjykates jane shkelur qartazi parashikimet e Nenit 11 e 16 te Kodit te Procedures Civile.

  • Po keshtu, ne menyre te cuditshme nga ana e Gjykates nuk jane marre parasysh konkluzionet teknike te te dy akteve te ekspertimit te kryera me urdherimin e saj, ku percaktohej ne menyre te kristalte se apartamenti i te paditurve ndodhej jo vetem mbi truallin ne pronesine e paditesve dhe te kthyer me Vendim te KKKP por edhe ne godinen ne pronesine e paditesave, konkretisht ne shtesen e ndertuar ne vitet 40, pjese kjo e percaktuar nga Gjykatat ne vendimet e depozituara si prove ne dosje, e cila eshte pjese integrale dhe e pashkeputshme e teresise se pronesise se paditesave mbi objektin si te tere.

  • Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte perpjekur te arsyetoje, ne menyre antiligjore dhe ne kundershtim te hapur me c'ka konkludojne ekspertet, se kemi te bejme me dy objekte te vecanta, per ti dhene nje tjeter ngjyrim fakteve te pakontestueshme dhe te provuara ne gjykim.

  • Ne faqen 8 te vendimit, Gjykata shkon deri aty sa tenton te interpretoje serish Vendimin tone te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave duke u shprehur se nuk na qenkan kthyer shtesat strukturore dhe anesore, duke harruar qe ne lidhje me kete pike, jane shprehur njehere Gjykatat ne gjykimin e meparshem.

  • Te paditurit Kapo nepermjet kontrates perkatese te shit-blerjes, kane privatizuar ne emer te tyre apartamentin, i cili nuk eshte ndertuar realisht nga ana e shtetit dhe qe ka qene konfiskuar nga ana shtetit kunder ish-pronareve te siperpermendur. Kjo menyre e fitimit te pronesise nga ana e te paditurve Kapo eshte prejardhur prej shtetit, gjithmone duke prezumuar se shteti ka qene pronare i banesave ne fjale me te drejten e disponimit mbi to.

  • Eshte e qarte se godina ku ndodhet apartamenti i privatizuar nga ana e te paditurve Kapo ka qene subjekt i Ligjit Nr.7698 dt.15.04.1993 dhe si i tille nuk mund te kalonte nen administrimin e pushtetit lokal dhe as ne proceduren e privatizimit, pasi ai i perket ish-pronarit.

  • Ne lidhje me pretendimin e Pales se Paditur per mungese te legjitimitetit, pretendim i pranuar edhe nga Gjykata, rezultoi e provuar se Pala Paditese konform parashikimeve te Nenit 32 te Kodit te Procedures Civile, legjitimohet ne kerkimet e saj per shkak se VKKKP-ja qe i ka ridhene atyre titullin e pronesise, percakton ne menyre te qarte se ata behen pronare te te gjithe godines. Te njejten gje ka pranuar edhe pala e paditur ne prapesimet e saj kur ka cituar pjese te VKKKP-se, i cili parashikon kthimin e pronesise mbi godinen ne formen e germes U me krah 1 kat dhe pamje ballore 2 kat. Ky vendim nuk permend ne asnje pike te tij kthimin vetem te nje pjese te godines, qe mund te lejonte palen e paditur dhe Gjykaten te krijonte dyshime apo me ane te prapesimeve te hidhte per diskutim vlefshmerine ose jo te tij.

  • Pala e paditur ngre pretendime ne lidhje me pavlefshmeri te VKKKP-se persa i perket shtesave, por ne te njejten kohe harron se ky Vendim i KKKP-se ka kaluar ne siten e sistemit gjyqesor, madje nje pjese e konsiderueshme e atij procesi eshte marre pikerisht me keto shtesa.

  • Vendimi i Komisionit qe kthen pronen tone, minimalisht ne lidhje me ceshtjen e investimeve shtese, nuk mund te behet i cenueshem. Neni 13 i Ligjit Nr. 7698 date 15.04.1993 "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronareve" parashikon se: "Kur ne objektin ish-prone private jane kryer nga shteti apo pronari shpenzime per ndryshime ne strukture, shtesa anesore apo shtesa kati etj., objekti i kthehet ish-pronarit pa kundershperblim, kur vlefta e shpenzimeve perben deri 20 per qind te vleres se objektit."



GJYKATA E APELIT TIRANË
pasi dëgjoi relatorin A.MALAJ, dëgjoi përfaqësuesin e paditësave Hamijet Myftari dhe Donard Strazimiri, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe pranimin e padise, dëgjoi përfaqësuesen e palëve të paditura Vito Kapo, Besnik Kapo dhe Sonila Kapo, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit, në mungesë të palës së paditur Drejtoria nr. 3, e Punëtorëve të qytetit Tiranë, (ish Ndërmarrja Komunale Banesa), e cila ka dijeni me fletëthirrje dhe pa shkaqe të arsyeshme nuk u paraqit në gjykim si dhe nuk ka njoftuar gjykatën për shkaqet e mosparaqitjes, e pasi shqyrtoi çështjen në tërësi:

V Ë R E N





  1. FAKTET E ÇËSHTJES

Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se:



  1. Palët paditëse Hamijet Myftari dhe Donard Strazimiri i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me padi duke paditur Drejtorinë nr. 3 të Punëtorëve (Ish Ndërmarrja Komunale Banesa), Vito Kapo, Besnik Kapo dhe Sonila Kapo, me objekt “Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Kontratës së Shitblerjes nr. 2025 rep., nr. 384 kol., dt. 03.09.1998, të noteres Bardha Selenica; Zgjidhjen e pasojave të pavlefshmërisë, duke vendosur fshirjen nga regjistri hipotekor i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të regjistrimit hipotekor nr. 3464, dt. 09.09.1998; Detyrimin e palëve të paditura Vito, Besnik e Sonila Kapo tu lirojnë dhe dorëzojnë apartamentin në Rr. “Naim Frashëri”, ish Shtëpia e Pionerit, pranë ish-Muzeut të Shkencave të Natyrës, të regjistruar në emër të regjistrin hipotekor nr. 3464, dt. 09.09.1998; Marrjen e masës për sigurimin e padisë, duke vendosur sekuestro mbi apartamentin objekt gjykimi.” sipas neneve 92/a dhe 296 të Kodit Civil, Nenit 10 te Ligjit nr. 7698, dt. 15.04.1993, “Për Kthimin dhe Kompensimin e pronave ish-Pronarëve”. Nenit 21 të Ligjit nr. 7652, dt.23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, Vendimeve Unifikuese nr. 24, dt. 13.04.2002, dhe nr.5, dt. 23.03.2004, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Neneve 32, 153 e vijues, 202, 206 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.

  2. Ka rezultuar se paditesit jane bashkepronare, se bashku me trashegimtaret e tjere te ish pronareve Fortuzi, Preza, Llagami, Pilku, etj, te pasurise Nr.5/100 ne Zonen Kadastrale 8210, pronesi kjo e vertetuar me ane te Vertetimit te Pronesise Nr. 165 date 17.08.2007 te ZVRPP Tirane. Kjo prone u eshte kthyer me Vendimin Nr.419 date 09.11.2000 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ish-pronareve Tirane. Nder te tjera, me kete vendim te KKKP ish Pronareve, u eshte kthyer ne piken 1 te tij, nje godine ne formen e germës “U”, me krah 1KT dhe pamje ballore 2KT, ish Konvikti “Naim Frasheri”, ish Muzeu i Shkencave te Natyres dhe Gjeologjise i Universitetit te Tiranes dhe me oborr me siperfaqe te pergjithshme 4600 m2.

  3. Paditesit i janë drejtuar gjykatës duke pretenduar se ne kete godine, e cila atyre u eshte kthyer me vendimin e mesiperm te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, pala e paditur ka privatizuar nje pjese te saj, e konkretisht siperfaqen prej 213 m2, sic vertetohet edhe nga Kontrata e Shitblerjes Nr.2025 Rep e Nr.384 Kol date 03.09.1998 te Notere Bardha Selenica dhe vertetimit perkates hipotekor. Sipas paditesve kjo kontrate eshte absolutisht e pavlefshme pasi, bie ne kundershtim me ligjin nr. 7698, date 15.4.1993, “Per kthimin dhe kompensimin e Poranave ish pronareve” dhe ligjin nr. 7652 date 23.12.1992, “Per Privatizimin e Banesave Shteterore”.

  4. Paditesit kanë pretenduar se objekti i privatizuar nuk ka qene nje apartament klasik, sipas parashikimeve te ligjit Nr. 7652 date 23.12.1992, pasi nuk ka qene pjese e ndonje pallati apo ndertese te ndertuar nga shteti, ky objekt ka qene ndertuar dhe ka qene prone qe ne vitin 1928 e ne vazhdim e Familjeve Fortuzi, Preza, Llagami, Pilku, etj si nje nga ambjentet e ish konviktit “Naim Frasheri”, Tirane. Per kete shkak ata kanë pretenduar se kontrata objekt gjykimi eshte absolutisht e pavlefshme, ne baze te Nenit 92/a te Kodit Civil, pasi veprimi juridik i shitjes bie ndesh Neni 10 te Ligjit 7698 date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Konpensimin e Pronave ish-Pronareve” i cili parashikon se: “….Ne rastin kur ndertesa te ish pronareve jane tjetersuar ne persona te trete, u kthehen ish pronareve, ndersa personave te trete shteti u kthen masen e shperblimit sipas cmimit te shitjes se tokes ne kohen e tjetersimit, e konvertuar me indeksin e rritjes se cmimeve”, dhe nenin 21 te Ligjit Nr. 7652, date 23.12.1992 “Per Privatizimin e Banesave Shteterore”, i cili parashikon se: Banesat shteterore ish-prone private nuk privatizohen ne baze te ketij ligji”.

  5. Paditesit kane pretenduar gjithashtu se “Ligji nr.7698 dt.15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”, nuk eshte menyre e re e fitimit te pronesise, por korrigjimi i padrejtesise se bere, dhe per kete qellim, shfuqizojne sipas ligjit te gjitha aktet e meparshme ligjore, me te cilat u ishte marre prona pronareve padrejtesisht.

  6. Pala paditese ka pretenduar gjithashtu se vendimi i KKKP nr. 419, date 09.11.2000 dhe origjina e prones se pales paditese i eshte nenshtruar shqyrtimit gjyqesor pasi ka pasur nje gjykim me ane te te cilit eshte kerkuar anullimi i Vendimit te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe ceshtja eshte shqyrtuar dhe ka perfunduar ne favor te pales paditese. Eshte e vertete se ne ate proces palet Besnik Kapo, Vito Kapo e Sonila Kapo nuk kane marre pjese e nuk kane qene pale, por ne ate gjykim eshte shqyrtuar dhe trajtuar edhe vlera e shtesave te cilat ishin ndertuar nga shteti ne godinen e Muzeut te Shkencave. Sipas paditësave, ne ate proces eshte marre ne shqyrtim ky fakt, dhe gjykata e ka konsideruar edhe pjesen e privatizuar nga pala e paditur dhe e ka kthyer teresisht pasi shtesat jane vleresuar nen vleren 20%. Sipas paditesësve eshte trajtuar si i drejte vendimi nr.419, date 9.11.2000 me ane te te cilit prona iu eshte kthyer pales paditese si nje e tere duke perfshire edhe siperfaqen prej 213 meter katrore qe ka ne pronesi e posedim pala e paditur. Përfundimisht palët paditëse kanë kërkuar pranimin e padisë.

  7. Ndërsa përfaqësuesja e palëve të paditura, Vito Kapo, Besnik Kapo dhe Sonila Kapo, ka pretenduar se të paditurit kane fituar titullin e pronesise mbi bazen e nje veprimi juridik te rregullt, te lidhur ne baze te ligjit dhe ne perputhje me te tera parashikimet ligjore ne fuqi. Ata kane fituar fillimisht posedimin e sendit ne fjale, nje apartament me 4 dhoma tek ish Shtepia e Pionierit e lagjes 9, ne rrugen Naim Frasheri, i perbere nga 4 dhoma dhe nje kuzhine ne date 11.12.1992 sipas autorizimit te leshuar nga seksioni i strehimit.

  8. Sipas palëve të paditura kjo pjese e godines nuk ka qene asnjehere pjese e Muzeut te Shkencave, por ka qene gjithnje shtepia e pionierit e Lagjes 9. Ne vitin 1998, pasi jane kryer te tera proceduarat perkatese ne lidhje me privatizimin e sendit, eshte lidhur edhe kontrata e shitblerjes dhe pala e paditur ka fituar pronesine mbi pasurine objekt gjykimi me siperfaqe trualli 244.6 meter katrore dhe siperfaqe te brendshme 213 meter katrore.

  9. Palet e paditura kane pretenduar se e kane poseduar te qete sendin fillimisht si qiramarres dhe me pas si pronare me tager te plote qe prej vitit 1998 kur kane lidhur edhe kontraten e privatizimit e jane regjiastruar si pronare te ligjshem. Sipas tyre kjo pjese e ndertimit eshte ndertim i bere ne kohen e pushtimit të Italise fashiste, kohe ne te cilen pales paditese i ishte shpronesuar sendi ndertese. Godina ka qene komanda e Aeronautikes godina e shtetezuar ka qene shume me e vogel ne siperfaqe se ajo qe eshte sot, dukshem eshte shtuar 2 fish.

  10. Sipas palëve të paditura, ne daten ne te cilen pala paditese ka fituar titullin e pronesise siperfaqja prej 213 meter katrore ndertim mbi 244.6 meter katrore truall nuk ishte me prone shteterore dhe per kete arsye nuk mund te dispononte më Komisoni me vendim. Pala e paditur ka pretenduar se privatizimi nuk bie ne kundershtim me ligjin per privatizimin e Banesave Shteterore dhe as Ligjin per Kthimin dhe Kompensimin e pronave pasi pjesa e godines ku ndodhet apartamenti i pales se paditur eshte ndertuar nga shteti Italian dhe eshte prone shteterore dhe jo prone e ish pronarit.

  11. Sipas palëve të paditura, vendimi gjyqesor qe i referohet pala paditese smund te sjelle asnje efekt per ata, pasi ata nuk kanë qene pale ne ate gjykim. Ne kuptim te nenit 451 vendimi ska asnje efekt ndaj tyre ne lidhje me ceshtjet qe jane shqyrtuar aty.

  12. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë pasi ka shqyrtuar cështjen ka vendosur: Rrëzimin e kërkesë-padisë, si të pabazuar në ligj dhe në prova. Shpenzimet gjyqësore sic janë bërë.

  13. Duke mos qënë dakort me këtë vendim, palët paditëse kanë paraqitur ankim brenda afatit ligjor, para Gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe pranimin e padisë për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



  1. VLERËSIMI I GJYKATËS




  1. Gjykata e Apelit Tiranë cmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë, i mbështetur në prova dhe në ligj, për këto arsye:

  2. Me padinë objekt gjykimi palët paditëse kërkojnë nga gjykata konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Kontratës së Shitblerjes nr. 2025 rep., nr. 384 kol., dt. 03.09.1998, të noteres Bardha Selenica; zgjidhjen e pasojave të pavlefshmërisë, duke vendosur fshirjen nga regjistri hipotekor i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të regjistrimit hipotekor nr. 3464, dt. 09.09.1998; detyrimin e palëve të paditura Vito, Besnik e Sonila Kapo tu lirojnë dhe dorëzojnë apartamentin në Rr. “Naim Frashëri”, ish Shtëpia e Pionerit, pranë ish-Muzeut të Shkencave të Natyrës, të regjistruar në emër të regjistrin hipotekor nr. 3464, dt. 09.09.1998; marrjen e masës për sigurimin e padisë, duke vendosur sekuestro mbi apartamentin objekt gjykimi.”

  3. U provua në gjykim se me Vendimin Nr.419 date 09.11.2000 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ish-pronareve Tirane u është kthyer pronarëve Avni Fortuzi, Bedri Llagami, Zyber Preza e Selim Fortuzi (trashëgimtarëve të tyre) pronësia mbi godinën dhe truallin prej 4600m2. Në këtë vendim ndër të tjera, ish pronarëve u është kthyer nje godine ne formen e gërmës “U”, me krah 1KT dhe pamje ballore 2KT, ish Konvikti “Naim Frasheri”, ish Muzeu i Shkencave te Natyres dhe Gjeologjise i Universitetit te Tiranes.

  4. Sipas Kontratës së Shitblerjes Nr.2025 Rep e Nr.384 Kol date 03.09.1998 te Notere Bardha Selenica, palët e paditura Vito Kapo, Besnik Kapo dhe Sonila Kapo, kanë privatizuar sipas ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 “Per Privatizimin e Banesave Shteterore”, një apartament me sip.213.2 m2 në katin e parë të apartametit të ndodhur në Rr. Naim Frashëri, (ish Shtëpia e Pionierit), Tiranë, i përbërë nga 4 dhoma, 1 kuzhinë, pa aneks e ambiente të tjera ndihmëse, kufizuar nga Muzeu i Shkencave të Natyrës.

  5. Paditësit pretendojnë se kontrata e sipërcituar është absolutisht e pavlefshme, dhe se të paditurit kanë privatizuar apartamentin ne kundershtim me ligjin nr. 7698, date 15.4.1993, “Per kthimin dhe kompensimin e Pronave ish pronareve” dhe ligjin nr. 7652 date 23.12.1992, “Per Privatizimin e Banesave Shteterore”, pasi kjo pjesë i përket pronës së tyre të kthyer me vendimin Nr.419 date 09.11.2000 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.

  6. Gjatë gjykimit në shkallë të parë, gjykata caktoi një ekspert topograf dhe inxhinier ndërtimi për të verifikuar pozicionimin e pronave me njera tjetren si dhe ecurine e zhvillimit te ndertimit ne kete zone nder vite. Sipas aktit të ekspertimit të realizuar nga ekspertja Ing. Xhulieta Gjini, ka rezultuar se “Duke u bazuar në dokumentacionin që qëndron në Arkivën Teknike të Ndërtimit vërtetohet se godina e palës paditëse ka qënë objekti Konvikti “Naim Frashëri me një sipërfaqe bazë prej 503.25m2. Prona e të paditurve me sipërfaqe ndërtimi dhe trualli prej 244.6 m2 nuk përfshihet në godinën që ka qënë në administrim nga pala paditëse por ajo është pjesë e shtesës së objektit Konvikti “Naim Frashëri” e cila u ndërtua nga Komanda e Aeronautikës Mbretnore Shqiptare pas vitit 1940. Kjo ndërtesë është vendosur në truallin e kthyer me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Ish Pronarëve, nr. 419, dt. 09.11.2000, i cili ka vendosur kthimin e pronës: Godinë në formën e gërmës “U” me krahë 1Kt dhe pamje ballore 2Kt ish-Konvikti “Naim Frashëri”, sot Muzeu i Shkencave të Natyrës dhe i Gjeologjisë i Universitetit të Tiranës, së bashku me oborrin që zënë një sipërfaqe të përgjithshme 4600m2 i kthehet pronarëve Avni Fortuzi, Bedri Llagami, Zyber Preza e Selim Fortuzi (trashëgimtarëve të tyre) pronësia mbi godinën dhe truallin me sip. 4600m2, por nuk është ndërtuar nga pronarët e truallit pasi rezulton se është ndërtuar gjatë kohës që ishte në rekuizim e më pas shtetëzimi dhe nga shteti Italian. Gjithashtu, në vitin 1998 ky truall është privatizuar bashkë me banesën nga të paditurit Vito, Besnik dhe Sonila Kapo nga shitësi i ligjshëm shtet.

Sipas planeve dhe dokumenteve të paraqitur arrihet në përfundimin se prona e të paditurve është ndërtuar nga Komanda Aeronautikës Mbretnore Shqiptare në vitet 1940-1943 me destinacion magazine dhe strehim të C.B. dhe me pas ka qënë shtëpi pioneri për shumë vite deri në momentin në të cilin janë strehuar të paditurit me urdhër të organit të kohës dhe është kthyer në destinacion banimi”.


  1. Në analizë të pretendimeve të palëve dhe provave të administruara në gjykim, Gjykata e Apelit Tiranë cmon se padia e paditësave nuk është e bazuar në ligj dhe në prova, për arsye se:

  2. U provua në gjykim se Vendimi i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Ish Pronarëve nr. 419, date 9.11.2000 ka marre ne shqyrtim dhe ka trajtuar kerkesen e ish pronareve Avni Fortuzi, Zyber Preza, Bedri Llagami, Selim Fortuzi, Kadrie Pilku dhe Naze Hasbegaj (trashegimtareve te tyre) per kthimin e disa pronave te tyre nder te cilat eshte edhe nje ndertese (ish konvikti Naim Frasheri) ne formen e germes “U”, me krah njekateshe e pamje ballore 2 kateshe, sot Muzeu i Shkencave dhe i Gjeologjise se Universitetit te Tiranes dhe siperfaqes nen te. KKKP ka konstatuar se ….”Pronat e mesiperme kane pesuar shume ndryshime, ku pervec godines ekzistuese mbi kete truall jane ndertuar nga shteti nje sere objektesh si godina banimi, ndermarrje, institucione etj.”

  3. Referuar dokumentave teknike te arkivit te leshuara nga Arkivi i Ndertimit, pjese nga relievi i Tiranes i viteve 1937, 1943 dhe 1958 si dhe projektet perkatese te vitit 1939 per ndertimin e Komandes se Aeronautikes si dhe nje sere projektesh e dokumentash te tjere ndertimore, ka rezultuar se ndërtesa e formës “U” objekt konflikti, nuk eshte ndërtuar e gjitha prej vete pronareve. Sipërfaqja e kësaj prone rezulton të ketë qënë shume me e vogel në krahasim me godinën aktuale. Ne vitin 1940 gjate Luftes se Dyte Boterore, me urdher te Mekambesit te Mbretit, prona u eshte rekuizuar trashegimlenesve te paleve paditese per nje peridhe prej 2 vjetesh. Ka rezultuar se gjate kohes se rekuizimit jane bere shtesat anesore dhe ne pjesen e pasme te godines. Pjesa e godines ne te cilen ndodhet prona e pales se paditur eshte ndertuar pas rekuizimit te prones ne vitet 1940 – 1943 dhe eshte edhe ne strukture e ndryshme me pjesen tjeter te godines dhe me konstruksione beton arme sic rezulton nga konkluzimet e aktit te ekspertimit administruar në gjykim. Gjate rekuizimit, prona eshte perdorur per qellime te ndryshme e pikerisht ne kete kohe jane bere prej Ministria se Puneve Boterore disa projekte dhe preventive per ndertime dhe shtesa ne kete objekt per tu pershatur ne ate kohe per Shkolle Policie. Më tej sipas Dekretit të shpronesimit me ate ne te te cilit eshte shpronesuar pasuria pales paditese ne vitin 1947 ka rezultuar se është shpronesuar ish-konvikti “Naim Frasheri”

  4. Gjykata e Apelit cmon se nga vetë përmbajtja e vendimit të KKKP del qarte se pasuria e cila u eshte kthyer paditesave bën fjalë për atë pasuri të ndertuar nga vete pronaret, pa shtesa anesore dhe konstruktive, e cila ka qene e emertuar ne momentin e shpronesimit Konvikti Naim Frasheri dhe sot eshte Muzeu i Shkencave te Natyres dhe Gjeologjise se Universitetit te Tiranes dhe me nje siperfaqe te pergjithshme me oborr te rrethuar me mur prej 4600 meter katore. Pjesa tjeter, qe perfshin shtesat e ndertuara ne kohen e pushtimit Italian nuk rezulton te kete qene ne pronesi te pales paditese dhe per kete shkak nuk mund ti sekuestrohej atyre. Per këto shtesa Shteti Shqiptar kishte titull pronesie per efekt te ligjit, nr. 627 date 1.6.1948. Konkretisht ne nenin 1 te tij parashikohet shprehimisht se: “…te gjitha pasuria, te drejtat dhe interesat e Italise dhe te shtetasve italiane qe ndodhen ne token e Republikes Popullore te Shqiperise i kalojne ne pronesi shtetit shqiptar.”

  5. Ne keto kushte Gjykata e Apelit Tiranë cmon se ndertimi i privatizuar nga ana e paleve të paditura nuk ka kaluar në pronësi të palës paditëse asnjëherë dhe nuk është nje ndertese e ndertuar prej tyre. Ligji per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve kthen pasurine ne formen e godinave te ndertuara nga ish pronaret dhe siperfaqet e trojeve te pazena. Nga konfiguracioni i ndertimit aktual dhe ai i konviktit Naim Frasheri qe ka qene ndertuar nga ana e trashegimlenesve te pales paditese eshte e qarte se behet fjale per 2 objekte te ndryshme ne permasa, forme si dhe funksion.

  6. Gjykata vëren se vendimi i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish pronareve ne pershkrimin qe i ben prones nuk perfshin si pjese te godines edhe siperfaqen qe ka zene ish Shtepia e Pionierit te Lagjes nr. 9. Vendimi shprehet vetem ne lidhje me Muzeun e Shkencave te Natyres dhe Gjeologjise se Universiteti te Tiranes, objekt qe ne kontraten e privatizimit te apartamentit prej te paditurve eshte i paraqitur si kufitar sipas dokumentave hipotekore te administruara ne dosjen gjyqesore.

  7. Në këtë kuptim palët paditëse nuk mund të pretendojnë se u është mohuar një e drejtë e tyre e ligjshme, duke qene se pala paditese nuk provon te kete ndertuar godinen ne pjesen e blere nga pala e paditur e te kete qene pronar i kesaj pjese. Gjykata e Apelit Tiranë cmon se titulli i pronësisë të të paditurve është një titull i ligjshëm dhe i fituar në përputhje me ligjin e kohës. Kontratës së shitblerjes i paraprin një praktikë e tërë dokumentare, administruar në gjykim, nga të gjitha institucionet dhe ministritë e kohës, si për privatizimin e banesës.

  8. Prandaj Gjykata e Apelit cmon se është i pambështetur pretendimi i pales paditese se privatizimi eshte bere ne kundershtim me nenin 9 te ligjit nr.7652, dt.23.12.1992 Per Privatizimin e Banesave Shteterore, sipas kontratës së privatizimit nr 2025 rep e nr 384 kol date 03.09.1998, e lidhur midis Ndermarrjes Komunale Banesa Tirane dhe Vito Kapo, Besnik Kapo dhe Sonila Kapo.

  9. Me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka arritur në konkluzionin se pala paditese nuk legjitimohet ne ngritjen e padise ne lidhje me këtë pjesë të ndërtesës, persa kohe qe ne pershkrimin e prones qe kthehet sipas Vendimit nr. 419, date 9.11.2000 nuk perfshihet edhe Shtepia e Pionierit e Lagjes 9.

  10. Përfundimisht Gjykata e Apelit Tiranë cmon se kontrata e privatizimit nr 2025 rep e nr 384 kol date 03.09.1998, e lidhur midis Ndermarrjes Komunale Banesa Tirane dhe Vito Kapo, Besnik Kapo dhe Sonila Kapo, është e vlefshme dhe pretendimi i palës paditëse në padi për pavlefshërinë absolute të saj duhet të rrëzohet.

  11. Duke qene se gjykata nuk pranon kerkimin kryesor, e konkretisht ate te pavlefshmerise se kontrates se shitblerjes date 3.9.1998 rrezon edhe pretendimin e pales paditese ne lidhje me lirimin dhe dorezimin e sendit si rezultat i zgjidhjes se pasojave te pavlefshmerise.

  12. Prandaj vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë i mbështetur në ligj dhe në prova dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

  13. Për sa i përket pretendimeve të ngritura në ankim nga palët paditëse, Gjykata e Apelit Tiranë cmon se ato nuk qëndrojnë e nuk duhet marr parasysh për këto arsye:

  14. Gjykata e Apelit cmon se nuk qendron pretendimi i pales se paditur se titulli i saj edhe per pjesen e godines ku ndodhet apartamenti i pales se paditur i eshte nenshtruar hetimit gjyqesor dhe se akti i ekspertimit i bere ne ate gjykim ka vleresuar shtesat e bera dhe jane konsideruar nen vleren 20% te ndertimit e per kete arsye ato jane te perfshira ne pronen e cila i eshte kthyer pales paditese. Ky pretendim i ngritur edhe në gjykimin e padise ne shkalle te pare, është sqaruar drejt nga Gjykata e shkalles se pare me arsyetimin se vlereson se prova e paraqitur nga pala paditese ne kete proces (akti i ekspertimit i bere ne gjykimin ku ish pronaret kane qene ne cilesine e paleve te paditura) eshte nje akt ekspertimi qe eshte bere per te sqaruar per gjykaten pyetje te cilat asaj i kane dale gjate atij gjykimi dhe eshte i bazuar ne provat e paraqitura ne ate proces gjyqesor. Akti i ekspertimit eshte nje nga provat qe merren ne gjykim dhe trajtohet ne bashkerendim me te tera provat e tjera te procesit, dhe kjo gjykate, duke cmuar te tera provat e paraqitura ne proces dhe te cituara me lart, aktin e ekspertimit te bere nga ekspertja Xhuljeta Gjini ne kete gjykim dhe provave te paraqitura ne kete gjykim per te verifikuar disa prej pretendimeve te paleve ndergjygjese e per te konfirmuar nga pikpamja teknike disa prej pretendimeve vlereson se akti i bere ne gjykimin tjeter duhet vleresuar si nje prove e paraqitura nga pala paditese por jo thelemore per kete proces pasi akti i ekspertimit duhet te pare ngushte me provat ne te cilat ai eshte mbeshtetur dhe ceshtjet qe palet dhe gjykata i kane shtruar per trajtim atyre eksperteve. Vlen te theksohet gjithashtu qe ne perfundim te atij procesi gjyesor eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve nr. 419, date 9.11.2000 ne formen ne te cilen ai eshte miratuar nga organi administrativ. Pra nga pikpamja formale juridike ai proces gjyqesor nuk ka ndryshuar aktin, atij i eshte konfirmuar ajo fuqi qe ka pasur, sipas atyre sa jane parashtruar ne tekstin e aktit me ate pershkrim prone sic edhe eshte cituar me lart nga kjo gjykate.

  15. Lidhur me pretendimin e pales paditese se ne rastin objekt gjykimi jemi perpara konkurimit te dy ligjeve e konkretisht ligjit per Kthimin dhe Kompensimit te Pronave ish Pronareve dhe ligjit per Privatizimin e Banesave Shteterore, Gjykata e Apelit Cmon se është i pabazuar. Kjo per faktin se nuk rezulton qe prona e privatizuar te jete e ndertuar prej trashegimlenesve te pales paditese dhe per me teper edhe titulli i tyre i pronesise (vendimi i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave) nuk perfshin objektin e te paditurve ne pershkrimin e prones. Trualli ka qene truall i ish pronareve por si truall i zene me ndertimin nuk kthehet sipas ligjit per kthim dhe komensimin e pronave.

  16. Gjithashtu lidhur me pretendimin e palës paditëse se pretendimet e palëve të paditura janë trajtuar më parë në gjykimet e mëparshme duke konsideruar këtë konflikt si nje gje të gjykuar, Gjykata çmon se për të qënë përpara “gjësë së gjykuar” duhet te plotesohen njeherazi te pakten 3 elemente qe jane: identiteti i paleve, identiteti i objektit, dhe identiteti i shkakut ligjor. Ne rastin objekt gjykimi nuk plotesohet asnjeri per te tre kushteve te nenit 451 te Kodit te Procedures Civile. I vetmi element i perbashket rezulton te jete fakti se njera prej paleve eshte e njejte por ne pozicion te ndryshem procedurial. Legjitimimi i pales paditese ne kete proces eshte akti administrativ – vendimi i kthimit dhe komensimit te pronave 419, date 9.11.2000 i cili i eshte nenshtruar nje gjykimi administrativ, ndersa objekti i mosmarreveshjes objekt gjykimi eshte pavlefshmerisa e kontrates se privatizimit date 3.9.2000 dhe eshte nje proces i natyres se pergjithshme civile cka ben te ndryshem pervec paleve edhe shkakun ligjor dhe objektin. Interpretimet e bera nga ajo gjykate ne procesin administrativ midis paleve te tjera i ka dhene zgjidhje pretendimeve ne ate proces, ceshtjes ne konflikt mbi bazen e pretendimeve, kunderpretendimeve dhe provave te paraqitura ne ate gjykim. Kjo parashikohet shprehimisht ne nenet 28 dhe 29 te Kodit te Procedures Civile Ne keto kushte, cdo kerkim i pales paditese i natyres civle (sic eshte ky proces) duhet ti nenshtrohet nje hetimi te plote gjyqesor dhe ky hetim duhet te behet nga kjo gjykate ne perputhje me rregullat e Kodit te Procedures Civile dhe Kodit Civil.

  17. Për sa më lart, Gjykata e Apelit Tiranë cmon se për shkaqet e ngritura në ankim nga palët paditëse nuk ka vend të cënohet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


P E R K E T O A R S Y E
Bazuar në nenin 466/a te Kodit të Proçedurës Civile, gjykata:
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit Nr.2619, datë 19.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Tiranë, më 09.07.2013
ANETAR ANETAR KRYESUES

Shkelqim MIRI Fiqirete MULLAJ Alaudin MALAJ

d.v d.v d.v

Vertetohet njesia me origjinalin

KANCELAR

Altin GJANA



Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azrefs.org 2016
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə